Kulturë
Kalosh Çeliku: Mike më pëlqen kur ti ikë prej meje
E marte, 24.12.2019, 04:58 PM
MIKE MË PËLQEN KUR TI
IKË PREJ MEJE
NGA
KALOSH ÇELIKU
(Kurtizanja
e salloneve
nuk
më do për burrë)
Edhe, e mashtrojmë njëri - tjetrin
Përditë. Përnatë. Burrë dhe Grua:
Jetë nate duke kaluar në Shkup.
Nuk më do Kurtizanja. Thotë:
Aspak, nuk je burrë besnik. Hero
Për një Grua Kurtizane. Zonjë.
Përditë. Përnatë e mashtrojmë Veten
Ajo me Natën. E, Unë me Poezinë.
Jo! Nuk më do Kurtizanja për burrë.
Edhe Unë, nuk e dua Grua besnike…
(Vjeshta
paraljmëron
erdhi
Zonja Vdekje)
Vjeshta paralajmëron Zonjën Vdekje
Ikë gjelbërimi. Lulet. Gjethet. Bari.
Natyra vishet verdhë. Verdhë. Verdhë
Dhe, Vjeshtë. Dimri pas porte, te Pragu.
Vjeshta paralajmëron Zonjën Vdekje
E, Mua ma kujton Miken Di. Plepat.
Liqenin. Hënën, ku e përcolla Natën...
(Epitaf
para Zonjës Vdekje)
Vdiqa në Voskopojë. Qytetin e djegur hi
U ringjalla në Korçë. Vendlindjen e dytë.
Atë ditë, posa i hapa sytë. Nusja Liri
Imzot, mbi Mua qante një Zanë Mali.
U ringjalla po në të njëjtën Ditëvdekje
E, Krishti u ringjallë pas tri ditëve.
Vit Historik (2000). Rrugës për spital
Pas aksidentit komunikacioni, bërtita:
Luftë! Paralajmërova Luftën (2001)?!
Dhe, lindi: Vdekja
më deshi më pak se Ti...
(Thanë)
Thanë për Ty, se: Je tradhtar. Spiun
Kurvar. Pijanec. Dhe, i çmendur?!
Armik i shtetit “përbashkët”. Njerkës
“Muslimanëve” Shkupit. Muhamedit.
Thanë. E, çka
nuk thanë dudumët
Vetëm, se: Nuk thanë, Ti je Poet.
Shtatë sahat larg e fluk vargun...
(Mos
e ki frikë Zonjën Vdekje)
Mos e ki frikë Zonjën Vdekje
Ajo është Grua. Edhe, kurtizane.
Vërtetë, Ty nuk të do si Poet
Po, Ti e do Atë Zonjë marrëzisht!
Poezi i përkushton. E kërkon për Grua
E, Ajo: Nuk të do Ty për burrë besnik.
Thotë: E tradhtoi Pashterkëkuqen...
(I
lumtur jam mes poezive)
I lumtur jam, Sot mes poezive
Edhe, e kaloj Natën. E pres Ditën.
I rrethuar me Ibrikë raki rrushi
Dhe, Dy Shtambaverë të Mikes.
I lumtur jam, Sot mes poezive
Mes Dy Shtambave verë të Mikes.
Dhe, Hënës mes Dimri mbi Mal
Ditë, kur librat i kam nën kokë
Ditën e Nesërme, ende Larg?!
Dhe, e pres Pranverën mbi Varg!...
(Vjollcën
që ta dhurova në Prishtinë
ende
nuk e vadite me ujë)
Vjollcën, që ta dhurova dikur në Prishtinë
Në një konkurs letrar të “Pionierit” (1975):
Ende, nuk e vadite. E le në shkretirë
Edhe, Sotekësajdite pa ajër. Ujë Lumi.
Frikë kam, se: Edhe Mua pa ujë dhe bukë
Nesër, do të më lësh rrugëve, në Shkup.
Vjollcën, Poezinë që ta dhurova në Prishtinë
Bijën e Nënës “Lulekuqe” të Asdrenit:
Frikë kam, se: Do ta lësh pa ajër. Ujë, Nesër...
(Përndjekja
Zagushi - Acar
Dhe
Dimër i Madh)
Gjithë jetën, përndjekja këmba – këmbës
Hije. Sikur të ishte Gruaja ime besnike?!
Ose, Mikja ime Di. E çmendur. Xheloze
E, Unë: Asesi, ta kthej prapa kokën
Shtihesha, se: Nuk e shoh pas shpine.
Nuk ishte mallëngjim. E, as dashuri
Ishte zagushi. Acar. Dhe, Dimër i Madh...
(Mike
më pëlqen kur Ti
ikë
prej Meje)
Përçudi,
Mike më pëlqen kur Ti ikë prej Meje
Kutadi, heshtë Poezia. Librat në bibliotekë.
Vetëm Unë zgjohem Lugat. Lëmsh Shtëpinë
Dhe, e dhunoj Natën. Miken time, Poezinë.
Mike, më pëlqen kur Ti ikë prej Meje
E, Unë i turrem Poezisë marrëzisht.
Ti heshtë. Qesh. Imzot, mos ke vdekur
Gëzohem. Jo, them: Nuk është realitet...