Kulturë
Kostandin Vogli: Albina Idrizi dhe njerëzit e kohës sonë
E shtune, 23.11.2019, 05:00 PM
ALBINA IDRIZI DHE NJERËZIT E KOHËS SONË
Mbi
romanin “Përsëri Mars”
Nga
Kostandin Vogli
Me
romanin e Albina Idrizit u njoha së pari në bisedat gati të përditëshme që
bëjmë ne, një grup krijuesisht të Klubit të Krijuesve Jonianë në takimet e
zakonëshme tonat, gati të përditëshme në mëngjes. Në këto takime nëpër biseda
“shfletojmë” librat e porsabotuar të
miqve dhe shokëve tanë dhe me dashamirësi u “bëjmë” analizën, duke e
ballafaquar edhe me mendimet e kolegëve
që kanë shkruar për ta. Kështu ndodhi që njohja me botimin e librit “Përsëri
Mars” të Albina Idrizit u shoqërua edhe me dy shkrime, që zgjeruan diapazonin
e bisedës sonë. Ishin përsiatja e poetit
dhe studjuesit Timo Mërkuri dhe analiza e Pr. Dr. Fatmir Terziu.
Duke
e lexuar librin krijova bindjen se Albina ka realizuar një roman dinjitoz me
emocione të njëpasnjëshme, me personazhe të paktë por që të ngelen të skalitur
në kujtësë. Nuk e di pse mu kujtua thënia e
Pettersen: “Një shkrimtar nuk mund të jetë më i mënçur se libri që ai ka
shkruar” , porn ë qoftë se do ta përafronim këtë për librin e Albinës, duhet të
pranonim një “zgjuarsi” dhe talent në rritje të kësaj autoreje, talent që
natyrshëm e admiron. Sigurisht që shkrimtari pasqyron me realizëm atë që ka më
të njohur, apo më të afërt. Prandaj ndjehet edhe më komod në ndjenjat e tij.
Albina ka konceptimin e të bukurës reale dhe nëpërmjet penës e ka sjellur pranë
nesh në librat e saj.. Një kërkesë imperative
i bëhet kërkimi i së bukurës. Këtë e kam vërejtur edhe tek romani tjetër i saj
“Hija e kullave”. Autoria udhëhiqet tërësisht nga filozofia ekzistencialiste,
prandaj njeriun e vendos në qëndër. Por tema
e mbijetesës se njeriut në kushtet ekstreme që përafron jeta bëhet
mbizotëruese në krijimet e saj. Shkrimtarja Albina është shumë punëtore, shumë
e qetë dhe duket se nuk e ndien lodhjen, në kuptimin që niveli artistic I
saj është në rritje gjatë gjithë romanit dhe nuk pëson “rënie” në fund të
librit, siç ndodh rrëndom..
Një
shëmbëll i tillë është romani për të cilin bëjmë fjalë. Romani është një
zgjidhje e bukur estetike, e ndikuar nga përvoja e letërsisë botërore. Ndaj
autorja në këtë roman si qytetare, si
njeri i mendimit paraqet ngjarje dhe situata tronditse përmes penës. Idetë në
roman janë të shumta. Mund të veçojmë disa prej tyre. 1- Një plagë e rendë në
jetën shoqërore është varfëria, e cila kërkon sakrifica të shumta. 2-
Lakmimtarët e sëmurë nuk shërohen pa përfituar nga të tjerët. 3- Mentalitetet
dhe psikologjia konservatore janë pengesë për përparimin. 4- Zakonet dhe
traditat të trashëguara në breza, si përshëmbell ndërtimi i varrezave për sa je
gjallë, bëhet pengesë për një jetë më optimiste. 5- Filozofia popullore ka
gjetur zbatim në roman. 6- Shumë plagë të së kaluarës duhen mbyllur duke
ngritur zërin fort për një jetë më të përparuar dhe pa dhimbje.
Shkrimtarja
Albina Idrizi anës strukturore të romanit i ka kushtuar shumë vëmëndje. Këtu
spikat talenti i saj. Ajo e ka krijuar përvojën vetiake krijuese. Në prozë e në
poezi ka shtruar një trase të saj në të cilën ecën e sigurtë dhe me
“shpejtësinë” që kërkon koha.
.
Në këtë roman autoria ka përthithur mendimet dhe zakonet e krahinës ku bëhet
fjalë, apo edhe më tej. Zakonet në një popull janë gati të njëllojta. Ajo nuk i
ka thënë të tëra. I ka lënë që lexuesi të thellohet dhe të nxjerrë vet idetë
dhe mesazhet. Jeta zhvillohet edhe në formë spirale, ashtu si ajo bregorja me
vorrezat spirale deri në majë. Por nuk duhet të flasim për jetën e përtejme.
