Kulturë
Dea Halimi: Insert i luftës atdhetare
E shtune, 21.12.2019, 05:58 PM
Dea Halimi
Insert i luftës
atdhetare
-Mami,
pse po digjet qielli, pse s`ka asnjë yll dot,
Cijatin
fëmija nga ngjiten të uritur e të etur në mal,
Të
zverdhur, të molisur, ecin me kujdes, ngadalë.
-Ku
ngelën lodrat e mija dhe librat shqipe nënë,
Pse
bën kaq natë e as s`ndritë ndonjë copëz
hënë?
Pse
hesht nënë, pse fytyra të shkëlqen tërë në lot?
Flemë
pranë njëri tjetrit të frikësuar në natyrë,
E
flaka zgjohet mbi liqen njëjtë sikur në pasqyrë,
Udhës
gurore ëndërrojmë të ecim për në shtëpi.
Kujtimi
lidhet me orët e ikjes nga vatra, me befasitë.
-Nënë,
çfarë është kjo zhurmë, vjen me vetëtimë?
Zbresim
rraqet te lisi që i bartim në shpinë…
Shikohemi
me njëri tjetrin, nënë, secili sy më sy.
E
mendojmë prapë nënë natën e fundit në shtëpi.
-Ja,
dikush troket në derë të vjetër me ashpërsi?
-Kush
mund të jetë në këtë orë me stuhi?
-Heshtni,
fëmijët e mi,ndoshta janë ata pa zot fare,
Po
nuk e hapëm derën do të hyjnë për dritare,
Do
të na vrasin pa dëshmitarë, një nga një…
Mere
pushkën e babit, merre dhe rri në pritë, bir,
Pa
rezistencë nuk do të biem në asnjë mënyrë,
Sado
të jetë luftë për jetë e vdekje, kaq e vështirë.
-Ja,
mami, vijnë të shtëna nga UÇK-ja, me breshëri,
Do
t` ia dalim të shpëtojmë gjithsesi…
-Zemra
rrah mami me furi për atdhe, për shtëpi,
Për
vëllamë e vrarë, për motrën e dhunuar, për ty.
E
pavdekshmja për kohët e brezat, Arbëri!
-Ja,
Mami, sesi zgjerohet lufta e rëndë
atdhetare,
Kundër
atyre, të cilët përditë dhunuan, hapen varre,
Dogjën
çdo gjë, vranë çdo gjë, që qe shqiptare?
Mami,
mbrojti UÇK-ja, me vetëm pak armë, fare.
Por
me gjakun e pashuar, por me zemrën e madhe
E tashmë e jetojmë lirinë me aleatët e vjetër,
Me
të gjithë ata që s`u hamendën të na shpëtojë,
E
me çdo gjë të ndezur për lirinë dhe çdo gjë tjetër,
Të
dëgjojmë prapë zemrën e të qeshurat në lojë…