Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Cili ishte ky univers
E diele, 24.05.2020, 03:32 PM
Sejdi BERISHA:
CILI ISHTE KY UNIVERS
(Ose,
një grimë hartë e atdheut tim...)
1.
Cili
është ky univers
Të
cilin nuk e prek dot
Të
cilin nuk arrita ta shohë kurrë
As
ta nisi mësimin për te
Bile
për një grimë hartë
Të
atdheut tim...?!
2.
Në
teatrin e tij hyra
Dhe
ngela në sallën
Ku
heshtja dhe zhurma
Përqafoheshin
fortë e fortë
Kurse
në skenë
Dritë
e terr bashkë
I
prisnin aktorët për lojë
3.
Një
kohë të gjatë i prita
Artistët
të dilnin në skenë
Por
sikur pritja dukej
Si
zog i trembur që qiell
4.
Në
sallën pa shikues
Më
kishte zënë gjumë i rëndë
Derisa
nuk u zgjova i trembur
Nga
kllapia e kllapive
M’u
duk se dikush
Ma
kishte bërë copë-copë trupin
E
gjaku ishte çmendur
Me
kujtimet dhe ëndrrat e vjetra
5.
Cili
është ai univers
Të
cilit i kam thurë vargje magjie
Për
të bukurën edhe për të lumturën...
6.
Shumë
shtaga kërrutë i harxhova
Duke
ecur rrugëve të vjetra
Edhe
gurët i bëra çuk
Duke
pushuar me mendime të gjata
Por
dot nuk e gjeta rrugën e re
7.
Në
hyrje të disa rrugëve të tjera
Lulet
i kishin vënë si shirit
Për
të mos kaluar askush andejpari
Thanë
se ato rrugë shpijnë larg
Atje
te perandoritë e paqes
Edhe
tek pallatet e dashurisë
8.
Tri
palë thinja e ndërruan njëra-tjetrën
Duke
pritur në këto hyrje që dridhin
Por
aty ngela duke i shpaluar
Vitet
e kaluara të jetës
Po
sa ishin moshuar ato mote
Asnjërin
nuk e njoha...
9.
I
përkëdhela si fëmijët e vegjël
Pasi
kuvendova pak me ta
Në
atë takim të ngrohtë e të ftohtë
Bashkërisht
e ndërtuam një çerdhe
Nuk
di se për kë
Për
dallëndyshet
Për
lejlekët e përrallave
Për
shqiponjat
Apo
për zogjtë që kurrë nuk vijnë
Apo
për rrugëtimin tim...
10.
I
takova vitet e deceniet
Mbi
ta shtriva krihet
Si
pula mbi zogjtë e vetë
Nga
sorrat e zeza për t’i mbrojtur
11.
Duke
ëndërruar për universin
Që
dot nuk mund ta prekë
Sërish
më kishte zënë gjumi
Nuk
e di
Në
sallën e teatrit
Apo
në skenën e dhembjeve
12.
Kur
sërish u zgjova
O
Zot po çfarë trishtimi
Më
dukej se isha në një barkë
Që
vergi i ka lëkundjet
E
deti bënte sehir
Kurse
uji shikimin tim të mekur
E
trishtonte si cunami...
13.
Po
cili është ai univers
Në
të cilin hyra diku në skutat e tij
E
dot nuk dal nga ai
Bile
për ta përqafuar ngrohtësinë
E
shpirtit tim në rebelim të dashuruar
14.
Sa
pa lidhje është jeta
Tash
dorë për dore me universin
Shëtisim
për qejfin tonë
Në
bukuritë që nuk ekzistojnë...
15.
Cili
është ky univers
Që
asnjëherë nuk e njoha
Me
të cilin asnjëherë nuk u pajtuam...
(©S. B.)