Kulturë
Fatmir Halimi: Në lidhje me vizitën e Aleksandër Vuçiçit në Tiranë
E shtune, 21.12.2019, 05:00 PM
NE LIDHJE ME VIZITEN E ALEKSANDER VUQIÇIT SOT NE TIRANE
Nga Mr.Sc.
Fatmir Halimi
Shtëpia botuese ProkultPress ne
Prishtine nga e hëna lexuesve te vet ne Kosovë por edhe me gjere u
ofron romanin e Kristaq Turtullit "Zera në humbëtirë".
Me këtë rast si botues i shkrimtarit te madh Kristaq
Turtullit nga Korça e bukur e me vendbanim ne Kanadanë e largët dua te
prononcohem ne lidhje me takimin e sotshëm te Edi Rimës dhe "vellait"
te tij serb A. Vuqiçit.
Edi Rama para se
që ai te bie ne ‘përqafimin’ e tij, ta lexoj këtë libër monumental
korçarit të tij e Kristaq Turtullit dhe ta njoh me mirë këtë serbin e tij
shovinist, armikun tonë të përbetuar, sepse këto dy figura sot ngjajnë shumë me
personazhet që i ka trajtuar Turtulli në romanin e tij si janë Vili Tare -
shqiptar dhe Sllobo Dragojeviqi-serb, ku Vili (Rama) për pushtet dhe karrierë i
shkel dhe i gjunjëzon miqtë e tij dhe behet vegël e Jugosllavisë së atëhershme.
Shtrohet pyetja në roman kush e pësoi, e përgjigja është se e pësoj Kosova që
mbeti edhe për 100 vjet nën okupimin serb.
Dhe dua t’i them Edi Ramës sot se Mini-shengeni nuk është
asgjë tjetër pos plani i Serbisë së madhe, i cili plan kishte filluar të
realizohet edhe para 70 viteve, konkretisht më 1946, kur Shqipëria e atëhershme kishte nënshkruar
me Jugosllavinë për lidhje e ekonomive të dy vendeve, e ku Enveri i atëhershëm
pas 2 viteve largohet nga ky komplot jugosllav. Kurse sot A. Vuqici po e
realizon me kryeministrin tonë Edi Ramën.
Se shkrimtarët janë prijës të mëdhenj të ngjarjeve të
historisë këtë po e dëshmon edhe shkrimtari ynë i madh Kristaq Turtulli.
KUSH ËSHTË KRISTAQ
TURTULLI DHE Ç SAGA E TIJ "ZERA NË HUMBËTIRË"
Kristaq Turtulli sot është një emër i madh, i cili po bën
historinë e letërsisë sonë shqipe. Ai
është autor i dhjetëra romaneve.
Një njeri me dije të thellë nga fushat e psikologjisë, sociologjisë,
historisë, dhe filozofisë, bashkë me shkrimtarët e mëdhenj botëror që si prijës
merret, Gabriel Garsia Markezi, të cilin e pasuan Umberto Eko, Dan Braun, është
arkitekti i letërsisë sonë postmoderne i këtij mileniumi. Qëllimisht përmenda
këta emra sepse ne si kritik të fushës së letërsisë Turtullin duhet ta shohim
nga ky kënd dhe nga kjo prizëm e interpretimeve tona diskursive, kritike e
letrare, e assesi nga një rrafsh më i ulët. Shkrimtari Turtulli me sagën e tij
romanore: Saga e zërave, e zhurmave, që deri tash para lexuesve po paraqitet me
dy romane: “Zëra në lavjerrës” dhe tash me romanin “Zëra në humbëtirë”, po e
mbyllë një etapë të trajtimit të historisë sonë të trishtë kombëtare, kurse në
rrafshin e letërsisë sonë po hap një etapë të re të këtij mileniumi të ri,
etapën e postmodernitetit të cilën shumë rrallë, apo fare pak mund ta shohim
sot te shkrimtarët tanë. Sot letërsia jonë kombëtare vuan nga shumë stereotipa,
nga folklorizmi i temave, nga niveli i ulët i shkrimit dhe trajtimit të tyre,
pra letërsia jonë është e mbuluar nga një katrahurë e përgjithshme e nga
mospërgjegjësia para lexuesve tanë. Prandaj është sot Kristaq Turtulli, i cili
me qasjen filozofike dhe psikologjike të temave, letërsinë tonë e ngrit në
piedestalin më të lartë kombëtarë dhe ndërkombëtar, pasi që romanet e tij janë
të përkthyera në disa gjuhë; e sidomos në gjuhën e parë të botës letrare, në
gjuhën angleze. Në qasje të
interpretimit të tekstit letrar që na ofron Turtulli duhet ta shohim edhe nga
karakteri filozofik, pasi që ai sot është një ndër filozofët më të mëdhenj
brenda artit të letërsisë. Gati askund nuk mund të gjejmë mendime filozofike
brenda letërsisë sonë si te letërsia romanore që krijon sot shkrimtari i madh
Turtulli: “Nata gjithnjë është më e barrë dhe nuk dihet çfarë pjell”, “Zemra të kishte mundësi të mendonte, do
ndalonte së rrahuri, do bëhej kambanë e shurdhër, varur në degë të rrapit
shekullor”, teksti i tij është i mbushur me përplot thënie të tilla. Romanet e tij duhet të shihen edhe nga
aspekti psikologjik. Askund te romanet e shkrimtarëve tanë nuk mund t’i gjesh
personazhet të ndërtuara psikologjikisht më bukur dhe më fuqishëm si te
Turtulli. Shkrimtari ynë aq bukur aq fuqishëm dhe me aq emocion futet në botën
psikike të karaktereve të tij, saqë te lexuesi ngreh mornica, ngrit leshrat e
trupit duke e magjepsur me magjinë e shkrimit dhe të përshkrimit të situatave
në të cilat gjenden ata. Përmenda vetëm këto dy aspekte duke sugjeruar për
interpretuesit dhe kritikët e diskursit letrar se romanet e tij sot ngërthejnë
edhe shumë aspekte të interpretimit si atë, historik, social, kombëtar e
patriotik.
