Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë koleg dhe gazetar i shquar Sulejman Gashi
E shtune, 12.09.2020, 05:34 PM
Lamtumirë koleg dhe gazetar i shquar Sulejman Gashi
Nga
çatitë e djegura të Kosovës pashë Flamurin kuq e zi që velëvitej i LIRË.
(Sulejman Gashi)
Nga
Keze Kozeta Zylo
U
nda nga jeta gazetari i mirënjohur Sulejman Gashi, lajmërim që e pashë të
botuar tek gazeta “Illyria” ku i biri i tij Driloni lajmëronte për vdekjen e
parakohshme të të Atit.
Ikja
e parakohshme e gazetarit të mirënjohur Sulejman Gashit është një dhimbje e
madhe, jo vetëm për familjen e tij të shtrenjte për bashkeshorten fisnike dhe
katër fëmijët yje, por dhe për gjithë Diasporën Shqiptaro-Amerikane dhe më
gjerë.
Nuk
mund ta kaloj këtë lajm kaq të trishtë vetëm me një fjalë të thjeshtë si:
"Ngushëllime", nëpër statuse të ndryshme që kanë publikuar në F/B,
por si kolegiçmuar shpreh respektin maksimal dhe mirënjohjen e pakufishme për
çfarë i dha medias shqiptare në mënyrë tejet profesionale dhe plot kulturë. E
kam takuar disa herë dhe kam pasur komunikim për botime tëndryshme,e kam parë
në skena duke promovuar plot dinjitet dhe kulturë Atdheun e Tij, Shqipërinë dhe
Kosovën që e deshte aq shumë. I kam dëgjuar të gjitha raportimet e gazetarit
Gashi për RTK si dhe kam lexuar shkrimet në gazetën "Illyria" i cili
ka qenëbashkëthemeluesi i saj dhe ka dhënë një kontribut tëçmuar siç dhe
shprehet kryeredaktori i gazetës “Illyria” Ruben Avxhiu dhe botuesi i saj
z.Vehbi Bajrami. Gjithçka qe ai dha në
media janë pasuri e çmuar për letrat shqipe.
Kurrë
nuk do ta harroj aktivitetin madhëshstor per 5-Vjetorin e Kosovës organizuar
nga Gazeta e mirënjohur “Illyria” në Manhattan, ku moderator i kësaj mbëmjeje
ishte gazetari Sulejman Gashi.
Aktiviteti ishte i një niveli shumë të lartë, ishte për Kosovën martire,
por më duhet të them se moderimi nga gazetari i shquar Sulejman Gashi nëpërmjet
elekuencës në të folur si në shqip dhe në anglisht, zëri i tij burrëror i dha
një ton dhe më të veçantë para pjesëmarrësve tëshumtë si dhe politikanëve të
lartë të Kongresit Amerikan. Ajo që do
të më ngelet nëkujtesë dhe jo vetëm mua ishte se gazetari dhe atdhetari
zemërzjarr Gashi, foli çfarë kishte ndjerë dhe parë si Biri i devotshëm i
Kosovës.
Midis
të tjerash ai tha se: “Ndihej i
privilegjuar që të prezatonte këtë mbrëmje kushtuar pesë vjetorit të Pavarësisë
së Kosovës. Ne sot do të nderojmë dhe
kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën, të gjithë ata që janë midis
nesh. Ne duhet të kujtojmë se Liria erdhi
me gjak, guxim dhe krenari...
Kur
unë shkova në Kosovë pas dy muajsh që ishte çliruar, duke parë shtëpinë e
prindërve që ishte djegur, eca në rrugën Prishtinë-Pejë në Qershor 1999,
ndalova në fshatin Llapushnik dhe numërova 17 çati shtëpish që po
rindërtoheshin dhe mbi to valëvitej Flamuri kuq e zi. Duke i parë thashë me vete: Kjo është
Liri. Shumë herë ne jemi mbledhur në Nju
Jork, Bronx, Nju Xhersi, Conektikat, Miçigan, Dallas, Boston dhe shumë herë në
Washington DC të protestonim kundër diskriminimit dhe persekutimit të dy
milionë shqiptarëve në Kosovë.
