Kulturë
Luan Kalana: Profesori i poezise Vangjush Ziko
E shtune, 28.12.2019, 05:34 PM
PROFESORI I POEZISE - prof. Vangjush Ziko
Nga
Luan Kalana
Ju
Friends qe na thoni Ne me respekt
"profesor" (faleminderit),por a e dini kush eshte Profesori yne i
Letersise ?!
-Prof.Vangjush
Ziko,sot me banim ne Toronto Kanada.
-Mesuesja
ime e pare qe me mesoi A B C, Pavlina,ishte ne shkolla, ish 11 Janari ,Tirane.
-Ndersa
Profesori yne i pare ,qe na mesoi te shkruajme,Letersi,te jemi nje shkonjes te
thejshte ,(por jo poet e shkrimtar) ,eshte mjeshtri artist letrar prof Vangjush Ziko,pedagogu im ne fakultetin
e Letersise ne Korce ,maestrua ,zanatciu ,Ustai i poezise,poeti lirik
,perkthyesi mjeshter Ai qe me mesoi (lenden) METRIKEN ,Estetiken e
Letersise ..
Kam
shkrur per te per librat e tij,por i mbetem ende borxhli.Nuk haroj takim me te
ne Bilisht ne pronovimin e librit tim(shih fotot ne postimet e poshteme).Shkas
per keto fjale me dha intervista e Moikom Zeqos me profesorin.
Lexoni
nje poezi te tij me poshte ...
IKONA E DASHURISË
Desha
të ta thosha dashurinë
vetëm
me një fjalë,
fjala
m' u bë farë.
E
mbolla farën
dhe
më mbiu një shegë,
skuqën
dy zemra në një degë.
Desha
ta derdhja dashurinë
në
një varg,
m'u
bë vargu im lastar.
Mbolla
lastarin dhe ishte prill,
në
çdo degë
të
këndoi ty një bilbil.
E
mbolla dashurinë
në
timen poezi,
m'
u bë ikonë
dhe
shenjtorja ishe ti.
V.Z.