Kulturë
Gjon Keka: Dy europianëve të mëdhnjë që nuk i dihet varri
E enjte, 21.11.2019, 09:00 PM
Dy europianëve të mëdhnjë që nuk i dihet varri
Nga
Gjon Keka
Europianët
e mëdhenjë që u varrosën si të thjeshtë dhe që nuk i dihet varri janë Gjergj
Kastrioti dhe W.A.Mozart.
Dy
gjenitë e Europës që i dhanë asaj nga vetja e tyre njëri Idenë e Unitet
Europian ,ndërsa tjetëri shpirtin europian të Artit Muzikor që i këndohet idesë
së një Europë të Bashkuar dhe në paqe.
Europa
nuk mund të mendohet pa këta dy gjeni, sot Imazhi i Artit muzikor Europian
është Mozarti, ndërsa themelin e civilizimit e ruajti dhe mbrojti Gjergj
Kastrioti që sot Europa qëndron në shtratin e vlerave të saj humane
,demokratike dhe në Union. Me këta dy gjenitë identifikohet Europa dhe
civilizimi i saj.
Mozart
vdiq më 5 dhjetor 1791 në moshën 35 vjeçare, dhe u varros në një varr të
thjeshtë.Sot e kësaj ditet nuk specifikohet se ku është vendvarrimi i tij. Ai
në fakt vdiq nga ethet në moshë të re, dhe thuhet se ai u helmua ,sikur që
dihet kjo ende dhe sot është e pabazuar, por thuhet se ai vetë pak para vdekjes
i kishte thënë Konstances këto fjalë: „Sigurisht, ata më helmuan“
Ndërsa
Gjergj Kastrioti vdiq më 17 Janar 1468 dhe u varros në një varrë të thjeshtë.
Edhe vendvarrimi i tij nuk specifikohet se ku saktësisht, pasi dihet që ai
është varros në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë por vendi i varrimit nuk
dihet.Edhe Gjergj Kastrioti vdiq nga ethet në moshën 63 vjeçe,edhe për të
thuhet se u helmua, por faktet mungojnë deri më sot, edhe pse ajo mund të jetë
e vërtetë duke ditur se ai në atë kohë ishte bërë figura me të cilën
identifikohej vetë Europa si kontinent , ndoshta e kanë helmuar edhe atë njësoj
sikur që thuhet për helmimin e Mozartit të Madh.