Z.Gashi
vazhdoi se sot do të kujtoj dhe letrën që Presidenti Obama i cili ka
përshëndetur pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dërguar udhëheqësve të
Kosovës nga shefi i diplomacisë Amerikane z.John Kerry. Shteti Amerikan do të vazhdojë të suportojë
pavarësinë e Kosovës dhe ne do të mbetemi partner dhe miq.”
Edhe
6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e
Kosovës me Konsull të përgjithshëm z.Bekim Sejdiu e moderoi gazetari Sulejman
Gashi.
Mbrëmjen
e filloi me këto fragmente: “Po shënojmë sonte gjashtëvjetorin e Pavarësisë së
Kosovës dhe dua të them se ne, komuniteti shqiptar në Amerikë, jemi shumë të
privilegjuar për mysafirët që kemi sonte: “Ju kujtohet, gjashtë vjet më parë
kur më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Republikës së Kosovës u mbajt një seancë
solemne, më e rëndëishmja në historinë e saj, më gjithëprfshirëse në jetën
politike ku të zgjedhurit e Kosovës morën përsipër atributin më të lartë të
organizimit politik, krijimin e shtetit të pavarur që ishte një kurorëzim i
idealeve, përpjekjeve dhe sakrificave dhe luftërave të vazhdueshme të brezave
të tëra.
Aty
do të lexoheshin fjalët historike që i shqiptoi njeriu i cili me praninë e tij
na nderon sonte. Ai është i njejti burrshtetas i para gjashtë vjetëve, ndonëse
sot paksa mëflokë më të zbardhura dhe me një periudhë udhëheqje të shtetit të
Kosovës si shef i ekzekutivit të saj tash gjashtë vjet.
Para
se t’i japë fjalën, kujtoj edhe njëherë fjalët më historike që kryeministri i
Kosovës
z.
Hashim Thaçi i shqiptoi para deputetëve të Kosovës, para miliona shqiptarëve
dhe para botës:
“Të
mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e
Kosovës, në Prishtinë… Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë
demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe
Sovran.”
Bashkombës
të nderuar, thërras para jush për një fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet,
kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi:
Një
falënderim i posaçëm dhe borxh i kemi edhe vendit tonë të adoptuar, vendit më
liridashës në botë, vendit djep i demokracisë. Ndihma, përkrahja, mbështetja e
politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka munguar në asnjë periudhë
kohore në dy dekadat e fundit të cilat ishin vendimtare për proceset historike
të krijimit të shtetit të Kosovës.
Gjatë
këtyre gjashtë viteve, udhëheqësit amerikanë, në radhë të pare presidenti dhe
Departmenti i Shtetit kanë ritheksuar përkushtimin e Washingtonit për
ardhëmrinë e Kosovës, duke thënë se përvjetorët e Pavarësisë janë një rast që
liderët e zgjedhur të Kosovës ta forcojnë përkushtimin e tyre për qeverisje të
mirë si një parakusht i integrimit euro-atlantik.’
Ftoj
para jush njërin ndër arkitektët e pavaërsisië së Kosovës, ndërmjetësuesin
amerikan në bisedimet për statusin e saj përfundimtar, z. Frank Wisner.”
Në
e-mailat që shkëmbenim sidomos kur më duhet të botoja reportazhet për Kosovën
dhe aktivitetet ku ai moderonte, ndjeja një komunikim tejet korrekt, një koleg
gjeneroz që vetëm frymëzon, por që mjerisht jo dhe shumë janë të tillë sot… Më
lejoni ju lutem ta ndaj me ju një prej e-mailave të tij se si ai me burrëri dhe
delikatesë shpreh mirënjohjen për një kolege në diasporë si:
“Përshëndetje
Zonja Kozeta, Edhe për mua ishte kënaqësi që ju takova, gjithëherë zonjë dhe
profesioniste”.
