Kulturë
Libri më i ri i poetit Vahit Nasufi: Burimet e këngës burimore kërçovare
E shtune, 16.11.2019, 07:00 PM
Shtëpia Botuese "FENIKS" Kërçovë
BURIMET E KËNGËS
BURIMORE KËRÇOVARE
Doli nga shtypi libri më
i ri i poetit Vahit Nasufi
Populli nuk thotë kot se shoku më i mirë i njeriut është libri. Por, të shkruash një libër sigurisht se nuk është aspak e lehtë, këtë nuk mund ta bëjë secili. Ai që ka dëshirë ta bëjë këtë, duhet të ketë prirje dhe njohuri, kurse për ta vlerësuar u mbetet lexuesëve. Ne si shtëpi botuese, posa nxorëm nga shtypi librin më të ri të poetit Vahit Nasufit nga Kërçova, një emër me karakter të lartë njerzor, i cili tashmë për shumë lexues është i njohur, pasi kaloi një dekadë që në faqet e shumë të lexuarës, Zemra Shqiptare, rregullisht kemi lexuar krijimet e Vahitit, të cilët kanë lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Meqenëse ai krijimet e tij i boton në këtë faqe, vendosëm që të bëjmë publike librin më të ri të tij, i cili në vete nuk përmban poema apo rapsodi, siç ka ndodhur me librat e mëparshëm, por, në këtë libër, lexuesit do të gjejnë tema shumë interesante dhe tërhjekse për t`i lexuar.
Thasarin e tij kulturor, autori në fjalë, ua
shpalos dashamirëve të librit, sidomos brezave që vijnë pas, kontributi, apo
vepra e tij, për këta të fundit, sigurisht se do të jetë një dokument ndriçues.
Në këtë libër, Vahit Nasufi, pasi prej vitesh me familjen e tij jeton në
mërgim, një plagë e rëndë siç thotë autori, e trashëguar brez pas brezi, e cila
si duket se nuk ka fund, nëpërmjet vargjeve mundohet sado pak të ftohë mallin
përvëlues për vendlindjen e tij, të cilën e ka përshkruar fije për pe, për të
kaluarën dhe gjendjen aktuale, si dhe për aktivitet e bashkëvendasve të tij që
jetojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik. Duke çfletuar këtë libër, do të hasni
edhe në portretet e disa këngëtarëve kërçovarë, që me mjeshtri e kënduan dhe
kultivuan këngën e bukur autoktone polifonike kërçovare dhe atë burimore
folklorike, si: Lati Kaleshe, Vebi Aziri, Nasuf Jusufi, Afmet Spahiu, e tj. Në
librin e tij autori tregon edhe për një çerdhe bilbilash, siç e quan ai, fjala
është për familjen Dervishi, që kënga është trashëguar brez pas brezi.
Vahiti është adhurues i zjarrtë i folkorit, por, jo
vetëm, dhe në asnjë moment nuk i largon nga mendja e as nga zemra këngëtarët e
mëdhenj, madje për disa prej tyre ka thurë edhe vargje rapsodike të botuara te
Zemra Shqiptare, si: Sali dhe Feriz Krasniqit, Sali Manit, Tahir Drenicës,
Shyqëri Alushit, Fatime Sokolit, Demir Krasniqit, Nexhmije Pagarushës, dhe
shumë e shumë të tjerëve nga mbarë trevat shqiptare. Autori gjithmonë
shoqërohej me disa nga këngëtarët që vinin për të kënduar nëpër shumë dasma
kërçovare, dhe që i kanë kushtuar këngë shumë të bukura Kërçovës, prandaj dhe
Vahiti i deshti aq shumë, madje me disa nga ata krijoi miqësi shumë të ngushtë,
e cila jeton e shëndoshë edhe sot e kësaj dite. Autori në fjalë me një artikull
të shkëlqyer, ka bërë edhe krahasimin
apo kronologjinë e dasmës kërçovare dikur dhe sot,
që pa dyshim ia vlen të bëhet një gjë e tillë, pasi disa nga traditat e dasmave
të dikurshme edhe pse kanë pasë vlera të jashtëzakonshme, janë zhdukur fare.
Vahit Nasufi për mrekulli përshkruan për lumturitë
e Kërçovës, që në lashtësi quheshte Uskanë, për fitoret e saj historike, për
heronjtë dhe pishtarët kërçovarë, zhvillimin dhe modernizimin e qytetit, e
kështu me rradhë, por, në asnjë mënyrë nuk i harron as dhimbjet e shumë
kërçovare që fatkeqësisht në moshë shumë të re, humbën më të dashurit e tyre,
këkojmë ndjesë nga ata që e gjejnë veten këtu. Ky libër, ashtu si edhe librat e
mëparshëm nuk shitet, por dhurohet, që shihet qartë se autori nuk e ka botuar
për përfitime materiale, por, nga vullneti krujues, që siç na tha ai, se nuk e
ka ndërmend të ndalet deri sa të ketë frymën dhe mendjen! Kuptohet se nuk është
mirë të zbulohet përmbajtja e tërë e librit, në faqet e tij që nuk janë pak, ka
edhe shumëçka të lexohet, prandaj edhe ne si shtëpi botuese, dashamirëve të
librit, u propozojmë që brënda mundësive dhe dëshirës, ta lexojnë këtë libër të
mrekullueshëm pasi ia vlen pa dyshim! Banorët e Kërçovës, por jo vetëm ata, mund
të vijnë ta marrin këtë libër te shtëpija jonë botuese - FENIKS, në Kërçovë.
Vlen të përmendet se Vahit Nasufi vetëm në shtëpinë tonë botuese, deri tash ka botuar librat: "SYLYNJARËT E KËNGËS POPULLORE", "KËNGA E MËRGIMTARIT", "MALL DHE LOT" dhe "BURIMET E KËNGËS BURIMORE KËRCOVARE", gjë që meriton respekt, por, edhe që na bënë të jemi krenarë.
Kërçovë, nëntor 2019