Kulturë
Brahim Avdyli: Dhembja që nuk falet
E merkure, 18.12.2019, 09:42 PM
DHEMBJA QË NUK FALET
Recension
për përmbledhjen e poezive të poetit Qazim Berisha, „Nuk ta fali dhembjen“,
Lena Grafik, Prishtinë 2019.
Nga
Brahim AVDYLI
Të shkruash një recension për poetin e mirë, mikun tim të
dhembjes, z. Qazim Berisha, i cili,
në tërë krijimtarinë e vet i vie dhembja
e përhershme si një parabollë e të dhënave poetike nga intertekstualiteti i
poezive, të cilat na bashkojnë prej dy këndeve të Kosovës, jo vetëm se banojmë
në një vend, por njihemi që moti, nga Barileva, Fushë Kosova e Prishtina. Të
imponohet vetvetiu premisa e tyre dhe duhet që t`i lexosh këto poezi, me qëllim
të një studimi, të përmbledhura në këtë vëllim, i cili është mjaft i gjerë.
Ne, do të kalojmë nëpër majat e artit të shkruar, d.m.th.
nëpër disa poezi të tij, pa i vërejtur të gjitha, në tërësi, duke i lidhur me dhembjen, e cila asnjëherë
nuk falet! Dhembja, pra është ajo që i lidhë pjesën dërmuese të poezive,
madje si titull vie që në përmledhjen e dytë, por edhe te përmbledhja më e re. Marrë në përgjithësi, dhembja
është një tërësi e parandjenjave të poezisë së tij, sikurse ka qene edhe
intuita ime e tërë krijimtarisë së gjerë letrare e artistike, krahas anëve të
tjera të shqetësimeve krijuese gjatë tërë jetës. Dhembja gjenë vend edhe në
përmbledhjen e parë. Po e marrim kështu përmbledhjen e parë, të botuar që në
fillim, „Lot gjaku“, poezi,
Prishtinë, 1995, i cili është libri i tij i parë, para Luftës Çlirimtare të
Republikës së Kosovës, e cila u
kushtohet 105 martirëve e dëshmorëve, të rënë gjatë përpjekjes së tyre, në një
periudhë prej vitit 1981-1991. Vetë ky libër i parë na vjen si një preokupim dhembjesh e përkujtimesh me gjakun e zemrës së tij poetike, të bashkuar intermedialisht
me sakrificën suplementare e determinate të 105 dëshmorëve e martirëve, me jetën
e tyre të dhënë drejt lirisë, por duke u njësuar me ta, pa e marrë parasysh
shprehjen poetike se dhembja për ta është
sakrifica më madhe e tij.
Nëpër të gjitha këto përplasje dhune midis vdekjesh e
jetës, nëpër të gjitha dramat, gjallë përbri kësaj vdekjeje, i përjetonte ai
këto humbje madhore, por nuk mund të vdesësh, madje në asnjë rast, sepse poeti
e kishte për detyrë që ta përcjellë e të thotë tërë ate që nuk mund ta thuanin
ata të cilët e jipnin jetën e tyre si sakrificë. Këtë gjë na e dëshmon, pikërisht,
Qazim Berisha me krijimtarine
shumëvjeçare, qoftë si pedagog, qoftë si bashkëkohës apo mik i përbashkët i
tërë kësaj përballje të dhunshme. E tërë krijimtaria e tij është e
shumëllojshme. Ajo vie si shprehje në shembëllin e krijuesit të kësaj bote.
Këtë na e dëshmon edhe përmbledhja e dytë poetike, e
botuar që në vitin 2005, dhjetë vjet pauzë
nga krijimtaria, „Në zemrën time
banon dhembja“, apo vepra e dhjetë, „Nuk ta fali dhembjen“ , që do të botohet sivjet,
në dhjetor 2019, e cila del nga botimi njëkohësisht në 66 përvjetorin e lindjes
së tij.
Përveç faleminderimeve për këtë përvjetor, na sillet
sintagma e dhembjes. Kjo sintagmë na tregon se dhembja, sikurse të gjitha
ndjenjat, është tipar i zemrës, e cila e ndjenë përherë. Pastaj mendja i bluan
mendimet e njeriut, në këtë rast të pedagogut e poetit, krahas të tjerave, me
gurin e mullirit lirik të poetikës së tij. Pra, në këtë pikë lidhet e
përmbyllet kjo sintagmë, e cila vie si baraspeshë artistike e krijimtarisë së
tij.
