Kulturë
Alfred Papuçiu: Akademiku Bedri Dedja
E diele, 24.11.2019, 12:08 PM
Akademiku Bedri Dedja - Baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë
Nga
Alfred Papuçiu
Gjithmonë
njerëzit e mëdhenj të çdo kombi qofshin karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë
tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore. Unë kam pasur
fatin gjatë jetës sime të kem pranë figura të tilla të shquara të gjuhësisë,
profesor Mahir Domi i cili më ndihmonte me zemërgjerësinë dhe thjeshtësinë që e
karakterizonte, si edhe tim atë, për të
ecur në rrugën e gjatë dhe të vështirë të publiçistikës dhe letërsisë. I tillë
ishte edhe « xhaxhi » Bedriu për mua, siç i thërrisnim ne, që herë pas here
shihte shkrimet e mija para se t’i botoja. Ai më dha kurajo gjatë jetës sime,
sidomos pas vdekjes së tim eti . Me fjalët e tij të urta të një psikologu e
pedagogu të shquar, më shtynte të shkruaja, si një terapi e mirë pas lodhjes së
ditës, më dërgonte herë pas here letra, më telefononte apo më vinte dhe i
shkoja për vizitë në Gjenevë apo Nëshatel,
për të botuar në një vëllim refleksionet e mija tek të cilat ai nuk
donte të vinte asnjë presje. Botuam së
bashku « Përrallat e Zvicrës » dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht të cilat lexohen
jo vetëm në Shqipëri por edhe në Zvicër dhe gjetiu. I kam përkthyer disa
artikuj të tij në frëngjisht me » postulata » domethënëse për të rinjtë nga
Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Zvicër, për sjelljen e tyre të edukuar në
një vend që i kishte pranuar në gjirin e tij. Vitin e Ri të fundit, para
vdekjes së tij e kaluam sëbashku familjarisht në Nëshatel të Zvicrës ku banon e
bija. Aty kishte ardhur dhe i biri, Taulanti dhe të afërm të tjerë. Kujtuam të
kaluarën se sa ka bërë ai dhe e shoqja e përkushtuar, Pandora, për të ndihmuar
nipër e mbesa që të merrnin sidomos rrugën e artit etj. Gazeta zvicerane «Le
quotidien Jurassien» e Zvicrës e ka cilësuar Bedri Deden si personalitet
shqiptar me zë. Vitet ikin dhe ai sot do të kishte 89 vjet.
Në
lidhjen e mëposhtme po jap për lexuesit një shkrim të Agim Devës, në përkujtim
të Akademikut Bedri Dedja.
Alfred
Papuçiu, Gjenevë, më 20 nëntor 2019