Kulturë
At Pjetër Mëshkalla: Krishtlindje në Shkodër
E marte, 24.12.2019, 02:50 PM
Përgatiti Fritz RADOVANI:
Autori: AT PJETER MËSHKALLA S.J.
KRISHTLINDJE N’ SHKODER
1909
Mbas vitit 1909 qeveria Turke, në Shkodër, për shkak të lëvizjeve Shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale “Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.
Dha
lajmin kumbona
me
tinguj argjandi,
theu
muzgun jehona,
gjithë
zemrat i trandi:
Vinë
festat e lume,
Krishtlindje
e bekueme,
me
shndet e me gëzim!
Kumbonat
e randa,
kumbonat
e lehta,
këndojnë
me t’pasë ânda
me
notat e veta:
Ushtojnë
kumbonarët!
Larg
zani përdarët
tue
ra pa pushim...
Sa
kandshëm dikohet
kjo
valë e harmonisë,
krejt
shpirti naltohet
ndër
sfera t’ hyjnisë:
Kah
shpresa e ngushllimit,
kah
rrezja e shpetimit,
drejt
paqës që vjen!
Në
atë kupën qiellore
o
hyjë xhixhilloni,
o
male, prej bore
në
dritë të hanës zbardhoni,
që
zemrat e dlira
të
gëzojne, vullnet-mira
me
atë fé që na ushqen.
***
Tarabat
kërcasin,
po
mbyllën dyqanët,
gra
e burra hitasin,
vrapojnë
përgjith-an’ët:
Përshëndetje
e përgëzime,
ma
të bukrat urime
gjatë
rrugës ndigjon.
Tash
hargjet e mbrame
s’ka
mbetë kush pa i krye,
gjithkush
do n’këte mbrame,
n’shtëpi
ngutshëm me u kthye:
Shegêrti
e tregtari,
ngarkue,
prej Pazari
ma
thekshëm vrapon.
Plot
dritë janë shtëpijat
plot
zjarmi te oxhaku,
pelcasin
dëllinjat,
luejn
fëmia té praku,
e
gratë nuk pushojnë,
pa
dá vinë e shkojnë,
vëlon
puna gjithkund...
Në
familje krye-pare
ka
sonte gjithë të mirat,
në
ato mesatare
plotësohen
dëshirat;
po
edhe unë fukaraja
në
këto festa të mdhaja,
do
të gëzoj edhe unë!
Pak
baba fitimet,
pak
qiti edhe nana,
e
shkreta, kursimet
me
blemun do gjana;
por,
...erdhi té dera
dikush
e, si era,
la’i
shportë edhe shkoi.
Vetë
bana “Betlemin”,
sa
i bukur që më doli!
S’e
ka kush si t’emin
Në
mahall’n “Gjuhadol”:
me
drrasa e pelhura,
me
letra e piktura
ka
kohë që unë punoj.
E
tash, q’e mbarova
unë
punën të tanë,
té
baba flut’rova
me
nanën e vëllanë,
njirendi
tue shkue
gjithë
sëbashku me u vu
té
votra “n’gjuj të mdhaj”.
Dhe
ngrihet em atë
qirin
ndezë atëherë,
premton
ndonji uratë
dhe
ulët me t’tjerë,
n’sa
na me ngadalë
e
flasim pa u ndalë,
uraten
si ai...
Por,
mue nuk më zë vêndi,
lëshoj
zanin e hollë,
-më
rrah zemra prej shêndi-,
tham
vjershat si n’shkollë,
nga
“shpêlla”- tue ba,
nga
Prindët –temena-
-andej-
edhe këtej.
E,
këthehëm të rrokë prindën...
por,
baba ka ulë kryet,
e
nana merr kînden
e
shpejt i fshinë sytë...
Nuk
dij çka u ndinë zêmra,
por,
mue më dridhet thêmra,
më
vlon gjaku ndër dêj...
A
thue janë lot gëzimi?
A
por janë lot malli?
O
ndoshta pikëllimi,
pse
mblue na ka halli
në
ket të shkretë jërevije,
përdhese
vorfnije,
si
Krishti në Stan?!
Por,
çka! Jezun kemi
ndër
zemra të vajtueshme;
të
ngrohun na jemi
me
hire të hyjnueshme:
I
drejti në këte jetë
ka
paq’n e vërtetë,
që
të tjerët nuk e kan.
Me
Jezun na kjajmë,
e
gëzimet ma të thêllat
me
Jezun i ndajmë:
E,
i lusim Këshndellat
me
aqë të mira që Zoti
na
i fali në ditë soti,
me
Jezun e Lumë!
Oh,
sa ambël sahati
rrjedh
sonte në strèh’ tonë!
Kaq
ambël!... por s’gjati
ra’i
tingull...kumbonë...
Mesnatë!...-Krisë
batarja,
jehon
Kumbonarja,
vlon
pushka ma shumë...
Në
këto vala festuese
gjithë
zemrat na qeshën,
si
rryma vërshuese
njerëzia
rrugës ndeshën,
kumbon’t
ajrin çajnë,
e,
pushkët nuk ia ndajnë
për
festën që na erdh’.
Na
pret Kisha e Madhe
Krejt
mbushë me kandile,
Vinë
rradha mbas rradhe
me
tuba familje,
e,
në Kishë, prej pesë portash,
çdo
moshe e gjithë ortash,
mbrendë
populli u dêrdh.
Sa
dritat, si ylberi!
sa
jone të mallngjyshme!
Sa
priftën te Elteri
me
petka të shkelqyeshme!
Timjani
me shtille,
naltohët
drejt qielle,
fjollë-fjollëza
plot!
Shkon
lart si timjani, urata e lirë,
-i
kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:
-“Ka
lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!
L u m n i të N
a l t i t Z O T !”
BB
1950.
Shenim nga F.R.: Poezia
asht me kujtime të feminise së Autorit, të vitit 1909.
Asht shkrue nga At
Mëshkalla në vitin 1950, në (BB), Burgu Burrel.
Nga ana ime nuk asht ba
asnjë ndryshim.
Pershndetje dhe Urimet
ma të mirat per Ju... Në këto Festa të mëdha!
Melbourne, 23 Dhjetor
2019.