E shtune, 19.06.2021, 03:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Këndi i Spicës - Meselera

E premte, 27.12.2019, 12:53 PM


Këndi i Spicës: Meselera...

SHPORETI

Dimrit nga acari

Plaste edhe guri,

Mendoni një familjes

Kur i mungon druri!

Ndihej i shqetësuar

Zoti i shtëpisë,

Por, djali i sjell

Lajmin e ngrohtësisë!

Baba i bleva drutë

Ta plotësova Amanetin,

Me çka i thotë prindi?

- E shita shporetin...!

KËMBIMI

Nga qejfi klithi

Isë plaku, bre:

- I jap dy plaka,

Për një ë re..

FUSTANI

Shkon një paciente

Te mjeku për vizitë,

Gripi e kish sjellë

Me shpirtin në fyt!

Mjeku  e këshillon

Për një radiografi:

- Prit të shkoj në shtëpi

Ta vesh fustanin e ri !

LULIJA

Kësaj ane na del,

Plot sharm  Lulija,

Pas vitheve të saja

Çohet peshë rinia!

Bile, për më shumë,

Tepër digjet flakë,

Edhe Lulushani

Ai grremçi plak!

Kohë e pa kohë

Vardiset aty,

Me një barrë ndjenja,

Kullot dy palë sy!

Sevdail Hyseni



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora