Kulturë
Shyqyri Fejzo: Kënga e 'xhindes së fshatit'
E marte, 24.12.2019, 02:11 PM
Shyqyri Fejzo
Kënga e “xhindes së
fshatit.”
“Me
këngë poshtë dhe përpjetë
Xhinde
mushka, xhinde vetë
Kur
ze punën, punon si bletë
Hyn
në valle, pendë e lehtë”
Dasmën
tënde na kujtove
Besojmë
se nuk e harrove
Me qarje krushqit i hutove
Vet
kalit i hipe dhe shkove
Sumbllat
e lotit s’ pushojnë
Hare
e dasmës po shtojnë
Nënë
e babë të përqafojnë
Urojnë
me sy që u pikojnë
“Bo,bo
o grua c’ na gjeti
Rri
në shtëpi s’u bë kjameti
Me
qarje na rroftë muhabeti
-Nuk
zbres ba,qarje do adeti
Sa
erdhe në fshat e tunde
Bëre
gjithëcka që munde
Buxhak
e rrëzë e shkunde
S’të
tërhoqi njeri prej hunde
Në
dasma këngë e valle
Sikur
të jesh në festivale
Nga
fillim e fund s’u ndale
Si
talent me famë madhe
Vjehrra
prap ju kthye zanatit
“Ters
na erdhi ky djall i fatit
E
prunë minutat e sahatit
Nusja
doli xhindja e fshatit”
Asnjëherë
nuk u nxitove
Zure
magjen dhe gatove
Kurrë
heret nuk e zgjove
Ajo
“plac” ti vec e urove
Vjehrra
zgjat fjalët tërkuzë
Të
mbet e qeshura në buzë
Ajo
me sharje dhe rumuzë
Ti
vec puth në faqe e buzë
Po
burrin moj, si e ktheve
Na
thuaj ta dimë dhe neve?”
Donin
shoqet prag pranvere
Hapur
u fole, e i ngazëlleve
E mbaj mend dhe sot
Letërn
e fortë që dërgova
Me
bojë dhe me plot lot
Unë
atë natë e shkrova
“Tek
ara në mal
Tek
lisi catall
Mbet
ara batall
Do
të vish vet
A
ta lëshoj në të tretë”
Ai
ishte mesazh i fortë,
Unë
prej tij vec shpëtova
Kur
burri u dha në portë
Vuajtjet
e mia i mbarova
Burrat
keq u turbulluan
Donin
të ndryshojnë gjellë
Dashurinë
tek ajo kërkuan
Të
korrin ku nuk kanë mbjellë
“Thellë
e mendova këtë punë
Nuk
u prish xhindja dëshirat
I
them dhe burrit sonte unë
Varg
do i kini gjithë të mirat”
-Me
tët vjehrrë si po shkon?
Pyeti
mamaja më von
-U
bë qingj sa mirë dëgjon
Nuk
më flet po vetëm shikon
I
kam blerë fecbuk e telefon”
Jemi
a nuk jemi goxha fshat
Me
një xhinden ne patëm fat
Do
të jetonim bukur e rehat
Si
ajo të kishim gjashtë a shtat