Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Dr. Linda Ciu në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Massachusetts
E premte, 29.05.2020, 09:57 PM
Dr. Linda Ciu në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Massachusetts
Dr.Linda Ciu punon në “Reliant pediatric
urgent care” shërbim i urgjencës pediatrike në Worcester, MA, e cila është në
vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid 19.
Bisedoi Keze
Kozeta Zylo
Flet
Dr.Ciu e cila ka gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga
Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, në moshën 32 vjecare.
Në prag të egzekutimit ai shkroi letrën botuar nën titullin “De
profundis”: "Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që
digjen." Drama e vellezerve Toto
nuk ka te perfunduar. Vëllai i madh
Ethemi, ish Ministër i Brendshëm në kohën e Zogut, që gëzonte respekt nga Veriu
në Jug, u vetëvra i rrethuar, por dhe vëllai tjeter Tahsini u vra gjatë
rrethimit. Vëllai i vogel Selaudin Toto, fizikant i shquar themeluesi i
Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë të njohur si Sabiha
Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist, pushkatohet me gjyqin
famëkeq të deputetëve në 1947 nga regjimi diktatorial Hoxha.
Dr.Ciu, bota është në luftë
pandemike cila është detyra juaj në këtë situatë tragjike?
Detyra
jone si mjeke është jo vetëm të ofrojmë ndihmë të shpejtëdhe cilësore për fëmijët
e moshave 0-18 vjec, duke lehtësuar kështu repartin e Emergjencës në spitale ,
por tëmbulojmë dhe shëbimin e mjekëve pediatër në komunitetet për rreth, kur
nuk mund të shohin pacientët e tyre, ose mbas orarit tëvizitave.
Deri
para një viti dhe unë kam punuar si pediatre në shërbimin parësor për 15 vite këtu
nëAmerikë.
Ju jetoni nëqytetin e Worcester,në Massachusetts, qëkur u hap ky virus vdekjeprurës keni qenëe frikësuar për familjen tuaj, ose si e
menaxhoni stresin e familjes suaj?
Si
mjeke pediatre prej më se 30 vjetësh kur gjysmën e
pare të viteve kam punuar në Shqipëri, kjo nuk është
epidemia e parë për mua. Natyrisht niveli i
ankthit për vehte dhe familjarët është i
madh, por i manaxhueshëm. Nga ana tjetër, kam fatin, që në qendrën ku
punoj, nuk ka patur mungesa të materialeve mbrojtëse,
dhe kemi organizuar seleksionin e pacientëve dhe mënyrën e
ekzaminimit me metoda të reja krijuese, per të pakësuar
ekspozimin tonë dhe të personelit ndihmës.
Gjithashtu
vajza është mjeke dhe punon tek
spitali Mount Sinai ne NYC si geriatre dhe bashkëshorti i saj është
drejtori klinik i departamentit të Urgjencës së
spitalit, por deri tani nuk janë sëmurur,
dhe e manaxhojnë stresin me optimizëm, pa
ankth. Bejme face time ditore midis nesh, dhe shpesh rreth orës 7 të mbrëmjes,
kam dëgjuar jehonën e duartrokitjeve të njerëzve për
punonjësit e shëndetësisë,nga
apartamenti tyre, qëështë
emocionuese.
Fakti
që të gjithë ne,
si mjekë, ia kemi dedikuar jetën tonë, shërbimit
të njerëzve në nevojë, dhe
kemi bërë betimin e Hipokratit, ndihmon
që të përballojmëkëto
situate tëvështira .
Gjatë shërbimit tuaj në
shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?
Në
kliniken time nuk kam patur fëmijë
shqiptarë që të kenëtestuar
pozitiv.
Bashkëshorti
im, i cili punon me komunitetin shqiptar në Worcester, ka dëgjuar
për disa
raste, por jo fatalitete.
Nje
lajm i mirë dhe optimist është që
vjehrra ime,87 vjec, u sëmur në Nursing Home, por e kaloi
lehtazi.
Nga
ana tjetër do të dëshiroja
ti përgjigjesha spekullimeve se vaksina e BCG në të
kaluaren, te mbron nga virusi. Fatkeqesisht nga studime të
fundit (mëi fundit studim izraelit ) ka rezultuar se
kjo vaksinë nuk ka efekt mbrojtës. Për ne si
shqiptarë,që kemi qenë
vaksinuar routine, ishte pak shpresëdhënës por
rezulton që nuk ka bazë shkencore.
