E merkure, 16.10.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë…

E hene, 18.05.2020, 03:05 AM


Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë…

Nga Keze Kozeta Zylo

Teatri Kombëtar i Shqipërisë ndonëse e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e 1938-ës dhe që përfundoi në shtator të 1939-ës, mjerisht u shemb.

Shembjet shpirtërore dhe fizike do të vazhdojnë ta lenë Shqipërinë vendin e fundit në Europë.

Godina e Teatrit tonë që beri histori dhe nxori aktorë kalibri të paktën ndër artdashësit shqiptarë u vu në shënjestër nga grabitqaret e vendit dhe të huajtë.

Ndonëse kam qenë vazhdimisht në mbrojtje të Teatrit Kombëtar duke pasur rastin te jem fizikisht dhe te shkruajë gjithmonë si: “Mos i vini kazmën Teatrit Kombëtar!”

Mos i vini kazmën kësaj pasurie të patundshme të shpirtit të popullit, përsëri se bindëm dot “kryeqeveriun” Rama dhe sahanlëpirësit e tij.

Sot Teatri Kombëtar mjerisht u shemb nga kazmat, por kujtesen s’e shembin dot si në këto foto që kam nga Tirana në vitin 2018-të në mbështetje të protestuesve.  Këtë godinë kombëtare që i kam treguar mbesës sime Deas plot krenari dhe dashuri nga Tirana ime s’mund ta djegë askush, s’arrijnë dot në New York, nëse mbërrijnë shkrumbohen pa u nisur…

Teatrin Kombëtar e shembën, por historinë s’munden kurrë…

(dita e 51-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

17 Maj, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora