Kulturë
Drita LokaHaxhillari: Mos e vrisni artin, poezinë!
E enjte, 21.11.2019, 08:42 PM
Mos e vrisni artin, poezinë !!
Shkruaj
pena ime, pse dridhesh, mos ndalo,
trishtimin
e shpirtit tim, ktheje në sihariq,
ç'është
ky ngërç, as fjala s'del, pena ime loto,
shkruaj
pena ime për zhgënjimin në disa "miq"
Në
jetë e qëmoti, s'u gjend ndjenja fajit,
në
vite e në kohë, zullum, ambicje, çakërdi,
sa
keq, kurrë nuk peshoj fjala e fukarait,
por
vetëm arroganca, shuplakat në padrejtësi.
Djep
i dijes-Korça, qytet me arsimim e kulturë,
vizion
diturie, në gjithë Shqipërinë mbarë...
Sa
keq, për "disa" që gjasme me emër, me figurë,
bëjnë
si të "ditur" kush e kush më parë !
Na
u mbush "tregu" plot e përplot me poetë,
na
u mbushën librat plot autorë në "zë"
mjerë
fjala artistike, mjerë poezia, vaj medet,
emra
"poetësh" në radhë...kë të zë e kë lë !!
Poetë
të mirfilltë, në ç'do qytet a fshat,
shkruajnë,
vargëzojnë, me shpirt të lirë,
pseudo/poetët,
u zënë pritë, s'i lënë rehat,
"jemi
ne të parët" botojmë se "jemi të mirë"
Qaj
pena ime, ke të drejtë, derdh lot...
qaj
vargu im i mbështjellë në vaj, në zi,
si
u katandis arti vërtetë, të mjerë ne sot,
gris
e vidh andej-këtej, oh sa të vranë POEZI !!
Falmë
vargu im, që s'të jap dot frymë, jetë,
falmëni
ju miq poetë, brilantë e penë artë,
s'mundem
të hesht, gjithçka është e vërtetë,
flet
realiteti, flet shpirti, flet dhimbja mbi kartë.
A
do bëhet vallë një ditë kjo Shqipëri,
me
poetë të mirëfilltë apo shkrimtar !?
Kur
do ketë rregulla, kritikë në letërsi,
që
lexuesi ynë të ndihet vlerësues, krenar !?
Apeloj
me të drejtë, por kush s'të dëgjo,
mos
e vrisni poezinë, e kemi pulsim për jetën,
shkruaj
pena ime, mos hesht, mos ndalo,
vargëzo
melodi shpirti, qëndro me të vërtetën !!
© Drita LokaHaxhillari.
Të gjitha të drejtat e
autorit janë të rezervuara.
Dt:15.11.2019.