Cilat janë këshillat tuaja
si doktoreshe në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo
pandemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?
Si
mjeke pediatre, në cdo stinë dimri, jemi në
kontakt me viruse tërrezikshëm , ku fëmijët janë bartësit
dhe vektorët më të
shpeshtë dhe këto viruse kanë
semundmëri të lartë ndër të
prekur. Pervec gripit stinor, kemi patur stinë ku gripi i derrit apo “bird
flu”kanë qenë shumë të
rrezikshëm fillimisht, apo dhe epidemi fruthi nga
refuzimi i vaksinës.Shumica e këtyre viruseve nuk përbejnë më
rrezikshmëri të lartë, sepse
janëpërfshirë në
vaksinën e gripit që jep mbrojtje të
pjesshme deri 60 përqind, dhe me kalimin e viteve, mbrojtja ka
efekt kumulativ.
Deri
sa të kemi një vaksinëndaj
covid, duhet të zbatojmë me rigorozit të
shtuar rregullat e higjenës, dhe për më tepër
distancimin social dhe maskat. Ajri i pastër në natyrë,
sidomos me ardhjen e stinëve të buta, do të
ndihmojëjo vetëm shëndetin
fizik por dhe atë mendor, në këtë pandemi.
Nju Jorku ështështeti më i kapur prej fyti nga Coronavirusi si do të parandalohet
kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?
Nju
Jorkuështë qendër e
fluturimeve nga bota dhe njëkohësisht
ka dendësi të madhe tëpopulatës, që
shpjegon dhe sëmundshmërinë e
lartë. Lajm i mirëështë që
rastet janë në ulje tëvazhdueshme
si dhe rastet e paraqitjes në spital apo shtrimeve.
Sistemi
mjekësor amerikan tregoi se ka resiliencëtë lartë dhe e
përballoi
situatën pa patur kolaps apo mungesa ventilatorësh apo
shtretërish. Nga ana tjetër
sektori privat ju pergjigj shpejt duke shtuar prodhimin për t’u
pergjigjur nevojave tështuara per pajisje mbrojtëse apo
mjekësore, si dhe industria/shkencëtarët
farmaceutike po punojnë me shpejtësi për një
vaksinë efikase dhe testime të
shpejta sa më cilësore.
Fakti është që numri
i rasteve do të ketë ngritje nga rihapja e
aktiviteteve, por që do të jenë besoj
të përballueshme.
Shpresat
jane të mëdha, për një
vaksinë të efektshme, gjithashtu së
shpejti do kemi dhe rezultate të sakta të
studimeve shkencore që po bëhen në
spitalet e Nju Jorkut dhe gjetkë , për
trajtime sa më efikase lidhur me parandalimin apo mjekim të hershëm të të
prekurve duke evituar kështu format e rënda qëpërfundojnë në
reanimacion.
Nga
ana tjetër testimet në Amerikëjanë
rritur jashtëzakonisht shumë dhe janë në përmirësim tëvazhdueshëm cilësor,për të qenë sa më të saktë, kjo
do të lehtesojë dhe parandalimin e një
rritjeje drastike tërasteve me rihapjen .
Keni frikë nga ky virus
vdekjeprurës se mos ju transmetohet nga të sëmurët?
Natyrisht
kyështë rreziku ditor për ne,
dhe prandaj kujdesi duhet të jetë
konstant, duke filluar nga përdorimi i kompleteve mbrojtëse,
larja e shpeshtë dhe dezifektimi i duarve dhe sipërfaqeve
në
mjedisin ku punon, por dhe kujdes i lartë kur kthehesh në shtëpi, që mos të biesh
virusin në mjediset shtepiake. Kujdes në ndërrim të menjëhershëm në një mjedis
të caktuar
në
hyrje, dezifektim i shpeshtë i sipërfaqeve
shtëpiake apo larje me temperaturë të lartë të
veshjeve.
Si mendoni për gjendjen e
Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke midis dy
kontinenteve?
Shqipëria ka
patur raste të ulta në krahasim me rajonin , te
lidhura me një mbyllje apo lock down drastik.
