Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Libraria Nobel në Pejë me sallon librash me vlerë
E marte, 17.12.2019, 09:42 PM
R e f l e k s i v e
Sejdi
BERISHA:
LIBRARIA “NOBEL” NË PEJË
ME SALLON LIBRASH ME VLERË HISTORIOGRAFIKE DHE LETRARE...
Edhe
pse nuk është asgjë e re të thuhet se qyteti i Pejës ka traditë kulturore dhe
historike, të cilën e lakmojnë shumë qytete mbase edhe vende të tjera, sot u
njoftova edhe me një thesar të veçantë. Fjala është se në librarinë, “Nobel” të
Albijon Studenicës, i cili mbi dy dekada i kushton kujdes afirmimit të librit,
këtu, pra, në librarinë e tij “defilojnë” shumë vepra dhe krijimtaria e
krijuesve me famë e të dëshmuar si kombëtarë ashtu edhe të niveleve
ndërkombëtare. Prandaj, edhe, shkak i këtij shkrimi ishte ktheimi për ta marrë
një libër, që kohë më parë ma kishte lënë krijuesi, Adem Zaplluzha, por në të
njëjtën kohë ktheva ndoshta edhe për t’ia begatuar librarinë me dy vepra të
mia, të cilat veçohen për vlerat e kulturës së Pejës dhe asaj kombëtare, Monografinë
“Zejtarët e Pejës”-botimi i Tretë, dhe Monografinë “Teatri i Pejës”.
Në
librarinë dhe sallonin “Nobel”, mund të gjeni vepra me vlerë shumëdimensionale
letrare dhe historiografike
Pas
pritjes së përzemërt, në Librarinë “Nobel” të Albijon Studenicës, në rafte të
kësaj librarie më përftonin shumë vepra, të cilat nuk më kishte rastisur t’i
shoh në libraritë e tjera të këtij qyteti. E përgëzova për një gjë të tillë,
por, z. Studenica më tha se në kuadër të kësaj librarie vepron edhe salloni i
librit, me të njëjtin emër -“NOBEL”.
Isha
kureshtar ta vizitoja edhe këtë çerdhe të diturisë, që aty, lexuesi mund t’i
hasë afro katërmijë tituj veprash nga më të ndryshmet, duke filluar nga
lekturat shkollore e deri tek veprat e krijuesve më të njohur shqiptarë dhe
botëror. Por, çfarë është edhe më me rëndësi, këtu gjenden edhe shumë vepra me
vlerë të madhe historike dhe historiografike, disa prej të cilave m’i tregon
pronari i librarisë, si: “Jeta dhe zakonet shqiptare”, të autorit Mark Milani,
“Lëvizja kaçake në Kosovë”, të autorit, Dr. Liman Rushiti, “Prek Cali(Kelmendi
dhe Kelmendasit)” të autorit Dr. Luigj Martini, pastaj libri me peshë, “Defteri
i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485”(Botuar nga Akademia e
Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë-Instituti i Historisë, të cilin libër edhe
ma dhuroi.
Ballina
e librit, “Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485
Andaj,
me të drejtë mund të thuhet, se Libraria “Nobel” në Pejë, nuk është thjeshtë
vetëm librari, por duke përfshirë këtu sallonin, ku janë të radhitur më
pedanteri profesionale të gjitha veprat, sikur i ngjanë një arkivi të veçantë, ku mund të gjeni
vepra, libra e dokumente të rralla. Për këtë edhe e përgëzova z. Albjion
Studenicën për punën që ka bërë dhe që bën, dhe i urova suksese edhe më të
mëdha, me shpresën se këtë vatër të diturisë do ta vizitojnë më shumë njerëzit
e mendjes, të shkencës, historisë dhe të letërsisë.
Këndi
ku mund t’i gjeni edhe literaturat shkollore
Këtë
rast e shfrytëzova që t’i shkrepi edhe disa foto të cilat do të më shërbenin jo
vetëm për këtë shkrim, të cilin jo pa shkak e quajta, refleksiv!
Kështu
duket vetëm një pjesë e sallonit të librit “Nobel” në Pejë
Edhe
një foto me z. Albijon Studenica në hyrje të librarisë