Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore
E diele, 01.12.2019, 04:09 PM
Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore
Nga
Keze Kozeta Zylo
Aspak
nuk befasohem me vajtjen e tij ne Shqiperi, pasi ai ka vite e vite që punon për
Kombin e tij me aq përkushtim dhe dashuri.
Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj ka fituar zemrat e
amerikanëve dhe të shqiptarëve vetëm me punë dhe respekt, ose më mire ta shpreh
shqiptarce me djersën e ballit. Nga
përvoja ime si një anëtare aktive e komunitetit dhe duke i ndjekur si media
nëshume ceremoni të ndryshme Mark Gjonaj nuk merr pjesë vetëm ku mblidhen
mijëra shqiptarë për të festuar Ditët Kombëtare, por ai merr pjesë në
demonstrata për të drejtat e shqiptarëve si dhe atje ku është një person
shqiptar, apo i cdo lloj rrace dhe ngjyre në se ai ka nevojë apo dhe për ta
përshëndetur në se kryen një punë të devotshme në dobi të njerëzimit.
Mark
Gjonaj i zgjedhur në Amerike si këshilltar në një ndër Bashkitë më të mëdha në
botë, është duke e rritur emrin dhe prestigjin në saje të punës dhe të
aktivitetit të tij, për rrjedhojë ai është shqiptar me plot energji dhe
përkushtim për Shqipërinë Etnike.
Mark
Gjonaj fluturoi për në Shqipëri për t’u takuar me të lënduarit si dhe për të
ndihmuar dhe vlerësuar ndërtesat e banimit me njëgrup inxhinierësh
amerikanë. Mark Gjonaj i shoqëruar nga
ministri i Diasporës z.Pandeli Majko ngushëlloi familjen Lala e cila është familja
më e prekur nga tërmeti shkatërrues. Ajo
humbi tetë anëtarë të familjes dhe i vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë
Lala. Bekuar qofsh Mark Gjonaj!
Ja
si shkruan në murin e tij në F/B:
“Në
kohë tragjedie, New Yorkers sjellin lehtësim dhe dhembshuri në mënyra që të
tjerët thjesht nuk i bëjnë. Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë
organizuar, dhuruar dhe po e mbajnë Shqipërinë në lutjet e tyre. Ndërsa po
vlerësojmë nevojat në terren, unë do të fluturoj për në Shqipëri me një grup
inxhinierësh ndertimi për të vlerësuar ndërtesat e banimit dhe shkollat ??me dëme strukturore dhe për të vërtetuar nëse janë të sigurt
për te jetuar.”
Ju
lutemi vazhdoni të dhuroni për të ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur në
lidhjen e mëposhtme!
Manhattan, New York, 1
dhjetor, 2019