Kulturë
Doli libri i ri ‘’Metapolitika’’ i autorit Gjon Keka
E premte, 20.12.2019, 06:15 PM
Doli libri i ri ‘’Metapolitika’’
i autorit Gjon Keka ; botues Lena Grafik
Prishtinë:
"Edhe
në këtë botim të radhës! Një cikël leksionesh me vlerë në ndihmë të studentëve
dhe njohuri për këdo që ka interes për politikën."
[Vlerësim
për librin nga znj. Dhurata Agalliu - redaktore]
Qëllimi që po e ofroj
këtë vepër e që besoj se do të jetë me interes te ne është nevoja për ta
ringjallur Metapolitikën si fushë, si koncept te katedrat tona të
universiteteve dhe te studiuesit që duan të merren me të. Nëse më duhej të
shkoja më tej, mund të kisha zgjedhur një titull tjetër. Por, në fakt, shtysa
për ta risjellë Metapolitikën që e shpikën filozofët gjermanë ka qëllim që kjo
lëmë, ky koncept, në të ardhmen të bëhet te ne temë e trajtimeve dhe e fushës,
sepse shkenca politike ka vërtet nevojë për një gjë të tillë. Libri ...mendoj
se e plotëson kornizën që më dukej e përshtatshme për të veçuar dhe ndriçuar
çështjet politike, shtetërore, ligjore në kuptimin metapolitik.
Ky
libër mund t'I shërbejë studentëve dhe ligjëruesve në fushën e Shkencave
politike dhe Filozofisë.
Libri
mund të gjendet në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini-Toena.