Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”
E diele, 15.12.2019, 12:36 PM
Z. Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”.Inc
Nga
Kozeta Zylo
Në
mjediset e Ricardo’s restaurant në Queens, në një atmosferë vëllazërore Shoqata
Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” u mblodh për të bërë zgjedhjet.
Anëtarët e shoqatës nën drejtimin e kryesisë u mblodhën për të bërë bilancin e punës 2-vjeçare të shoqatës e cila u krijua egzaktësisht dy vjet më parë në muajin dhjetor, ku kryetar i saj u zgjodh z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes në post diktaturë.
Në
statusin e shoqatës thuhet se zgjedhjet mbahen për çdo 2 vjet, prandaj duke e
zbatuar atë me rigorozitet kryesia e shoqatës organizoi zgjedhjet për kryetar
dhe kryesinë e shoqatës.
Përpara
se të fillonte radha e punës të gjithë anëtarët u çuan në këmbë për të mbajtur
një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, më 26 nëntor në Shqipëri.
Fjalën
e hapjes e mbajti z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës me temën: Veprimtaria
2
vjeçare e shoqatës
Imer
Lacaj financier i shoqatës mbajti kumtesën: Veprimtaria financiare e shoqatës
dhe detyra për të ardhmen.
U
bënë në mënyrë demokratike diskutime nga anëtarët e shoqatës dhe dhe u dhanë
mendime për mbarëvajtjen,vërejtje të ndryshme si dhe për punën e bërë për të
ardhmen.
Me
vëmendje u dëgjuan dhe dy rezymetë të dy kandidaturave për kryetar si Mark
Qehaja dhe Imer Lacaj.
Kryetarja
e komisionit te zgjedhjeve Alketa Ktona me plot kompetencë ndoqi procedurën e
zgjedhjeve së bashku me anëtaret e komisionit të cilët ishin Nikollë Nilaj dhe
Faton Zogiani. Pasi votimi u bë në mënyrë shumë të rregullt, demokratike dhe të
fshehtë komisioni numëroi votat dhe shpalli fituesit. Kryetar u zgjodh z.Mark Qehaja dhe n/kryetar
z.Imer Laçaj njëkohësisht dhe financier i shoqatës.
Z.Mark
Qehaja falënderoi të gjithë të pranishmit që e zgjodhën si dhe gjithë anëtarët
e shoqatës për mbështetjen që i kanë dhënë.
Ai propozoi anëtaret e kryesisë ekipin me të cilin do të punojë për
shoqatën të cilët janë: Imer Laçaj n/kryetar, dhe anëtarët e kryesisë si:
Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj. Z.Qehaja lexoi programin për vitin 2020 te
dhe njëkohësisht falënderoi përzemërsisht kryetarin e shoqatës z.Bashkim Shehu
i cili u mirëprit njëzëri si kryetar nderi i shoqatës.
Pas
zgjedhjeve anëtarët drekuan dhe trokëllitën gotat me verë së bashku për punën e
kualifikuar të shoqatës për këto dy vjet si dhe për aktivitetet që do
tëzhvillohen në të ardhmen.
Moderoi
programin Kozeta Zylo, anëtare nderi e
Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”
Queens, New York
8 dhjetor, 2019