Kulturë
Gjon Keka: Një histori e panjohur për Gjergj Kastriotin dhe autoritetin e tij
E merkure, 27.05.2020, 10:44 AM
Gjergj
Kastriot ishte i gjatë dhe i fuqishëm dhe gëzonte autoritet kudo ku ai ishte
prezent.
Thuhet
se kur ai shkoi për t’i ndihmuar mbretit Ferrant në Itali gjatë kësaj kohe ai
takoi edhe kundërshtarin e tij kontin J. Picinino, shtati i të cilit vërtetë
ishte shumë i vogël.
Duke
parë se si ai e shikonte nga poshtë atë për shkak të vogëlsisë së tij ,atëherë
Skënderbeu e mori për rripi që ai kishte në mes me njërën dorë dhe e ngriti
ngadalë lartë, dhe kur e ngriti lartë i bëri përshtypje puthja që konti i dha
në ballë Gjergj Kastriotit pastaj ky butësisht e uli përsëri në tokë.
Kjo në fakt është shenja e qartë se Gjergj Kastrioti kishte në veten e tij energjinë pozitive,autoritetin e madh, shkëlqimin e një njeriu që aty ku është terrë sjell dritë sa që edhe armiqtë i zbuste dhe i bënte ta nderonin sikur që konti në fjalë bëri një gjë të tillë.
/Gjon
Keka/