E merkure, 09.10.2024, 01:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Sotiraq Spirollari: Gruaja është si piano

E diele, 15.12.2019, 11:13 AM


Sotiraq Spirollari (Richi)

Gruaja është si piano

Si foshnja mbi thithkat e nënës,

rrëzohen mahnitjet e tokës mbi shtratin e pianos.

Gruaja është piano,

piano është engjëll,

ku luhet çdo notë, krijohet çdo tingull e derdhet melodia e frymës së saj.

Meditimet e myshqeve, drithërimat e natyrës

marrin jetë mbi shtratin e pianos me aroma të fshehta,

si gjinjtë e gruas mbi mëndafsh të bardhë.

Le të vendosim piano kudo,

në sheshe, në aeroporte,

në oborre shkollash

në holle hotelesh...

Të ëndërrojë mendja përtej arsyes,

Në honet e shpirtit të zbresë melodia,

Të humbë zemra në dritën e saj.

Gruaja është piano,

piano është engjëll e mbledh kohën në tinguj,

dritën më të kaltër se një yll,

më ëmbël se kaq s’ka ku të shkojë,

gjethet e djegura bëhen qershi të murrme...

Gruaja është piano,

hapësirë në rrethin e përjetësisë,

ku asnjë urrejtje nuk mund të kalojë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora