Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Flet Dr. Pjerin Gjoni nga Fronti i Luftës
E merkure, 03.06.2020, 12:19 PM
Flet Dr. Pjerin Gjoni nga Fronti i Luftës, mjek i emergjencës 118 në Itali
Bisedoi
Keze Kozeta Zylo
Nga një refugjat i 91-it në Brindisi sot Doktor në
emergjencë në Itali
Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi në Itali dhe
specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji, fillova të
ushtroj profesionin tim si mjek emergjence 118 në qytetin e bukur bregdetar të
Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000 shqiptarë e
ndërmjet tyre, edhe unë.
Dr.Gjoni po jetojmë në kohën e Luftës, një luftë që më shumë
se kurrë mjekësia po përballet me një armik të padukshëm, cila është detyra
juaj si mjek në këtë kohë dhe ku shërbeni konkretisht?
Ju falënderoj para së gjithash znj.
Kozeta për intervistën që kam nderin ta
bëj me një Zonjë të nderuar si ju qëi është
kushtuar jo vetëm mësimdhënies, por edhe
publicistikës,poezisë etj. Falë
teknologjisë së sotme mund të shkurtojmë distancat dhe të bëjmë të mundur këtë
gjë.
Mëse e vërtetë , e gjithë bota është përfshirë
në një luftë me një armik sa të vogël në dimensione, por aq shumë të rrezikshëm
pse i padukshëm, pse ka një shpejtësi përhapje të madhe sepse ka një vdekshmëi
tëlartë dhe nuk ekzistojnë akoma armët për ta luftuar, vaksina.
Të jesh mjek emergjence 118 nuk është aspakt e thjeshtë, pasi cdo ditë hasesh
me të gjitha llojet e mundshme të sëmundjeve dhe të emergjencave të krijuara
prej tyre. Kuptohet që përgatitja e
qualifikimi kostant ne baze të protokolleve të AHA-s si provider e si
eksperient provider, eksperienca e krijuar nga 41 vite punë tashmë dhe studimi i vazhdueshëm bëjnëqë çdo ndërhyrje
të bëhet duke dhënë nga vetëvehtja maksimumin e mundshëm si nga ana
profesionale, humane, ashtu si dhe nga ajo organizative si team leader i grupit
në ambulancë. Gjithçka arrihet nga koordinimi i punës në grup duke respektuar
rolin e sejcilit. Duke patur parasysh që
në këtë kohë që po jetojmë,atij fluksi të zakonshëm emergjencash, i është
shtuar ky i covid 19, pa dyshim që vështirësia e rreziku i punës është rritur
mjaft.
Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi
në Itali dhe specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji,
fillova të ushtroj profesionin tim si mjek emergjence 118 në qytetin e bukur
bregdetar të Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000
shqiptarë e ndërmjet tyre, edhe unë. Nuk mund të dija në ato momente se do të
vazhdoja të rrija apo jo në këtëqytet të regjonit të Puglia -s por, brenda
meje që në atë moment ekzistoi dëshira për
t’i dhënë sa më shumë nga vetevehtja profesionalisht e humanisht njerëzve të këtij qyteti, per t’i rikthyer sadopak banorëve të tij nga ajo
mikpritja e tyre e marsit 1991. Edhe pse me qytetari italiane prej vitesh, përsëri
sot më njohin si Doktor shqiptar e njëkohësisht janë krenar që jam bashkëqytetar
i tyre. Kjo gjë ka ardhë në mënyrë graduale pas vite pune e sakrificash.
Ndjehem i nderuar nga vlerësimet e tyre
dhe i motivuar për të dhënë gjithnjë maksimumin tim natyrshëm,
sepse veç kështu merr kuptim ai betim
i bërë në fillim të profesionit, ajo
bluzë e bardhë apo veshje e emergjencës në trup.
Ju jeni direkt në frontin e Luftes ku Italia në bazë të
statistkave ishte ndër vendet e parë në këtë tragjedi si po e përjetoni si mjek
këtë gjendje të pacientëve italianë?
Të qenurit mjek i emergjencës bën që gjatë jetës profesionale të shohesh e
te asistosh raste nga më të ndryshmet e të vështirat si nga ana profesionale,
ashtu si edhe ajo humane . Në ndryshim nga çfarë ndodhte më parë, kur të afërmit
janë më në kontakt me të sëmurin, në rastet me Covid 19, mungon ky element kaq
human shume i rëndësishëm për të sëmurin vetë dhe familjarët e tij . Në të
gjitha rastet, por sidomos në ato më të rëndat, ai moment ndarje, kur të
afermit nuk dilnin dot nga shtëpia dhe e vetmja pikë lidhje mbetej veç një numër
telefoni i familjarëve për të lajmëruar ecurinë e sëmundjes së pacientit, është një moment vërtetë i vështirë për t’u
suportuar nga ana shpirtërore.