Fabula e sagës “zëra në humbëtirë”
Fabula e romanit “Zëra në humbëtirë” në vija të trasha
vërtetë mund të shihet si një sagë e zërave dhe e zhurmave të mëdha të një kohe
dhe periudhe të caktuar historike. Pra ngjarja është e vendosur dikund në
ndonjërin e qyteteve të Shqipërisë ose pasi është fiksion mund të jetë secili
qytet shqiptarë gjatë kohës së Luftë së dytë botërore, prandaj mund të them se
kjo fabul mund të ketë ndodh ose mund të jetë zhvilluar në Koçë, Durrës,
Tiranë, Shkodër, e qytete të tjera. Karakteret e personazheve janë të ndërtuara
deri në imtësi, siç janë Dhimitër Leka, Mara, Leonard Madhi, Irena, Mentor
Saturni, Melez Rralla, Haxhi Gala, Vili Tare, po deri në detaje janë të
rafinuar edhe njerëzit e huaj, siç janë, Zoran Çoçiçi, Sllobo Dragojeviqi
–serb, etj. Strumbullari i të gjitha ngjarjeve, temave, motiveve, dhe krejt
kësaj sage është Dhimitër Leka, i cili paraqet karakterin e një shqiptari e
patrioti të kulturuar, karakterin e një njeriu i një familje përparimtare me
stabilitet ekonomik. Ai qysh si student merr mbi supe një barrë të rëndë, por
edhe si profesor që të luftoj për çlirimin e atdheut të tij nga okupatori, por
edhe të çlirimit dhe të bashkimit të trojeve shqiptare si të Kosovës e
Çamërisë, përmes këtyre forcave të reja që i kishin përqafuar masa e gjerë dhe
rinia si në vendin e tij, po ashtu edhe në vendet fqinje. Nën maskën e çlirimit
dhe vëllazërimit proletar, në mesin e shqiptarëve futen jugosllavët të cilët
ndihmojnë formimin e partisë simotër në Shqipëri. Ata përmes ideologjisë
komuniste depërtojnë thellë te shqiptarët, sidomos te njerëzit udhëheqës të
luftës për çlirim, por atyre u has sharra në gozhdë përballë Dhimitrit, i cili
përveç çlirimit të Shqipërisë kërkon që edhe Kosova t’i bashkohet asaj pas
përfundimit të luftës dhe të mos jetë nën thundrën serbo-sllave. Slloboja e
Zorani, dy serb të cilët kishin ardhur si emisarë komunistë në mesin e
shqiptarëve gjejnë një njeri të përkushtuar dhe të etur për pushtet, siç ishte Vili Tare, i cili futet në
lëvizjen e madhe për çlirim të vendit përmes Dhimitrit si shok i tij i
studimeve. Pra Dhimitrin do ta luftojnë deri në shkatërrim përmes miqve të tij
më të ngushtë, përmes shokëve të tij të idealit. Fundi tragjik të Dhimitër
Lekës, është i paparë dhe i pa lexuar ndonjëherë në letrat tona shqipe.
Turtulli këtu ka krijuar skenat më të rrëqethshme që mund t’i ndërtojë
imagjinata e njeriut. Përmes këtyre pamjeve lexuesin e ngrit deri në
kataklizëm, e bën ta ndjej dhe ta përjetoj thellë në lëkurën e tij, por edhe në
shpirtin e tij përmes emocionit të dhimbjes.