Vragat na bëhen në zemër dhe zemra është ajo që rrahë
jetën si ora, deri sa të jeshë i gjallë; i përjetëson të ligat dhe të mirat e
jetës, për të cilën vijnë pushtues pa shpirt e zemër, si bishat, dhe i bien
jetës kudo; por zemra e madhe i duron plagët më të rënda të saj, si vdekjet që
parakalojnë përbri jetës e të shikojnë me të gjitha përvuajtjet e tyre dhe
sakrificat, edhe me jetë. E kam përvojë të gjallë të tërë krijimtarisë sime.
Prandaj, këtë plagë e këto vraga i kuptoj si vulë e rëndë e pushtuesit të
mbramë serbo-sllav, si patkoin e rëndë të hekurit mbi kokën tonë, pra goditjen
më të rëndë që e ka pasur pushtusi, nga e cila edhe Qazim Berisha ka vuajtur e do të vuajë tërë jetën, qoftë gjatë
humbjes dhe rënies së vetëdijshme të vëllait të tij, profesorit Selim Berisha, rënies
së tij si hero kombëtar, të shprehur edhe në fejtonin „Rënia e profesor Selim Berishës“, në gazetën „Albania“, Tiranë, 1999, por edhe në poezinë e kësaj vepreje, „Fli i qetë vëllai im“, të shkruar me
rastin e shpalljes si „Hero i Kosovës“,
në njëzet vjetorin e rënies së tij, më 20 mas 2019, që të flinte i qetë në
shtratin e përjetësisë, sepse Kosova po e pranonte de Jure e de Facto aktin e
tij sublim.
“…Këto riga të syve
Nuk janë lot ligështie
Por janë riga malli…” – thotë poeti,
pas 20 pranverave pa të, sepse gjaku i tij
ngritej si shpirti i feniksit, me zjarr të gjallë, anë e përtej kohërave. Gjaku
i heronjëve ndrit si dritë e bardhë. Nga poezia paraprake, “Ju jeni vetë liria”, poeti thot se kur askush nuk e dëgjoi
kushtrimin e atdheut, e dëgjuan vetëm luftëtarët e vërtetë, të cilën e lëshonin
ata të cilëve u rrahte zemra për atdheun. Krijuesi i kësaj bote i kishte
sjellur edhe ata në këtë jetë. Në zemrën e tyre banonte pikërisht dhembja, e
cila paraprakisht i ndjente këto vale të turbullta. Kështu qenë të gjithë dëshmorët
e lirisë. Në një pikë kohore do t`i dilnin zot Atdheut. Do të kërkonin të
shpaguanin demonët e nëntokës me forcën e shpirtit të tyre, me plumbat e
lirisë, si rrezja e diellit. Kështu, do t`ia kthenin kuptimin e jetës.
Nuk dua t`i bëj një analizë tematike
dhe eseistike të poezisë së këtushme, të figurave e të vargjeve, madje asnjë
poezie të kësaj vepreje, pos përmbjatjes ideore, e cila lidhet me lajtmotivin
ideor të veprës në fjalë. Nuk do mund të kuptojmë punën e qëllimtë të UDB-së, të cilën na e rikujton poetikisht poeti, me poezitë
e tij. A janë të mira apo nuk janë të mira nuk po i gjykojmë, por këto vargje janë
mjaft të qarta. Ndonjeherë kemi ndër to edhe metafora apo figura të tjera. Por,
po ndalemi në një shënim, në fund të poezisë, “Nxënësve të mi”, kur për herë të parë, në vitin 1991, nxënësit e klasës së VIII-2, të
shkollës fillore të Barilevës "Ali
Kelmendi", i grisin librat dhe fletoret e gjuhës serbishte, në prezencën
e arsimtarit të serbishtes; i thanë JO gjuhës serbe, sepse Kushtetutën e
Kosovës e patën suprimuar pikërisht ata dhe na i patën marrë të gjitha të drejtat.