Të gjithë e
kuptojmë që një
mbyllje drastike fillimisht është e
kuptueshme për t’i dhënë kohë
sistemit shëndetësor të marrë masa
për të
siguruar bazë materiale të mjaftueshme për
punonjësit
e shëndetësisë që mos tësëmuren,
të
sigurojë më shumë
aparatura dhe mjekime sado pak efikase deri tani për të
parandaluar rastet e rënda dhe numër testesh të
bollshme për të gjurmuar sëmundjen
dhe parandaluar përhapjen.Këto janë në dorë të
qeverisë.Intervali kohor i karantinës
absolute ka qenë më se i mjaftueshem per të
siguruar kushtet dhe nevojat e mësipërme.
Mbyllja
e stërzgjatur nuk është më e
dobishme, dhe sidomos sa më i varfër
vendi aq më të tejskajshme jane pasojat
ekonomike. Gjithashtu stina e butë duhet
shfrytëzuar për efektet positive për shëndetin
fizik dhe mendor.Nuk po hyj në aspektin ekonomik të stërzgjatjes
së izolimit,
por nga pikëpamja shëndetësore,
relaksimi i karantinës padyshim që shoqërohet
me numër rastesh të reja tëinfektuara
, prandaj llogjika e stërgjatjes së izolimit , apo rikthimi
tek një izolim drastik është i
pakuptimtë dhe abuzues.
Cili është edukimi juaj dhe
si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi dhe në Amerikë?
Une
kam lindur dhe rritur në Tiranë, filloren e kam mbaruar
tek shkolla “Kosova”, pastaj tetevjecaren tek“Fan Noli” dhe gjimnazin tek “Sami
Frashëri “ ku kam mbaruar me medaljen e artë ,
fakt qëmëmundësoi
pranimin në
Fakultetin e Mjekësisë, në
1981-1986.
Fakultetin
e Mjekësisë e mbarova me diplomë “shkëlqyer
“.
Fillimisht
kam punuar në Spitalin pediatrik në Tiranë dhe më pas u
bëra dhe
pedagoge e Katedrës së Pediatrisë. Në 1992
kalova në Neonatologji, specialitet që merret
me kujdesin e të porsalindurit dhe u zhvendosa në
Maternitet.
Më 1994
pata fatin të fitoj një burse 6 mujore “Fulbright
“ dhe shkova për research pranëUSCF -San Francisco në Neonatologji
, që ishte një experiencë e
jashtëzakonshme . Më pas u ktheva dhe kam
punuar ne Atdhe deri më 1999, gjate kësaj kohe mbrojta dhe
doktoratën nëNeonatologji.
Kam
qenë anëtare / konsulente e grupit
të Organizates
Botërore tëShendetit për mbledhjen e tëdhënave
perinatale.
Në mars
1999 emigruam në USA, me ribashkim familjar nga ana e bashkëshortit.
Mu
desh të kaloj provimet për
konvertimin e diplomës , që morën
rreth 1 vit, dhe më pas bëra 3 vjet specializim ne
Pediatri pranë UMASS hospital center.
Kam
praktikuar në Massachusetts si pediatre e përgjithshme
qysh prej vitit 2004 deri sot.
Ju keni gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i
Zogut, si e përjetoi nëna juaj këtë dramë të familjes? Në prag të egzekutimit ai
shkroi letrën botuar nën titullin De
profundis: "Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që
digjen." Ai frymëzon përjetësisht gjeneratat me kulturën dhe veprimtarinë kombëtare qëna la, ne ndihemi tejet krenar, po ju si e perjetoni dhe
transmetoni këtë pasuri kaq të vyer tek pasardhësit tuaj?
Vëllezërit
Toto kanë bërë
histori , pavaresisht se gjate periudhës së
diktaturës nuk janë përmendur,
dhe lëvizja e Delvinës që ata
kryesuan ishte një kryengritje kundër
Zogut, të cilin ata e përkrahën në
fillim duke shpresuar qe do të përparonte
vendin. Por kur panë që regjimi i tij ishte kthyer
në një
regjim të korruptuar, diktaturë ku
eliminoheshin fizikisht kundërshtarët, dhe
kur Zogu vetë rrëzoi qeverinëliberale
të Mehdi
Frashërit që kishte ngjallur shpresa për
reforma dhe përparim, u ngritën kundra tij. është për të
qeshur dhe për të qarë se lëvizja
e Delvinës u quajt komuniste për kohën nga
Zogu dhe nuk u provua dot me fakte dhe më pas u etiketua si fashiste
prej diktatorit EH.Në fakt ishe një kryegritje patriotësh me
ideale ndoshta dhe utopike për kohën por
që dëshiruan
përparimin
e atdheut më shumë se jetën e
tyre.
