Kulturë
Albert Zholi: “Netët e Kinemasë Evropiane” në Kukës
E diele, 17.11.2019, 09:51 PM
Nga Jugu në Veri në Kuksin e bukur turistik me “Netët e Kinemasë Evropiane”
Nga
Albert Z. ZHOLI
Qyteti
verior i shqipërisë Kukësi mirëpret nga data 19 – 21 Nëntor magjinë e ekranit
të madh aq të munguar në këtë qytet. Tre netë festa e kinemasë Evropiane, do të
zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z. Safet Gjici.
Vallja e Kukësit do të ushtoj para ekranit të madh duke i uruar mirëseardhjen
Artistëve, kineastëve, aktorëve të kinemasë shqiptare si dhe këngëtarëve të
ftuar si Irma Libohova, Miranda Kullani, Hysni Hoxha etj. Ekrani i madh do të
flas në shqip në dy premierat e filmit shqiptar, “Sfida dhe “Delegacioni” si
dhe në projeksionet e kinemasë së njohur Evropiane. Ai do të moderohet nga e
mirënjohura Prezantuesja ikonë Sivana Braçe. Aktiviteti i rëndësishëm
kinematografikë mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkia e
qytetit Kukës dhe kurohet nga Cinemania Production me President Mjeshtrin
Skender Jaçe. Kukësi kjo pasuri kombëtare, qyteti traditës dhe i
shumëllojshmërisë, uji i bollshëm, liqeni, lumi, burime të shumta, klima dhe
mikroklima, malet, pyjet, livadhet alpine, bjeshkët krijojnë kushtet e
përshtatshme për zhvillimin e turizmit kulturor. Festa e kinemasë Evropiane do
sjellë kënaqësinë e filmit në ekranin e madh duke shpërndarë bukurinë dhe
ndjesinë e kinemasë së munguar prej vitesh edhe në këtë qytet. Kështjella e
Vilës, Kështjella e Pecës, Hisari i Domajve, Gradishta e Bardhocit, Kështjella
e Bushatit dhe kodërvarret në Çinamak dhe Kenetë do ushtojnë me thirrjen:
Mrësevjen Kinemaja Evropiane!