Por për jetën reale që duhet të bëj njeriu.
Autorja
mund të themi se kapërjetuar fakte historike që i ka shndërruar në detaje
artistike. Tablotë me personazhet apo edhe peizazhi pessimist e paraqet
qartësisht realitetin. Në atë zonë të caktuar ku zhvillohet ngjarja, nuk
spikatin vetëm bukuritë apo pjesa e pistë. Jo vetëm njerëzit e drejtë, por edhe
ata që trazojnë ndyrësira dhe që prishin natyrën. Gjithë veprimi lëviz brënda
hapsirave të komunitetit pa dal jashtë caqeve të saj. Aty ka dashuri, urrejtje,
tradhëti, lakmi, zili e tjera. Por Albina qëndron koseguente në tregimin
narrative, duke na bërë gati të reale fantazinë e saj.
Në
roman ka mënçuri dhe një botë të pasur sidomos në tipizimin dhe individualizmin
e personazheve. Vet Albina ka një shpirt të lirë që i fluturon e drejtuar nga
rrezet e arta të diellit. Në atë perkëdhelje shpirtërore shikon me optimizëm
një rrugë të ndritshme në ato malet e saj, në ato lumenjë lëndina e bregore.
Ajo përshkruan një komunitet në një rreth të ngushtë, pa u hapur më tej, se si
zhvillohen ngjarjet në ato shtëpi të vogla apo të mëdha, në rrugica, restorante
e deri në vorreza. Ajo ndjehet e kënaqur duke na prezantuar me ambjentin
rrethues, me njerëzit përbrënda dhomave të vobekta të Gëzimit apo të Metit.
Albina duke rendur nëpër atë komunitet na mbush me emocione. Futet në rrjedha
të shumta ngjarjesh të pa zakonta të çmëndurisë së njerëzve të asaj krahine ku
ka qëndruar Albina që po i sodit dhe përshkruan, si çmënduritë e njerëzve të
kohës së kërkuar. Për të shijuar përsëgjalli, kohën e padëshiruar të pasvdekjes.
Shumë emocione ndjen dhe kërkon freski gjatë leximit të romanit, sepse
shkrimtarja që gdhënd fjalën dhe fjalinë e përshkruan me mjeshtëri. Ajo në këtë
roman “Përsëri Mars” e ka derdhur talentin e saj si ujët e freskët të krojeve
që në momente kujtohen me nostalgji dhe sidomos në ato vënde nostalgjike ku
vazhdon ngjarja me vëmëndje. Dhe në vëmëndjen e saj na fut edhe neve si lexues.
Të bën shumë përshtypje letra që Gëzimi lexoi në instagramin e Lidës. Aty
Albina arrin të na mbush mëndjen se është një shkrimtare e fjalisë artistike. E
një mendimi filozofik për evolucionin, i cili nuk arrihet ashtu si duhet, sepse
nuk ta shuan etjen. Sepse nuk e mendojmë saktë nga erdhëm. “Kemi mangësi”-
shprehet Albina dhe nuk arrijmë dot. Mënyra e qëndisjes së fjalisë artistike
arrin kulmin. Mjafton të lexosh aq faqe dhe të njohësh e të vlerësosh
shkrimtaren Albina. Po ashtu edhe letra e pabotuar e Lidës që i drejtohet një
redaksie, e cila kishte ngelur ashtu si edhe poezitë e saJ të strukura palosur
në mes të një faqe libri, megjithëse në poezitë e saj tregonte një farë
talenti. Edhe kjo letër tregon se Albina ka një shpirt artistik. Fjali të
lidhura njëra me tjetrën si me zinxhir që nuk shkëputen. Çmënduria njerëzore
arrin kulmin kur nuk mendojnë më për këtë jetë që po bëjnë, duke e lënë qytetin
masivisht dhe të shpërqëndruar vijnë vërdall rreth një bregoreje, pronë e
Gëzimit, të cilit i shkoi mëndja ti shes ngastrat e vogla për varre, ku
propozimi i pare i vjen nga një qytetar në gjëndje të mirë. Nga kryetari i komunës.
Dhe ai kërkoi majën e bregores. Dhe kështu pozicjoni kthehet nga ajo bregore,
në luftë për të zënë pozicionet më dominuese për të mbizotëruar tek më të
vobektët sipas profesioneve. Por arritja e asaj maje shtoi zilinë tek Agimi. Se
ai vend varri nuk i takonte kryetarit të komunës, por atij. Kryetari sipas
disave pritej të vdiste, sepse vuante nga një sëmundje. Kjo frikë e vdekjes së
shpejtë të kryetarit, e detyroi Agimin ta arrinte atë që kërkonte vetëm duke
vrarë veten. Një marrëzi të cilën e ka realizuar me fantazinë e sajë Albina.