Në atë itinerar të rrugës drej spitalit
i gjithë ekipi në ambulancë mobilizohet t’i jap pacientit asistencën e duhur
mjekësore dhe atë shpirtërore si një të afërmit të tij. I japim jo vetëm oksigjen mushkërisë, por
edhe shpirtit, ne atë formën e ngrohtësisë
njerëzore. Ndodh mjaft herë qëato minuta
në ambulancë për tësëmurin bëhen vendimtare për ecurinë e sëmundjes, prandaj për
tëgjithë ekipin bëhet e domosdoshme të luftojë në maksimum për t’i shpëtuar jetën
dikujt.
Tragjedia e kësaj pandemie për të sëmurët
e të afërmit është shkëputja nga njerëzit e dashur dhe vdekja larg tyre në
vetmi, në rastet më fatale. Sa e sa pamje u përsëritën në TV në vende ë
ndryshme në bote si ato të Bergamo-s në Itali, që na lanë të gjithëve të ngrirë,
të pa fjale tek shihnim e shohim akoma
qindra mijëra tragjedi mbyllur në arkivole.
Ndjen dhimbje kur shikon që shtohet
numri i viktimave mbi të cilat fitoi virusi e jo mjekësia edhe pse e përparuar në
vitin 2020.
Nga analistët e mediave dhe opinionistët e ndryshëm duket se
ky virus vdekjeprurës e ka gjetur administraten italiane komplet të papërgatitur
cili është opinioni juaj?
Relativisht mund të them, pasi mendoj që, asnjë
lloj administrate mund të ishte gjetur e
përgatitur për të përballuar atë lloj përhapje të pandemisë siç ndodhi
kryesisht në Lombardi e më pas edhe në disa
regjone të tjera të Italisë. Nuk mund të mendohej që, nga ai Wuhan i
largët nëKinë, vendi që do të goditej keq direkt pas tij nga pandemia do të
ishte Italia. Lidhjet tregtare tëItalisë me Kinën janë të shumta. Është e bukur
të mendosh që njerëzit janë të lirë të lëvizin nëpër botë, por në këtë rast,
kush është mbartës i virusit, bëhet edhe përhapës i tij pa dashje.
Është e lehtë të gjykosh nga larg për administratën e një vendi, por kur e
jeton konkretisht atë gjendje epidemie nuk është e thjeshtë të marrësh masat e
duhura në kohë, jo vetëm për rregullat europiane që duhen respektuar në
drejtimin ekonomik por edhe për vetë
faktin që shpejtësia e përhapjes së virusit nuk të jep kohë për vendime të
vonuara apo zgjidhje burokratike e jo praktike të problemeve.Një element tjetër pengues, siç qe mbajtja e
maskave nëpër vendet ku ato tranzituan per te arritur në Itali, që i pati aq të
domosdoshme, rëndoi edhe më shumë gjendjen në evolucion që administrata
italiane duhej të përballonte çdo ditë.Praqe
bashkimi i një seri faktorësh që komplikuan gjendjen për të përballuar një
situatë të tillë. Pa dyshim ka vend për të menduar që gjërat duhet të bëheshin
më mirë dhe të koordinohej në nivel kombëtar e europian një përballje në unison
e kesaj pandemie. Si pa dashur ky rast tregoi që kontinenti europian është i
vjetër në ekzistencen e ti,j por akoma i ri në bashkimin e vendeve që e përbejnë
atë, në perfeksionimin e bashkimit të tij, në ndryshim nga USA që funksionon në
bazë të një bashkimi shtetesh më perfekt, gjë që u pa ne masat e marra ne
drejtim ekonomik e social për të përballuar situatën. Inerzia istitucionale, si ne nivel europian ashtu
edhe atë
italian, shtuar këtu edhe burokracinë, tëbën të mendosh ( jo vetëm për numrin e lartë
të të vdekurve, por edhe atë të njerëzve për të jetuar me një ekonomi të
ndaluar nëshumë sektorë të saj se cili është ai kufiri i dhimbjes së dukshme që mund t’i bëjë të lëvizin istitucionet
në një mënyrë më të shpjetë e praktike.
