Kulturë
Mevlud Buci: Dritë e zotit në tokë të Arbnisë
E diele, 08.12.2019, 12:08 PM
DRITË E ZOTIT NË TOKË TË ARBNISË
MEVLUD BUCI
Hej,
kush përfalet, kush dhuron,
Asht
si drita që ndriçon,
Vllau
vllait i kërkon ndjesë,
Një
lajthi në dymbëdhjetë pjesë.
Kjo
urti vjen prej lashtësie
Jemi një në troje Arbnie,
Nga
tan bota jehojnë fjalët:
“Në
kamb shqiptarët për shqiptarët”.
E
thotë zemra për kët votër
Bujari
për vlla e motër
Za
e jehonë në dhimbje të tërmetit,
Lëshjonë
dritë shqipet e shkrepit.
Me
lot në sy në hark ylberi
Elvis
Naçi e Sindrit Bejleri,
Nga
çdo anë globit të dheut
Se
janë bijtë e Skënderbeut…
Hej,
në log të mirësisë del bekimi
Prej
çdo ane vjen urimi,
Tek
plisi e lulja e shkrepit
Janë
tan zemrat në ballë të tërmetit.
Me
shpirt bese me dritë të zotit
Një
janë bijtë e Kastriotit,
Shpirt
i bardhë në dritë të lirisë
Dritë
e zotit në tokë të Arbnisë…