Kujdesar i kësaj klase ishte Qazim
Berisha, i cili di të krenohet me ta, sepse si një edukator i kishte mësuar
dhe edukuar ata si nxënës të veçantë, të cilët e kuptonin se çka është
padrejtësia.
Të gjithë dëshmorëve e martirëve të zgjedhur nëpër këtë
udhëtim vargjesh, deri te ideologu i parë, heroi i kombit, prijetari luftës
sonë në Kosovë, Metush Krasniqi, e deri sa edhe në mitologjinë heroike shkon
deri te Gjegj Elez Alia, i cili, edhe si emër na i lidh tre kolosë të
njerëzimit: Gjergjin, që është mbreti i të gjithë shqiptarëve, Gjegj
Kastrioti-Skenderbeu, dhe si emër Gjergji është shqiptar e të tjerët e quajnë
“gjorgj”; Elezin, që është shqiptar, por në kombet e tjera e ka një rrotacion
të bashkëtingëlloreve dhe zanoreve në “Elsner”, dhe janë të veçantë; së fundit
Alia, i cili del edhe si luftëtar, madje në mitologjinë pellazgo-ilire, por
edhe islame, Hazreti Alia, të cilët janë kurrejsh, barabar me kuretët
pellazgo-ilir, të cilët sot gjenden në Venedik, Alpe e Zvicër, si retoromanët.
Ndër nëntë plagë zgjohet përherë i gjallë në luftë me bajlozin! Edhe numri nëntë
është numër i Zotit. Poeti thot, se të gjithë “veprimtarët” po e çojnë ujin në mulli të armikut, se Kosovën dëshirojnë
ta bëjnë një paçavër të djallit, pas sa vite të luftës e të rezistencës sonë. Me
luftë fitojmë, por me paqe na gllabëron djalli, me dredhitë e tij të prapta e të
pandalura...
Vargjet janë të mbushura me dhembje e lot. Poezia me këtë
titull është e shkruar, më 26 nëntor 2019. Ajo i kushtohet tërmetit të madh në
Shqipëri. E tërë shqiptaria dhe bota perëndimore, por edhe shtetet arabe dhe të
lindjes ngriten në këmbë për të ndihmuar këtë popull. Kjo është vetë tragjedia.
Dhe, flamurin e Shqipërisë e pranojnë edhe shtetet arabe dhe e ngrisin në
qendra qytetesh, si solidarizim me dhembjen e sakrificën e madhe të shqiptarisë
e të botës perëndimore. Poeti, me lot në faqe shpërthen:
„E rëndë shumë e rëndë
Me dhembje e pikëllim
Është mbështjellur Shqipëria
Dhe tërë shqiptaria…“
(Nga poezia, “Dhembje
e lot” )
Nuk ka nga të shkojë dhembja e poetit, pos të shpërthejë
me lot. Me lot nuk tretet pikëllimi. U bë çka u bë, por vragat janë të thella.
Shërimi i tyre në zemër nuk mund të bëhet, as jetët e përfunduara në tragjedi
nuk mund të shlyhen nga zemrat delikate të njerëzve, që i ka lindur natyra të
këtillë.
Shpirti i poetit rri gjithnjë i trazuar. E përcjellim nga
poezia në poezi dhe pikërisht këtë ndjenjë dhe e ndjejmë fuqishëm, qoftë edhe
në poezinë me të njëtin titull, “Shpirti
i poetit”. Poeti shkruan:
“Nga optika e të vërtetës e sheh jetën
Vargjet i ka prushërisht të zjarrta
Është zëri i atdheut që i falë buzëqeshje.
