Kulturë
Kalosh Çeliku: Përkarshi “Parkut Grave” në Shkup e prita Vitin e Ri
E premte, 03.01.2020, 03:02 PM
PËRKARSHI “PARKUT GRAVE”
NË SHKUP E PRITA VITIN E
RI
NGA KALOSH ÇELIKU
(Armiku i Shën Mërisë Virgjër)
Edhe,
pas përplasjes kokës për muri
Mes
betonit të Vitit mbrapshtë 2019:
Mezi
e kalova kufirin politiko-fetar
Dhe,
dola me Lapsin në Shqipëri Etnike.
Roje
me politikanë trusakatë. Dudumë
Gjallë
ta pres Librave Vitin e Ri 2020?!
Edhe,
e ngrej vetëm një dolli festive
Ngushëllime,
Vitit 2019. “Sallamadi”:
Unë,
dhe Poezia rebele e Ditës Nesërme.
I
armatosur me vargje. Nuk di për “fitore”
Nesër,
Unë me poezi. E, ato me Qeveri:
Pusi
më ka vënë “Kali Shemës” pas porte…
(“Analistë” politik këmbetru
në legen dhe Xhami)
Luftë!
Flakë më flakë me partizanët partiak
Veten,
që e heqin si “artistë”. Shqipëtar.
Strukeve,
në xhepat e partive politike. Pushtet
Zotit
i luten para këmbeve të hoxhës. Xhami.
E,
Unë me vargun në brez: Sot, tym për tymi
Fushëbetejë.
Këputen sumbullat e xhamadanit:
Përmejdani,
shkrep vargjet e Poetit me struke
Dudumët,
Ditën e Sotshme i zhveshin brekët.
Vargje
shkrep. I palos “dëshmorë” në Histori
Hadumët,
që e vrrosën veten mes varreve.
Shpallen
“fitimtarë” para kamerave televizive.
Këmbetru
në legen. “Analistë” politik. Xhami…
(Përkarshi “Parkut Grave”
në Shkup e prita Vitin e Ri)
I
rrokullis, njëra pas tjetrës shtambat me birrë
Qendrës
Tregtare. Përkarshi “Parkut Grave”:
Strehen
time si nxënës i Shkollës Normale.
”
Motrat” maqedonase, Unë si Bobi Canablla
Mes
Dimrit, nën ferra, ku e kaloja Natën.
Vite
më vonë, u them, se: Unë jam shqiptar
Moti,
ua kam bërë me dije Mbiemrin:
Fajin
e keni vetë. Dalldisjes mes dëllinjave.
Edhe,
atë: Shkaku urrejtjes ndaj shqiptarëve
E
ktheni persëprapthi Canablla! U flet vetë.
Nuk
ka problem, thonë: Mund të martohemi.
Jo,
u them: Unë. Ende, kam rrugë të gjatë
Përmes
librave. Dhe, Poezisë rrugaçe Erotike.
Në
“Gjino”, pi birrë. E pres djalin nga puna
Marrë
në shtëpi, sonte. Përgëzojmë nipin.
Djali,
dikur vjen pas pak kohe. Përshëndetet
Dhe,
iku në punë. Papritmas, lindë Poezia
Përkarshi,
“Parkut Grave”. Portës Triumfale:
Sot, e prita Vitin e Ri 2020 mes grave besnike.
Asnjë
Lapës me vete. Fletë. E lë birrën armike
Gunën
e lëkurës maxsi. Dhe, zbres në Librari:
I
blej katër - pesë lapsa kimik. Dhe, fletë letre.
Vetëm
e vetëm, ta qes në letër poezinë erotike.
Dhe,
tymeflakë e shkrep Vargun e asaj Dite
Luftën
time me Penë, në dyluftim. Libra:
Me
partizanët partiak këmbetru në legen.
Ndërkohë
nga “Gjino”, delë një Grua. Zonjë
Dhe,
më përshendetë në gjuhën maqedonase:
Mirëmbrëma,
Zotëri! Lakmi ta kam, o burrë!
I
përgjigjem: Edhe, Unë ta kam lakmi, Zonjë
Grua
e “Parkut Grave”, në prag të Vitit Ri 2020.
Edhe,
atë: në “Gjino”, Përkarshi Portës Triumfale.
Dhe,
ikëm në shtëpi. E lamë “Parkun e Grave”
Faqeve
mes librave. Poezive erotike, në Histori…