Ismeti
kishte mbaruar shkollën e Fullcit dhe ishte gazetar, publicist ne
revistat më në zë të kohës dhe
bashkëpunëtor me Faik Konicën,
Branko Merxhanin dhe shkrime kanë qenëtëbotuara
në
gazetat e njohura të kohës si Minerva, Iliria, Ora
etj, si dhezyrtar ne qeverinë e Zogut.
Ismeti
u denua me varje në Gjirokaster, në moshën 32
vjecare.
Vëllai i
madh Ethemi, ish minister i brendshëm, qëgëzonte
respekt nga Veriu në Jug,u vetëvra i rrethuar dhe vëllai
tjeter Tahsini i cili u vra gjaterrethimit.Gjyqi në
Gjirokastër nuk provoi asnjë akuzë se
levizja ishte komuniste apo e përkrahur nga jashtë, por
ishte vetëm e drejtuar kundër një
administrate me tradita otomane dhe të korruptuar. Ai shpresonte
tek “Djalëria” që herët a
vonë do të përparonte
Atdheun.
Ismeti
la pas 3 fëmijë dhe gruan e tij në moshe
të re
dhe pa pasuri apo prona.
Fjala e
tij “De Profundis” u shpërnda nëpër
shkollat e vendit si rrufe pavarësisht, pengesës së
xhandarmërisë.
Por për
familjenToto, që u bë bazë e luftës, ku
gyshja Envere Toto, u zgjodh në Kongresin e gruas antifashiste, si zv/presidente,
fatkeqesitë nuk kishin fund .
Vëllai i
vogel Selaudin Toto, fizikant mbaruar në Torino që u
kthye të kujdesej për jetimët e vëllezërve në 1944,
themeluesi i Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë të
njohur si Sabiha Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist,
pushkatohet me gjyqin famëkeq të deputetëve në 1947.
Mamaja
ime Flutura Toto Ciu, ishte vetem 8 vjec kur u var babai i saj Ismeti.
Dhe
vetëm 18 vjec kur u pushkatua Selaudini që e
konsideronte si figure atërore.
Më pas
persekutimi vazhdoi egërsisht, gjyshes nuk i lejuan as te qepte në shtëpi për të
ushqyer fëmijët.
Por
mamaja, motra dhe vëllai i saj nuk e ulën kokën apo
nuk shitën ndershmërinë e
trashëguar në familje.
Në vitet
e fundit të jetës ajo ma përshkruante
me lot në symomentin si vajtën të
vetme, bashkë me motrën , më të
vogel të përshëndeste
xhaxhain tek dalja tek kinema 17 Nëntori, pas gjyqit , kur e
hypën në autobuz drejt pushkatimit
.
Apo
kujtonte trupin e të jatit xhenaze, që vetëm ajo
si fëmija më e madhe, e lejuan në dhomë.
Gjithmonë
sillte në mendje se si vuanin për bukë në vitet
e pasluftës apo kur
arrestuan vëllanë e vogël në shtëpi me
akuzën ‘tentativëarratisje“ dhe vizitat në burg
bashkë me gjyshen
Një libër i
plotë me punën dhe veprën e vëllezërve
“Toto“është botuar dy vjet më parëi
titulluar “Ismet Toto -Larg dhe afër-saga e një
familje”, me parathënien e mbesës së tij
Nevila Nika, qëhulumtoi si historiane nëpër
arkiva gjithë punimet dhe botimet e tij.
Tri vjet
më parë së
bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj, morëm pjesë në përkujtimoren
e vdekjes së Selaudin Totos si themelues i Insitutit sot
Akademia e Shkencave dhe 70 vjetorit përkujtimor tëgjyqit
të
Deputeteve tek salla e Akademisë së Shkencave
në Tiranë. Aty Ambasada Italiane na dorëzoi ne familjarëve
kopjen e disertacionit të tij dhe Diplomës nga Instituti i Fizikës në
Torino.
Vajza
e mban librin tek koka e krevatit dhe e ka lexuar me shumëdashuri
.
Faleminderit
Dr.Ciu për bisedën e vlefshme dhe paci shëndet
familjarisht!
Bisedoi Keze Kozeta Zylo,
gazetare, shkrimtare
New York