Kulturë
Xhafer Leci: Jusuf Buxhovi - Dosja B
E shtune, 14.12.2019, 09:56 AM
Prof.
Dr. Jusuf Buxhovi dhe publicisti Xhafer Leci
“Dosja B” - Roman që
flet për anën e errët të luftës
Nga
Xhafer LECI
Prof.
Dr. Jusuf Buxhovi, është historian dhe politikan nga më të njohurit e trojeve
të Shqipërisë Etnike. Ky libër, si edhe shumë të tjerë, është publikuar edhe në
anglisht. Kënaqësi! Dëshiroj të shkruaj pak fjalë. Romani "Dosja B"
trajton tema të rëndësishme, për zhvillimin e luftës së fundit në Kosovë, duke
përshkruar ngjarje të dhimbshme konfliktuoze mes faktorëve " të
rezistencës institucionale" dhe "rezistencës së armatosur", të
cilat kanë shkaktuar një luftë të hapur kriminale për pushtet, pasojat e së
cilës po i ndjejmë edhe sot.
Autori
ka prekur temën ende aktuale të një rrëfimi të një vrasësi të penduar, i cili
dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, i shtyrë nga vrarja e ndërgjegjës,
shpirti i tij i lënduar, rrethanat tjera politike, rast shumë i rrallë në
historinë e njerëzimit, ai, publikisht, kërkon dënimin e tij nga drejtësia, për
kryerjen e një vrasje të organizuar kriminale. Duke u marrë në pyetje nga një
hetues gjerman të EULEX-it, i cili kishte filluar zbulimin e lidhjeve kriminale
të faktorëve vendorë, në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë, të cilët kishin
arritur, në bashkëpunim, ta parandalojnë mosfunksionimin e shtetit të Kosovës,
në veçanti, të drejtësisë.
Hetuesi
gjerman, duke zbuluar edhe vrasjet e dëshmitarëve, disa edhe të mbrojtur,
vendos të largohet nga emisioni europian, për të bërë padi private, kundër
UNMIKUT, EULEKX-it, BE-së dhe shtetit gjerman, të cilët në vend se të
parandalojnë kriminin e organizuar, ata janë bërë pjesëmarrës në krim, duke
punuar kundër drejtësisë, për të fshehur gjurmët e krimit! Autori tek ky roman,
ka përgënjeshtruar bindshëm kundërshtarët ekstremistë majtistë, të cilët duke
ditur se Prof. Jusuf Buxhovi, ka qenë krye-organizatori për themelimin e
LDK-së, bile edhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, janë munduar ta njollosin
LDK-në, përmes emrit të Tij, kinse paska punuar në shërbim të autoriteteve të
pushtetit të atëhershëm jugosllav.
Unë,
Xhafer Leci, për akuzën e vetme që kanë përmendur deri më sot, majtistët, pra,
LPK-ja, dhe kushdo tjetër kundër Prof. J.Buxhovit, kam dy fjalë: Bëhet fajlë
për ish të burgosurin politik, H.G.,me të cilin kemi punuar bashkë, në vitet
1977-1979, në Fabrikën e televizorëve "Standard Elektrik Lorenc" në
Esslingen të Gjermanisë. H.G. më dhimbset për vuajtjet e tij nëpër burgjet
jugosllave. Kam respekt për H.G. si atdhedashës. Por, vërtet, H.G. nuk ka qenë
ndonjë faktor aq i rëndësishëm politik, por vetëm një puntor. Atëherë lind
pyetja, pse të merrej dikush i rangut të Prof. J.Buxhovit me të, e aq më pak,
ta merrte në pyetje në burg! J. Buxhovi, nuk besoj kurrë ta ketë njohur e as
parë me sy, derisa H.G. nuk ka dalur nga burgu dhe, në vitin 1990, ka shkuar në
selinë e LDK-së, mendohet me porosi të dikujt, në barakat e atëhershme në
Prishtinë.
Edhe
në këtë rast më dhimbset H.G., i cili ka rënë pre e manipulimeve të disa
ekstremistëve stalinistë, të dyshuar për veprime avetureske e udbeske, siç
është I.K., e të tjerë, të fletushkës së
atëhershme "Zëri i Kosovës", e cila botohej në Zvicër! H.G. sipas asaj që kam lexuar, kinse me atë
rast të vizitës në selinë e LDK-së, gjoja se e paska njohur Prof.
J.Buxhovin! Tek H.G. kanë ardhur njerëz
të dyshimtë, siç janë I.K.R.S.S.B., etj. Ky i fundit e mashtron, e pret në besë dhe, H.G., u kap
me disa libra e gazeta shqiptare, duke përfunduar në burg në vitin 1980 ! H.G.
kur ka dalur nga burgu, ka pas ardhur në Stuttgart, tek djali i vet, nuk më
kujtohet viti, besoj 1990,me atë rast e vizituam, unë Xh.Leci, Hajrullah
Matoshi dhe Beçir Emini, ne të tre kemi punuar së bashku me H.G., por atëhrë,
nuk kam dëgjuar për këtë akuzë. Për ndryshe do ta kisha pyetur. Për këtë kam
shumë çfarë të them e të shkruaj, por po e përfundoi me kaq, sepse "nuk ia
vlen barra qiranë", thotë një urtësi popullore.
Wendlingen, 06.12.2019.