Poeti e nis ditën me agun e mëngjesit
Ai shoqërohet me zogjtë e pranverës
Bashkë me lulet e vesëtisura në agim
Është i dashuruar në ngjyrat e ylberit pas shiut
Shpirti i rebelohet kur sheh atdheun e dremitur
E qiellin me re të mugëta atje lart në qiell
Lutet e lutet për ditë të mira që do vijnë…“
Ai lutet për këto ditë, por nuk dihet kah sillet e
vërteta. Pikërisht, na trishtojnë të gjithëve, e edhe mua. Por po u kthehem
poezive më të mira të kësaj përmbledhjeje. Njëra ndër to është dhembja jonë e
madhe. Këtë titull e mbanë poezia që u kushtohet edhe atyre, që sipas nesh, “nuk u kthyen më”, as nuk e merr politika
e armiqve tanë më të rreptë ndaj nesh, Serbisë, e cila me Shqipërinë ka ditur
të rrahë politikën nënshtruese, qoftë edhe me të holla të turpshme ndaj
politikanve të saj, në qoftë se guxojmë të themi, dhe politikanve tanë. Ne, kot
përpiqemi “të rrahim ujë në havan”,
por nuk bënë punë. Të gjithë që do të vendosin për këtë çështje të madhe të
gjenocidit serb, sikur i kanë futur “vesht
në lesh”. Poeti thërret edhe njëherë:
Duhet ta bëjmë të pamundshmen
Fatin e tyre ta zbardhim sa
më parë
Njëzet vite jetë ankth familjet po përjetojnë
Për njëmijë e katërqind shpirtra pritet
Që dikush të na e thotë një fjalë
Ku mbetën nga i tretën ku i çuan
Në cilën deltë i groposën medet!
Të themi shkurt: ai bërtet! Po kush do të thotë ndonjë
fjalë? Askush! Kjo është “Dhembja jonë e
madhe”. Ka të drejtë plotësisht, kur thotë se duhet ta pyesim ndërgjegjen
tonë, “çfarë bëra unë, çfarë bëre ti e
çfarë bëri ai” për këto gjurmë që ende kullojnë gjak dhe nuk u dihet gropa
e zhdukjes.
Kështu kanë dashur të na shohin armiqtë tanë të mëdhenj,
sepse duan të zhdukin e shpopullojnë të vërtetën e origjinës së tyre me ne, ose
të na i tretin mendtë prej kokës, sikur fluskë shamponi, e t`u themi të gjithë
të tjerëve se ata janë të parët e ne jemi kopje e prishtë e tyre. Kjo është
tragjedia jonë më madhe, sepse bëhet edhe me “shkencë”. Ata që gënjenjë popullin e vet për interesat vitale të
gënjeshtarëve të mëdhenj e armiqve më të urryer, rreth e rreth tokave shqiptare,
nuk janë shkenctarë, por tradhtarë. Edhe poeti i ynë me të madhe thërret, në
poezinë kyqe, “A falet toka e qielli”:
„Pse gjithë kjo amulli në kokat tona
Bashkë me këtë mjegullnajë dehëse
Sikur kemi humbur drejtimin e rrugës
A ka kush këtu qe vë gisht në kokë…“
Jo, toka nuk falet! Një plis me dhé, është plis me ari!
Fjala e urtë e popullit nuk përfillet as nga ata që i prijnë popullit të urtë
dhe japin e shesin sa andej e këndej. Kosova është bërë pikë e vogël në detin e
madh. Prandaj, shpërthen autori në poezinë prej të cilës e merr titullin përmbledhja:
„Nuk ta fali dhembjen
Në pranverën e luleve
As në verën e mërgimtarëve
Jo as në vjeshtën me shi
Nuk dua ta fali dhembjen
Në netët e dimrit të acartë…“
(Nga poezia, “Nuk
ta fali dhembjen”)
Në dhembjen e poetit janë të gjitha vuajtjet e popullit
të tij. Ka arritur diku në stacionin e fundit, rrugëve të gjata të jetës.
Brenda digjet zjarri i eshkës. Vitet kalojnë dhe vie edhe vjetërsia e moshës. I
thotë poeti në poezinë “Zjarri i eshkës”,
e disa të tjera. Rrugëtimi vazhdon prej poezisë në poezi. Ndonjëra është edhe
akrostik, për nxënësen e tij.
Ne, po e përfundojmë me kaq! Lexuesve u dëshirojmë që të
ndihmojnë çështjen e madhe të lirisë e të zbusin të gjitha dhembjet tona për
këtë ditë.
Studiuesit e mirëfilltë le ta dinë se kjo qe analiza
ideore e tematike e kësaj vepreje, po me kohën do të zgjerohet në analiza
letrare dhe gjuhësore...