Kulturë
Herman Çuka: T? duash ty
E hene, 18.11.2019, 10:33 PM
HERMAN ÇUKA
TE
DUASH TY
cik?l
poetik
JÉ
je
dita ime
e
bukur
dhe
e turbullt
je
jeta ime
e
ngazëllyer
dhe
e trishtuar
je
dëshira ime
përvëluese,
dhe
e ndaluar,
je
bukuria
ime
e madhe,
dhe
lotët
për
të paarritshmen
je
!
2013
VIKTIMIZIMI
kur
fillon e merr shije
brënda
mendimit
fillon
e rëndohet,
masë
inerte
lidhur
noçkës së këmbës,
e
ti mbetesh plogështi
gati
për t'u justifuakuar
se
faji është qyrku i bukur
që
askush se veshi,
e
ti më pas nuk mundesh të ecësh
pre
e gatshme për t'u shqyer
mos
e vish as nga mashtrimi
i
bukuri i vjeshtës,
se
melankolia tis i florinjtë pikëllimi
as
ikonat nuk ngjalli
nga
vdekja lyer në ngjyrë ari,
as
nga loti i rrjedhur në një "mrekulli
vajtimi"
e
viktimizmi
i
është sivëllai për së gjalli
botës
i duhesh në kronikat e stinës,
një
personazh i tillë ku të zbrazë
vetë,tërë
fajet e veta justifikuar me ty
e
këputjet e gjethes
as
dimrin mos hidh sipër si kapotë
ngrohje
të tilla sjellin "gjumin e bardhë"
si
poshtë dëborës,
"është
e vështirë";më thua,
e
di,por të them që nuk është e pamundur
të
dalësh nga apatia
mos
ia jep këtë shpresë atyre
që
të kanë futur në analet e viktimës!
2019
MUND
ti
mund t'i duash gratë:
'ti
duash mirë
'ti
duash bukur
t'i
duash shumë
t'
i bësh të lumtura
t'i
duash pak
t'i
trajtosh keq
t'i
bësh të vuajnë
t'i
bësh skllave
t'i
bësh (...)
e
mund t' i vrasësh justifikuar
për
çështje banale
por
kurrë s'ke për ti kuptuar,
aq
më pak për t'i pushtuar
se
gratë janë enigmë e komplikuar
janë
të thella si detet
fshehin
në fundet
e
qeta,
gjëra
të pashkelura,
edhe
nga vetë
perënditë
...
gratë
dinë
të duan dhe të urrejnë,
mirë
dhe shumë
se
gratë si uji dinë
të
përshtaten në formën e enës...
por
jo të rrinë në grushtin e mbyllur,
as
në pëllëmbë të dorës
"të
duash vërtet gratë,
duaj
atë që të kushton më shumë:
lirinë
e tyre në tënden,
dhe
tënden në të tyren"
këtu
nuk flas për gratë të vogla,
që
duan t'i kenë burrat
eunukë*
të dëshirave
(...)
a
e kupton që bëhet fjalë për Gratë !
pa
ato bota do ishte:
pa
tinguj pa ngjyrë
pa
shije
pa
aromë
pa
dritë
(...)
po
të ishin shuar të gjitha,
as
ti s'do kishe lindur nga një grua
2017
KËPUTJET
gjethet
këputur,i sollën kujtimin
e
manit në oborrin e Atit,
pikat
e shiut,lotët e mëmës për birin,
që
pat mbledhur ullinjtë
në
bahçet e Corinti-t
oh'
ç' brengë pat shpirti,
kur
doli nuk iku,mbeti
mbi
gjethet e fundme të manit
me
dëshpërimin e Atit,
braktisur
nga fëmijët e lindur,të birit
sot
bëhet festë,diku martohen fëmijët!
shtëpia
e vjetër,heshtur kafshon dhimbjen
e
braktisjes,
e
paftuara në gostinë e gëzimit
t'a
patën ditur të vdekurit
e
saj se do përtypnin
bukën
e dheut,nuk do iknin
të
mblidhnin ullinjtë në bahçet e Ulixes-it,
peng
lënë thonjtë,të ushqenin fëmijët
sonte,këputen
lidhjet nga pulsimet e gjakut,
si
në të verdhën e Gogh-veshkëputurit
e
gjethet e manit prerë në oborrin e Atit,
ku,u
patën penguar shpirt' i drurit dhe i burrit
2019
TË DUASH TY
si
të bësh dashuri,
nën
një stuhi
vere
të zjarrtë
buzëputhur
vetëtimën
ndërsa
qielli
kafshohet
me tokën
në
zjarrmi-zëmëratë
në
një ditë të tetë
thjesht
për ty sajuar !
2013
DIKUR
në
qytetin tim të largët
është
kohë e gështenjkës!
kaushët
si kupat mbretërore
plot
me të pjekura provokojnë
në
avuj erëndjellës
magjepsur
qyteti në këtë stinë
ngjyrë
ari,
si
stinë ethesh floriri
shuar
në flakën e verës
prej
rrushit gërqinjë,
për
çmendurinë e gështenjkës
kur
jepet në hapjen e buzëve të pufkës
bërtet
me zë lajkatar
shitësi
ambulant hokatar,
se
në këtë stinë,nuri i tymosur i lakmohet
më
tepër se nuri melankolik që profetizon poetët
aromë
vjeshte
ngjyrë
po vjeshte,
në
nudo,muzë,
jo
vetëm e poetëve,
e
tërë soit të artistëve
në
qytetin tim kohë e gështenjkës,
mbretëri
e shijes,
e
hershme, që nga soi i paganes
ku
rreth zjarrit nën qiell të hapur
"yshtej
"në rimë,çdo këngë dashurie
*
sikur
të lexohej poezia
me
dëshirën e pa ngopur si të stomakut,
të
paktën si fillim dhe mbi kaushët
prej
vjeshte,
këta
tiranë prej letre,
ku
përcëllohen vargjet
dhe
shpirt' i poetit,
i
mbetur pezull në rënie,
në
qytetin tim të largët
me
qytetërimin tim të hershëm
sikur
!