Ne
nuk kemi qenë bashkë vetem në aktivitete të Diasporës për Kombin, por ka
rastisur dhe në darka familjare ku në një rast kemi qenë së bashku familjarisht
në tavolinë dhe sigurisht siç ndodh rëndom në këto raste ke më shumë kohë për
t’u prezantuar me anëtarët e familjes. Kështu në fejesën e Benjaminit dhe të
Lidës fëmijët e pronarit te TV “Alb” Bajram Dreshaj ku ne ishim të ftuar dhe së
bashku në një tavolinë, kur ai me tha emrat e fëmijëve të tij u kënaqa pamasë,
u emocionova qëçdo tingull i tyre më vinte si një këngë e bukur SHQIP.
Emrat
e tyre Drilon, Egzon, Janina dhe Saranda ishin gjithë Shqipëria. -Ja më tha
Janinën dhe Sarandën i kam nga Jugu tuaj.
Tek emri Janina ndalova pakëz më shumë me një heshtje tronditëse së
brendshmi… -Sa emër të bukur qëi ke vënë Janines, shpresoj se ajo do të
luftojë, kur të rritet t’ja kthejë Kombit Janinën. Ky emër i thashë më kujton, kur sundonte Ali
PashëTepelena i cili e kishte një nga qytetet më të rëndësishme në viset
Perëndimore të Ballkanit, qendër dhe vatër e prushtë arsimore ku filloi të
përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe SHIQPJA.Janinën sa ishte gjallë
nuk guxoi njeri t’ia merrte? Ku është Janina sot? - vazhdova une… - Doemos qe e di historinë e Janinës së Ali Pashë
Tepelenës u përgjegj qetësisht gazetari Gashi dhe ndaj jam frymëzuar për ta
pagëzuar bijën time të shtrenjtë me këtë emër.
Unë këtë dhimbje dhe plagë të Atdheut që mjerisht janë me shumicë nuk
dua t’i lë pashëruar, të paktën i mbjellë në trupin dhe shpirtin tim. Atëhere Janina vazhdova unëështë shpallur
botërisht kryeqytet në familjen e madhe dhe të respektuar Gashi…
Duke
pasur një model të një njeriu qytetar në shpirt, të njëgazetari brilant, të një
emigranti që shkriu jetën e tij për Kombin nuk ka se si të mos shkojë në mendje
që për këta bashkëkombas të ndritur dhe për punën e jashtëzakonshme të
Diasporës shqiptaro amerikane tëmos ngrihet njëMuze këtu në New York, ku dhe
janë shumica e emigrantëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Shpresoj qe nje
dite Biznesmenet e suksesshëm tëmblidhen me persnonalitete të shquara të
Diasporës dhe të mendojnë seriozisht për këtë godinë të historisë së Diasporës
e cila ka shkruar historinë me aq mund dhe sakrifica nëshërbim të cështjes
kombëtare. E ëndërroj dhe mendoj se janë
të gjithe kushtet dhe mundësitë për t’ja arritur qëllimit, mjafton që të
ngrihet ekipi për ta udhëhequr këtë nismë për ngritjen e Muzeut të Diasporës
Shqiptaro Amerikane ku fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme të njohin,
respektojnë dhe të frymëzohen nga historitë e suksesit në Diasporë nëAmerikë në
vendin më demokratik dhe më dashamirës për Kombin tonë të përbashkët.
Gazetari
i shquar Sulejman Gashi ka lënë pas një trashëgimi të vyer për median shqiptare
dhe do të kujtohet përgjithmonë.
Ngushëllime
familjes, bashkëshortes së tij finsike znj.Tone dhe të katërt fëmijëve, Drilon,
Egzon, Janina dhe Saranda të cilët kanë katër vjet që i qëndrojnë pranë si dhe
gjithë lexuesve qëe respektuan aq shumë.
Të
qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën shkrive jetën me penë dhe me mund!
Dritë
të pastë shpirti koleg i çmuar Sulejman Gashi!
12
Shtator, 2020
Staten
Island, New York