Për fat të mirë Italia është jo vetëm vendi i bukurive natyrore, i gjenive
në kohë, në fusha të ndryshme të shkencës apo artit në të gjitha format e tij,
por është gjithashtu edhe vendi ku
spikat ajo ndjenjë e bukur solidarieteti, është ai vend ku njerëzit përveshin
mëngët për të filluar rimëkëmbjen ….
Shpresojmë njëkohësisht që qeveria të
realizojë me njëplan afatmesëm një përmirësim të sistemit sanitar kombëtar dhe tëfillojë
të investojë më shunë në fushën e kërkimeve shkencore për t’i dhënë mundësi
shumëkërkuesve të rinj dhe jotë japin kontributin e tyre të vlefshëm në Itali
dhe jo të marrin rrugën e mërgimit për mungesë fondesh, edhe pse kudo janë, ato
mbeten njëkrenari italiane në botë.
Si e keni pritur këtë pandemi globale në vehten tuaj si njeri, si mjek dhe më konkretisht
në familje?
Në të tre rastet, si njeri, si mjek dhe
në familje, gjëja e parë qëndjen brenda vehtes është pasiguria e një bote ku po
jetojmë dhe çfarë po i lemë brezave të ardhshëm.Siç jam shprehur më sipër, si
njeri ndjehesh keq brenda vehtes për atë dhimbje e vuajtje që sheh tek njerëzit
.
Si mjek aq më fort si virolog e
mikrobiolog, ( pa i dhënë precedencë asnjë lloj teorie të prejardhjes së covid
19, se nga laboratori i Wuhan-it apo jo ) mendoj që mjafton, jo keqdashja, por
qoftë edhe pakujdesia më e vogël e njerëzve që punojnë në laboratore edhe pse
të një farë livelli të lartë, për t’i dhënë botës një pandemi të këtij lloji.
Familja është gjëja më e shtrenjtë që
njeriu kërkon ta ruaj në çdo moment shumë, aq më fort pastaj, një mjek në kohë
pandemie, qënë punën e përditshme i takon të ketë rastet me Covid 19, duhet të
shumëfishojë mbrojtjen e kujdesin ndaj pjestarëve të saj . Nuk është aspak e
thjeshtëpër t’u realizur në kushte konkrete kur prezenca e atij “armiku” të rrezikshëm
e të padukshëm vazhdon të jetë ...
Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë
parë me syrin tuaj si mjek, por dhe si virolog dhe mikrobiolog?
Eksperieca italiane dha një ide të qartë
të përhapjes së virusit e cila u kërkua të ndalohej me izolimin e detyrueshëm nëpër
shtëpi të pjesës më të madhe të
popullsisë. Kjo gjë dha efektet e veta pozitive në mospërhapjen më të
gjerë të virusit. Për fat të mirë edhe nëShqipëri u aplikua kjo gjë .
Nuk di se me çfarë rregullsie vazhdon
sot sistemi i vaksinimit në Shqipëri, por deri në vitin 91 ato bëheshin shumë të
regullta. Një ndër to ishte edhe vaksina kundër TBC, gjë që mendohet sot qëështë
diçka shumëpozitive për njerëzit që kanë antikorpe të tilla në përballimin e Covid
19.
Cilat janë disa nga këshillat tuaja më të rëndësishme si
mjek për publikun e gjerë?
Pavarësisht nga faza virale që mund të
jemi, apo edhe pse fuqia virale mund të fillojë të bjerë, në kushtet e mbarimit
të izolimit në shtëpi, sepse edhe ekonomia duhet të lëvizi, duhet gjithësesi të ruajmë distacën e duhur,
të përdorim maskat, dorezat një përdorimshe, larja e shpeshtë e duarve dhe
dizifektimi me substanca dizinfektante me bazë alkolike.
Duhet të evitojmë tëfërkojmë sytë me
duart jo të lara.
Nuk duhet të neglizhojmë asnjë lloj
ndjesie lodhje pa shkak, të ndonjë vize ethe, ngacmim tek grykët, kollë të thatë, apo çdo lloj ndjesie tjetër që mund tëndjejmë
si jo të zakontë.
Është një periudhë kohe bashkëkzistence
me virusin në të cilën duhet të përshtatemi dhe njëkohësisht tëmos ulim nivelin
e masave mbrojtëse ndaj tij.
Si e fillon ditën Dr.Gjoni?
Në varësi të asaj ku gjendem,mund të
them që e filloj ditën në dy mënyra të ndryshme.
