Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar
E diele, 24.11.2019, 05:05 PM
Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”
Ambasador i Kombit ishin të ftuar dhe dhanë shfaqje në nderim të 28 Nëntorit,
Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Mbi
njatë Flamur Perëndia,
Me
dorë t’vet Ai e ka shkrue:
“Për
Shqyptarë do t’jét Shqypnija:
Kush
ua prekë, ai kjoftë mallkue!” At Gjergj Fishta
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nën
udhëheqjen e z. Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut u festua Dita e
Flamurit Kombëtar, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ku shqiptarët u çliruan
përfundimisht nga zgjedha 500 vjeçare e perandorisë osmane turke.
Nderonte
me pjesemarrjen e tij politikani i suksesshëm amerikan, z.Corey Johnson anëtar
i Partisë Demokratike, i cili ka qenë Kryetari i Këshillit të Qytetit të New
York-ut që nga viti 2018-të si dhe mjaft këshilltarë të tjerë. Fjalimet e tyre ishin tejet mbresëlënëse dhe
falënderonin Diasporën hqiptaro amerikane për kontributin e tyre të vyer për
Amerikën.
Festa
e Flamurit gjithmonë bashkon shqiptaro-amerikanët në Bashkinë e Nju
Jorkut. Manhattani ndizet flakë dhe
gradacielat qiell gërvishtëse ngjyrosen kuq e zi.
Të
ftuarit ngjisnin shkallët e mermerta për të shkuar në sallën kryesore të
Bashkisë së Nju Jorkut. Përfaqësues shoqatash dhe personalitete të Diasporës
shqiptaro amerikane si z.Harry Bajraktari, z.Frank Shkreli, Dr.Anna Kohen, Gani
Shehu etj. ishin të ftuar në këtë ceremoni të Ditës së Flamurit. Në këtë ceremoni ishin të ftuar gjithashtu
Ambasadorja e Shqipërisë në Washington znj.Floreta Faber e cila përshëndeti të
pranishmit me plot përzemërsi dhe elekuencë, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës
Ambasadore Teuta Sahatqija, znj.Najada
Sojli Konsulle e Shqipërisë në New York etj.
Të
gjithë nxënësit dhe mësuesit e mirëpritën me shumë emocion dhe dashuri ftesën
nga Bashkia e Nju Jorkut që Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe
që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, me korin e saj të debutonte me një
shfaqje artistike në mjediset lluksoze të saj.
Manhattani kryeqendra e botës, pikërisht në kërthizë ë saj ishte veshur
me ngjyrat kuq e zi me simbolet e Flamurit Kombëtar, në nderim të 28 Nëntorit,
Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në 107-vjetorin e saj. Z.Mark Gjonaj është një politikan i
suksesshëm dhe nuk e ka për herë të parë që feston këtë ditë të shenjtë të Kombit,
por qëkur është zgjedhur ai ka hapur dyertë e Bashkisë dhe mirëpret me plot
dashuri shqiptarët e Amerikës në Ditën e Flamurit. Aktivitet e organizuara prej tij janë një
bashkëpunim i frytshëm nga stafi i tij të drejtuara me profesionalizëm dhe kulturë
nga drejtorja ekzekutive e stafit të z.Gjonaj, znj.Vera Mjeku.
Ai
është zëri i fuqishëm i shqiptarëve kudo në botë, ndaj ndihemi gjithmonë
krenar.
Ceremonia
festive u hap tradicionalisht me interpretimin e dy hymneve kombëtare amerikane
dhe shqiptare intepretuar nga Jesicca Raja.
Prezantuesja
e ceremonisë ishte bukuroshja Florinda Kajtazi, Miss New York 2019-të. Ajo së bashku me z.Gjonaj udhëhoqën këtë
ceremoni madhështore. Ceremonia u bekua
nga dy klerikët shqiptarë si nga Dom Pjeter Popaj famullitar i Kishës Katolike
“Zoja e Shkodrës” dhe Imam Edin Gjoni në qendrën islamike në Queens.
Me
plot respekt dhe dashuri u mirëpritën hyrja e policëve shqiptaro amerikanë në
këtë ceremoni të cilët kanë edhe shoqatën e tyre “Illyria” në New York.
U
nderuan me çmimet e mirënjohjes si: Lutfi Dalipi kapiten i policisë në New
York, Vasfije Krasniqi Goodman e mbijetuara e dhunës dhe e përdhunimit seksual
nga genocidi serb, z.Fran Shkreli ish gazetari i Zërit të Amerikës dhe drejtori
i Euro-Azisë, Dr.Anna Kohen ish presidente e organizatës së mirënjohur “Motrat
Qiriazi”, Sali Bollati i mijetuari i genocidit grek për Camërinë, Ilir Shaqiri
legjenda e këngës shqiptare dhe Florinda Kajtazi Miss New York 2019-të. Ceremonia e dorëzimit të pllakave të
mirënjohjes dhe simbolet shqiptare për të nderuarit u bë nga z.Mark Gjonaj të
shoqëruara nga dy nxënëse të Shkollës Shqipe “Alba Life” Dea dhe Emma Watkins
veshur me kostume kombëtare.
Salla
gumëzhinte nga duartrokitjet kur në skenë ngjiteshin nxënësit e Shkollës Shqipe
“Alba Life” të përgatitur nga mësueset plot përkushtim për të intepretuar si:
Ty Flamur të duam shumë, vallen e Devollit, vallen e Rugovës dhe të Tropojës
veshur me kostumet kombëtare.
Në
statusin e tij në F/B në rrjetin më të madh social z.Mark Gjonaj shkruante:
Mbrëmë
Dhomat e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut ishin veshur kuq e zi dhe dëgjohej
jehona nga fragmente të historisë legjendare, shfaqje të mahnitshme, vallëzime
të fuqishme, histori frymëzuese, të tejmbushura me krenari shqiptaro amerikane
në festimin e Pavarësisë Shqiptare. Faleminderit Kryetari i Këshillit të NYC
Corey Johnson dhe të gjithë anëtarët e këshillit bashkë-sponsorizues, Alba Life
Schools, Miss NY USA, Illyrians NYPD dhe të gjithë interpretuesit. Urime për të
gjithë nderuarit!
Ceremonia
u filmua nga Zëri i Amerikës me gazetar Ilir Ikonomi, TV “Alba Life” me drejtor
Amir Suka dhe bashkëpunëtor Adriatik Bërdaku, radio Televizioni 21 me gazetar
Halil Mula, Beqir Sina etj.
Autorja
është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe
në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit
Manhattan, New York, 21 nëntor, 2019-të