Kulturë
Sevdail Hyseni: Fundviti festiv!
E merkure, 01.01.2020, 12:07 PM
Satirike
FUNDVITI FESTIV!
Viti
në ikje, mos u ktheftë më kurrë,
Po
si s'na lë, t'i bëjmë bashkë dy gurë!
Dita
me përçarje, nata n' hasmëri,
Çmenduria
jonë, nuk paska kufi!
S'na
pret sëpata, njëherë në një vend,
Sillemi
të shthurur, ashtu si pa mend!
Sa
mirë që vitet, ndërrohen për çdo vit,
Përndryshe
marritë, ngrihen piramidë!
Na
shkon viti plak, me bishtin nën shalë,
E
problemet tona, nuk zgjidhen me fjalë!
As
me do veprime, si dera pa rezë,
Që
nga Presheva, deri në Prevezë!
U
bëmë gaz i botës, me sjelljet "non grata",
Ndoshta
vjen një Vit, e na sjell dhurata!
Sa
për këtë që vije, për fjalën e nderit,
Na
ka rruar dreqi, me brisk të berberit!
Lëre
që dhuratat, s'do t'i kemi fare,
Por
edhe atë punë, na bëjnë ashiqare!
E
ne me sy hapur, themi si për gjumë,
Me
fat Vit i Ri, qofsh i gëzuar shumë!
Sevdail Hyseni