Ka ditë që fillojnë në atë ngohtësinë e
kënaqësinë familjare e të tjera që më gjejnë në të gdhirë të turnit të natës në
punë, në emergjencë. Dy mënyra krejt të
ndryshme të fillimit ë ditës, por gjithësesi edhe kur gjendem në punë dhe shpëtojmë
jetë njerëzish apo edhe i ndihmojmë të lehtësojnë dhimbjet e sikletet nga sëmundje
të ndryshme, ndjehesh brenda vehtes përsëri
mirë në shpirt.
Më ndodh
shpeshherë mëngjeseve të kthehem në shtëpi me një tufë lule në dorë, edhe
pse ndoshta pas një nate të lodhshme pune , pas rastesh që të mbeten ndër mend , pikërisht për t’i dhënë atë rëndësinë që ka për t’u shijuar çdo moment i ditës, i jetës në të gjitha format, për të parë buzëqeshjen e gruas time që “humb “
midis kënaqësisë së rregullimit të buqetave
të luleve .
Diku një lule,
diku një kafe buzë detit së bashku
me gruan etj, etj në dukje gjëra të vogla,
por që të bëjnë të ndjesh një kënaqësi të madhe në shpirt dhe të fillohet dita me atë dozën e duhur të optimizmit për të vazhduar me problematikat e tjera gjatë ditës.
Cila është fëmijëria juaj, edukimi, origjina dhe çfarë do të
kujtoni më shumë prej saj?
Lindur e rritur në qytetin e bukur
bregdetar tëDurrësit mes valëve të Adriatikut, në një fëmijëri të thjeshtëe të
bukur, mes një edukate familjare e ndjenjë qytetarie të theksuar, kaluan si pa
kuptuar vitet e rritjes, adoleshencës etj të jetës time.
Rrënjët familjare, prejardhja e gjyshërve
të mi është nga Kosova (Prishtina , Prizreni e Gjakova ) Prindërit kanë qenë të
ardhur shumë të rinj në Durrës. Babai, Mark
Gjoni , filloi punën direkt në kantierin detar të Durresit për mobilim
anijesh, pas mbarimit të shkollës 4 vite në Alessandria (Itali) për të njejtën degë. Mamaja,Sofia
(Katerina) Berisha ishte rrobaqepëse nëprofesionin e saj, një grua me një
optimizëm të pashoq për jetën. Rritur
nga dy prindër të ndershëm dhe të zotët profesionalisht edhe fëmija më pas kërkon
të bëhet shëmbelltyrë e tyre .
Nga fëmijëria e sidomos në vitet kur u
rrita e fillova të hidhja hapat e mi të parë si mjek, kam të pashlyer në kujtesën
timenë mes shumë gjërash të tjera, bisedat me të vetmin gjysh që njoha, ate nga
mamja, Luigj Berisha. Më tërhiqnin bëmat që më tregonte për kohën e luftës e të
kthimit tëtij në Shqipëri pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në Austri e midis
tyre kujtoj tëmë tregonte për mikun e shokun e tij të mirënë Akademine e
Austrisë, z. Luigj Mikeli. Evidentova këtë
gjë të fundit pasi jeta është e çuditshme se, fati më dhuroi të kem grua,shoqe
jete, mbesën e shokut aq të dashur të gjyshit tim, kjo gjë ndodhi edhe pse
jetonim në dy qytete të ndryshme unë e Ledia. E ne djalit tone më pas, vazhdimësisë
tone të bukur, nuk mund t’mos i vendosnim veçse emrin Luigi, në përkujtim të
tyre...
Jeta është një ndërthurje momentesh herë
të vështira e herë të bukura, ashtu siç qe edhe kjo bisedë me ju e nderuar znj
Kozeta. Edhe pse tematika predominante e kësaj bisede është me të drejtë për një preokupim të madh me përmasa botërore, gjatëintervistes
tuaj e ndjen vehten sikur të njiheshim prej vites. Më pelqen ta mbyll me nota
optimizmi të moderuar, tëkujdesshëm me shpresën që çdo ditë që kalon i afrohet
gjetjes së një vaksine të përshtatshme për rastin e Covid 19 sipas studimeve të
bëra deri sot, duke shpresuar gjithashtu në mos trasformimin të tij në kohëqë
mund të bëjë të ulet efikasiteti i vetë vaksinës .
Të gjithë bashkohemi në njëlutje që kjo
situatë e krijuar në botë të superohet sa më shpejt.
Shpresoj dhe lutem të dalim sa më
shpejt nga kjo situatë e krijuar në gjithë botën.
Ju faleminderit Dr.Gjoni për bisedën
dhe paçi shëndet!
Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare
2 Qershor, 2020
Staten Island, New York