Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është Njeri
E diele, 31.05.2020, 03:44 PM
Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është NJERI
States
can surely prohibit violent protests!
Nga
Keze Kozeta Zylo
Protestat
e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen, sepse i besoj shtetit
amerikan dhe policisë amerikane të cilët janë heronjte tanë në mbrojtje të
ligjit demokratik amerikan!
Populli
amerikan po përjeton dhunë dhe plackitje nga vala e protestave të mëdha për të
dënuar dhunën makabre deri në vdekje që ushtroi një polic karshi afrikano
amerikanit George Floyd.
Si
njeri dhe qytetare e botës, unë nuk mund ta shikoj deri në fund vidion kur
polici i vë gjurin në qafë George Floyd deri sa ai jep shpirt, jo nuk kam zemër
për këtë. Me shume miq që kam biseduar, vecanërisht mjaft gra më kanë thënë të
njejtën gjë…
Njeriu
George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, latin, kinez,
shqiptar apo amerikan, por është NJERI!
Dhe kjo do të bëhet, sepse i besoj drejtësisë amerikane bazuar në
kushtetutë ndërtuar nga Baballarët e Kombit.
Protestat
duhet të jenë paqësore dhe në përgjithësi kjo është tradita amerikane.
Amerika
dhe Nju Jorku ku unë jetoj duket si një zonë lufte dhe për shkatërrimet,
vandalizmat, dhuna mbi policinë, djegjet e pronave më shqetësojnë pamasë. Protestat e dhunshme cojnë në gjakderdhje dhe
kjo nuk është kultura demokratike amerikane, por është vetem e barbarëve që
duan të përfitojnë nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk përbën cudi të ndodhen
dhe në ndonjë forcë të policisë si në rastin makabër në fjalë. Është e dhimbshme dhe irrituese të qëllosh
policin me cfarë gjen përpara, të hipësh në makinën e policisë dhe ta djegësh,
të marrësh koshin e plehrave ta vërvitësh mbi fytyrat e njerëzve apo dhe t’i vësh
zjarrin!
Protestat
e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen sepse i besoj shtetit
amerikan dhe Policisë amerikane të cilet janë heronjte tanë në mbrojtje të
ligjit demokratik amerikan!
States
can surely prohibit violent protests!
31 Maj, 2020
Staten Island, New York