Shkrimtarja largpamëse e çvendos jetën e përditëshme, biles dhe të natës, rreth
e rreth vorrezave në ndërtim. Aty edhe hanin edhe pinin. Ajo i simbolizon me
improvizim buffetë e vogla, tepsinë me petulla të ngrohta mbi kokën e shitsit,
kafenetë, mikrorestorante për ushqime të shpejta. Sheshin e qytetit e ka
zbrazur. Dhe jo vetëm ato, por edhe librashitsi është zhvendosur nga qëndra.
Aty lexoheshin titujt e rinjë duke zëvëndësuar ato më të vjetrat. Ato
ndryshoheshin ashtu si ndryshonte dhe jeta. Sigurisht që çdo veprim shoqërohej
me zhurmë. Marrëzia prodhon pisllëk, llum, djersë të rendë ndjellvjellëse, por
sa më lart dhe aq më shumë zëra, potere, sharje të pista, britma të frikshme që
përfundonin nganjëherë me qarje. Një rrëmujë e vërtetë. Më me keqardhje
përshkruan shtëpinë e varrmihësit Meti, i cili priste vdekjen e vajzës dhe
përgatiste edhe ai varrin e saj, ku në pllakë mermeri po gdhëndëte flutura. Por
përse e prisnin vdekjen me gëzim. Çfar i detyron ata njerëz që të ndërrojnë
jetën me kënaqësi dhe të përpiqen se kush ta ndërtoj varrin sa më të bukur e sa
më shpejt. Ai popull sipas shkrimtares e kishte një arsye, apo ndofta shumë.
Kishin një klithje përgjëruese hipnotike. Kishin depresionin dhe apatinë.
Agimi
e fitoi varrin në majë të piramidës, pas vetvrasjes që mund ta cilësojmë si një
(vetë)vdekje me kënaqësi, vetëm pse kapi majën. Por duhet të theksojmë se Agimi
gëzoi varrin, ndërsa kryetari gëzoi jetën. Dhe jeta duhej të vazhdonte. Disa me
marrëzi kërkonin të papërkryerën. Ndërsa Gëzimi me Lidën u larguan nga ajo
rrëmujë e radhitjes së varreve sipas profesioneve dhe pasurisë, i lanë larg
ato. Edhe turmën e njerëzve. Romancjerja i nxorri në një vend të bukur të cilën
e kishte zgjedhur Gëzimi. Këtu do ta ngremë shtëpinë tone dhe jo varre. Këtu do
ta ndërtojmë jetën. Do të rritim fëmijë. Dhe aty era nuk sillte erëra të
qelbura, por aroma të këndshme.
Duke
lënë mbrapa të shkuarën, parashihet e ardhmja, vizioni, liria. Liria e munguar
universale. Ajo që ka munguar, më shpresdhënësi. Gëzimi dhe Lidia që kishin
humbur besimin dhe ishin zhgënjyer, parashikuan të ardhmen, duke u larguar nga
pisllëku. Ata dolën në drite. Dolën në Mars e cila do tu sillte pranverën.
Albina një shkrimtare largpamëse, me fjalitë e saj artistike në këtë vepër
fantastike na jep shumë mesazhe, ku lexuesi duhet të nxjerrë mësime
gjithëpërfshirëse me vlera njohëse dhe ndikuese. -Mos e prishni jetën e
trashëguar, kur nuk jeni në gjendje të ndërtoni një jetë tjetër dhe vazhdimësi
më të mirë. -Mos e kërkoni humbjen e tjetrit, sepse thotë një fjalë popullore,
“fundi llagaron”. Çdo njeri nuk e parashikon dot fundin e tij. -Pushtetin e
pakufizuar nuk duhet ta gëzojnë njerëz që s`kanë vlera morale dhe nuk kanë
dinjitet brënda komunitetit ku jetojnë. -Mos e helmoni jetën me çerdhet e
shpifjeve, lakmisë e zilisë sepse mbjellin babëzinë. -Jetën e mire do ta
gëzojnë njerëz të drejtë që nuk kanë lakmi dhe zili. Dhe akoma mesazhe ju
siguroj se do të nxirrni nga brënda romanit. Albina ashtu e ka ndërtuar
romanin, gjithë mesazhe. “PËRSËRI MARS”. Jeta vazhdon. Përtërihet pa ëndërra
çudibërëse, pa dhimbje, pa lakmi e zili, por me dashuri që duhet përjetuar
sepse jeta ka nevojë për njerëz vizionar dhe të mënçur, për të krijuar përvojën
positive të përfituar në kohë e hapsira, për të fituar qytetarinë si aksioma
bindëse. Të uroj Albina Idrizi suksese dhe besojë se roman tjetër të arrirë do
të na dhurosh. Dhe ne presim me besim dhe kënaqsi librat tuaj.