E marte, 19.03.2024, 10:11 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Gjuha dominuese politike vazhdon të jetë ajo e intrigave

E enjte, 09.04.2020, 12:05 PM


Gjuha dominuese politike vazhdon të jetë ajo e intrigave

Nga Ndue Ukaj

Shoqërinë tonë e kanë vërshuar intrigat, injoranca dhe fytyra e tyre është vizatuar kudo. Prandaj, pasojat reale të degradimit, nuk mund t’i kuptojmë dhe as t' i imagjinojmë tani për tani. Ato di t’i kuptojmë një ditë - nëse do të kthjellemi - kur do të detyrohemi ta pastrojmë llumin e madh që është mbledhë mes nesh, llum ky që gulçon kudo.

Njerëz, në vendin tonë, intrigat politike, quhen politikë, ndaj është vështirë të flitet për cilësi të mendimit politik dhe për cilësi qeverisje.

Si pasojë e intrigave, “kundërshtarët” politikë vlerësohen vetëm për një aftësi: sa dinë të urrejnë tjetrin dhe sa mund të ndërtojnë intriga.

Disa prej tyre (ju e dini cilët janë), nuk janë udhëhequr prej ndonjë parimi të lartë moral e intelektual. Ata nuk e kanë luftuar të keqen, pse kanë besuar te e mira. Ata e kanë luftuar të keqen, sepse ajo u ka shërbyer në agjendën personale për t’i realizuar ambiciet për pushtet.

Njerëz - të diturit qëmoti kanë porositur “një ide e keqe nuk luftohet me kërbaç, por me një ide ma të mire” - Vangjel Koça.

Te ne, ka kohë prej kur kërbaçi përdoret për t’i çuar përpara idetë dhe kauzat politike. Po, kërbaçi i fjalëve të egra dhe të paemancipuara, të pështira, të egra, kërbaç ky që ka sulmuar pa mëshirshëm këdo e kurdo dhe e ka dobësuar imunitetin e shoqërisë sonë.

Kjo atmosferë e egër politike e ka shmangur nga politika politikanin e njerëzishëm. Sepse udhëheqësi i njerëzishëm ka parime dhe ai nuk e lufton dikë për shkak të një ambicie personale, por pse beson në një ide tjetër, në një ide më të mirë, fisnike, më të emancipuar dhe më progresive.

Çfarë idesh politike promovohen në Kosovë?

Fatkeqësisht, prej vdekjes se Rugovës e këndej, gjuha dominuese politike vazhdon të jetë ajo e intrigave, një gjuhë e pështirë dhe krejt e paemancipuar, ku secili e mundon gurmazin duke treguar sa di të urrejë tjetrin dhe jo sa di të dojë vendin.

Të gjithë udhëheqësit e mëdhenj në histori, që kanë bërë ndryshime cilësore dhe u kanë dhënë kahe pozitive proceseve politike, kur janë angazhuar kundër të keqes, këtë e kanë bërë pse kanë besuar te e mira, te liria, përparimi dhe drejtësia.

Dhe ata para së gjithash kanë qenë të njerëzishëm dhe të kulturuar.

Shembull fantastik për mua është Václav Havel, një shkrimtar i mirë dhe një politikan i jashtëzakonshëm. Ja çfarë thoshte Ji?í Pehe, këshilltari i tij për të: "Shumë mund të pyesin se çfarë e bënte Havel-in të jashtëzakonshëm. Përgjigjja është e thjeshtë: njerëzia. Ai ishte i njerëzishëm, njeri me parime. Ai nuk luftoi kundër komunizmit për shkak të një agjende të fshehtë personale, por vetëm sepse ishte, sipas atij, një sistem i padrejtë dhe imoral."

Pra, sa herë grindeni rreth politikës, çoni mendjen te ky parim: për të vërtetën flasin vetëm ata që besojnë në të.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora