E merkure, 11.12.2024, 04:46 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Thirrje Krishtit

E marte, 24.12.2019, 01:51 PM


THIRRJE   KRISHTIT*

"... dhe dije se unë do jem me ty gjithmonë,  gjer në fund të botës"

JESUS  CHRIST

Nga Përparim Hysi

Po vjen dimri dalngadalë

Do ketë acar,  dëborë e shi

Nesër JU  do shfaqeni i gjallë

Sado i gjallë ke qenë gjithnji.

Po mbushen dymijë e njëzet vjet plot

Dymijë e njëzet vjet plot që bota nuk ka qetësi

Është kokolizur keq kjo botë

Dhe ca më keq, e imja  SHQIPËRI!

Ke lënë pas shumë "urata"

Ke lënë dishepuj, por dhe xhelatë

Ke lënë të ligj,  me shpirt të zi si nata

E keqa është se ligësia jeton gjatë.

Ca lakmimtarë,  majmur si derra

Nuk ngopen fare: si të jenë luvgji

Të shumtët s'kanë,  kërkojnë në plehra

Punojnë,  robëtohen dhe nuk kanë, PERËNDI!

Ti vjen, mes nesh dhe i shikon

Që hiqen shenjtë ca batakçinj

Të lutem shumë,  këta  ndëshkomë

Se e grabitën,  të bukurën SHQIPËRI!

Mos ji i butë dhe zemërbrishtë

Fajtorët të gjithë kanë një surrat

Të bie në gjunjë e të lutem, KRISHT!

Mbi politikanët lësho tuajin mandatë.

SHQIPËRIA! Vendi më i bukur në botë

Cili vend, veç SHQIPËRISË,  ka kaq shumë resurse?

Politikanët që zihen fare kot

Ia prishin imazhin,  të bukurës,  si nuse!

Të gjitha vendet përparojnë dhe veç ecin përpara

Veç në SHQIPËRI nëpërkëmbet ligji dhe drejtësia

Që në SHQIPËRI të vijnë vitet e bardha

M'i ndëshko KRISHT se  JU,  jini PERËNDIA!

* për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e shkrova enkas këtë poezi dhe i uroj:-GËZUAR KRSHTLINDJET!

Tiranë,  24 dhjetor   2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora