Kulturë
Hysen Dizdari: Shpendët në pullat postare (1913-2018)
E premte, 22.11.2019, 09:59 PM
LIBRI SHPENDËT NË PULLAT SHQIPTARE (1913-2018)
ME AUTOR HYSEN S.
DIZDARI
Filatelisti
Hysen S. Dizdari, studiues dhe kolecionist i apasionuar i pullave postale
shqiptare, anëtar i Shoqatës
Ndërkombëtare të Autorëve dhe Gazetarëve të Filatelisë - AIJP, është autori i
disa veprave filatelike specialistike dhe antikuare, të botuara në gjuhën
shqipe dhe në anglisht, vepra që janë mirepritur dhe vleresuar nga publiku
shqiptar dhe i huaj.
Me këto vepra Hysen
Dizdari, ka pasuruar literaturën filatelike shqiptare dhe atë boterore, që i ka
akorduar çmime vlerësuese dhe medalje.
Me dedikim
pasionant dhe me profesinalitet, studiuesi Hysen Dizdari, ne tre vitet e fundit
ka botuar pese vepra filatelike:
Flora dhe Fauna detare në pullat postare 1913-2017 (shqip-anglisht).
Vlerësuar me
medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella
Balsamo – Itali
Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).
Vlerësuar
me “Large Vermeil medal” ne Ekspozita Kombëtare të Botimeve Filatelike me
pjesmarrje ndërkombëtare, në Verona Itali ne vitin 2018.
Vlersësuar me
“Vermeil grande” në Ekspoziten Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo
– Itali
Nënë Tereza në pullat postare (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2018.
Vleresuar me
Medaljen e Argjende ne Ekspozitën Botërore të Pullave Postare në Wuhan – Kina
më 11 – 17 janar 2019.
Vlerësuar me
medalje “Vermeil Grand” në Ekspoziten Ndërkombetare te filatelise ne Cinisella
Balsamo – Itali
Arkeologjia në pullat postare
1913-2018 (shqip-anglisht).
Vlersuar me
medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të filatelisë në Cinisella
Balsamo – Itali
Shpendët në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2019
Në
vitin 2019, Hyseni iu prezantua publikut me veprën “Shpendët në pullat postare 1913 –
2018”, për të rifilluar në vitin e ardhshëm me botime, me tematika të reja të
pullave të shumta shqiptare.
Shqipëria
ka një pozitë gjeografike të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik dhe në detin
Mesdhe. Relievi i saj është i pasur me male, pyje, kodra, fusha, lumenj,
liqene, dete, me një florë dhe faunë të larmishme, e cila dallohet për një
shkallë të lartë biodiversiteti, ku jetojnë disa nga lloje shpendësh të bukura
e të rralla.
Fauna
shqiptare dhe veçanërisht shpendët, janë pasuri e madhe natyrore e vendit tonë,
që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, për mbajtjen
pastër të mjedisit natyror, mbrojtjen e bimëve bujqësore, pemëve frutore dhe
pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Libri
ndahet në tre pjesë :
Pjesa e parë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1913-1990
Pjesa e dytë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1991-2018
Pjesa e tretë: Albumi i emisioneve të pullave të emetuara në vitet
1913-2018
LIBRI-ALBUM:
Shpendët në pullat shqiptare jep në mënyre të përmbledhur mbi 80 pamje të shpendëve në
vendin tonë dhe qe janë emetuar nga Posta Shqiptare në pulla postare gjatë
viteve 1913-2018.
Libri
është një guide e rrallë mbi shpendët shqiptare dhe ka për qëllime:
- T’iu
shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme për të
studiuar e njohur më mirë dhe sidomos, për të rritur kujdesin e dashurinë e
tyre për shpendët e vendit tonë.
- T’iu
shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe reklamuar vizitorëve shqiptarë
dhe turistëve të huaj pasurine faunistike dhe turistike që ka Shqipëria,
veçanërisht me disa nga llojet autoktone të zogjve dhe të shpendëve në trojet
tona.
- T’u
shërbejë studiuesve, biologëve, punonjësve të agjencive shtetërore të pyjeve,
të turizmit dhe zonave të mbrojtura për të marrë të gjitha masat e duhura
ligjore, për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjëshme dhe nga dëmtuesit e faunës,
veçanërisht shpendët më të rrallë shqiptarë.
- T’u
shërbejë filatelistëve shqiptarë për të rritur interesin e tyre për
koleksionimin e pullave shqiptare me temë florën e faunën dhe llojet e
shpendëve, të cilët jetojnë në territorin shqiptar.
- Tu
shërbejë filatelistëve të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin
e pullave postare shqiptare në tërësi dhe për të njohur faunën, sidomos llojet
e shpendëve që jetojnë në Shqipëri.
Redaksia e ZemraShqiptare.net