Kulturë
Doli nga shtypi romani ''Mona'' i shkrimtarit të mirënjohur Jusuf Buxhovi
E shtune, 16.05.2020, 03:46 PM
Proza
mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe
“Dushkaja”. Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës
jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat
ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se
ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime
halucinative drejtuar bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit,
kthehen në vrasje. Pra, bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të
konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen "tradhtarët" dhe
"armiqtë" që pastaj ose linçohen ose vriten, për të cilin Mona, një
gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e
njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në
Kosovës me struktura të caktura kriminale,
që
etablohen në politike dhe kapin institucionet, nis një hulumtim rreth mbylljes
(izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet
se ishte vrasje me paramendim. Nxjerrja e kësaj të vërtete trishtuese nga
fragmente të copëtuara, kalon nëpër dy vija paralele: atë të hulumtimit të
gazetarit amerikan për rastin, duke kaluar nëpër ngjarjet gjatë dhe pasluftës
kur edhe do të ndodhin vrasej dhe krime të ndryshe të shumtën me motive poltike
të pasqaruara. Dhe, të Monës, që shpallet e çmendur, me paraqitjen e situatave
të ngjashme me atë të një trilleri politik ndër më të pabesueshmit, e ku
Koloneli, në njërën anë kremtohet si idealist dhe, në tjetrën, si vrasës dhe
tradhtarë. Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse
zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë, ku edhe në mënyrë tejet makabre
poshtnohet nga militantët e organizuar, për t’u gjuajtur në një gropë ku
mrizojnë bagëtia. Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë i
bashkon përfundimi se bëhet fjalë për një vrasjeje të paralajmëruar me motive
politike. Madje, do të jetë nënçmimi publik që i bëhet jashtë çdo dinjiteti
njerëzor kufomës së Kolonelit, prej nga gazetarit amerikan sikur i tumiret
dyshimi i Monës së shpallur të çmendur, se Dushkaja paraqet një laborator për
krijimin e një virusi të ri global nga ideologjia dhe religjioni, për nevojat e
rendit të ri botëror ku njeriu, si numër i thjeshtë, kthehet në pjesë të
konsumit politik dhe atij religjioz, prej nga ka burimin edhe klithma e saj
ironike para atyre që ajo i merr për vrasës: Oh, Amerikë!