E premte, 26.04.2024, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Dea Halimi: Insert i luftës atdhetare

E shtune, 21.12.2019, 05:58 PM


Dea Halimi

Insert i luftës atdhetare

-Mami, pse po digjet qielli, pse s`ka asnjë yll dot,

Cijatin fëmija nga ngjiten të uritur e të etur në mal,

Të zverdhur, të molisur, ecin me kujdes, ngadalë.

-Ku ngelën lodrat e mija dhe librat shqipe nënë,

Pse bën kaq natë e as s`ndritë ndonjë copëz  hënë?

Pse hesht nënë, pse fytyra të shkëlqen tërë në lot?

Flemë pranë njëri tjetrit të frikësuar në natyrë,

E flaka zgjohet mbi liqen njëjtë sikur në pasqyrë,

Udhës gurore ëndërrojmë të ecim për në shtëpi.

Kujtimi lidhet me orët e ikjes nga vatra, me befasitë.

-Nënë, çfarë është kjo zhurmë, vjen me vetëtimë?

Zbresim rraqet te lisi që i bartim në shpinë…

Shikohemi me njëri tjetrin, nënë, secili sy më sy.

E mendojmë prapë nënë natën e fundit në shtëpi.

-Ja, dikush troket në derë të vjetër me ashpërsi?

-Kush mund të jetë në këtë orë me stuhi?

-Heshtni, fëmijët e mi,ndoshta janë ata pa zot fare,

Po nuk e hapëm derën do të hyjnë për dritare,

Do të na vrasin pa dëshmitarë, një nga një…

Mere pushkën e babit, merre dhe rri në pritë, bir,

Pa rezistencë nuk do të biem në asnjë mënyrë,

Sado të jetë luftë për jetë e vdekje, kaq e vështirë.

-Ja, mami, vijnë të shtëna nga UÇK-ja, me breshëri,

Do t` ia dalim të shpëtojmë gjithsesi…

-Zemra rrah mami me furi për atdhe, për shtëpi,

Për vëllamë e vrarë, për motrën e dhunuar, për ty.

E pavdekshmja për kohët e brezat, Arbëri!

-Ja, Mami,  sesi zgjerohet lufta e rëndë atdhetare,

Kundër atyre, të cilët përditë dhunuan, hapen varre,

Dogjën çdo gjë, vranë çdo gjë, që qe shqiptare?

Mami, mbrojti UÇK-ja, me vetëm pak armë, fare.

Por me gjakun e pashuar, por me zemrën e madhe

E  tashmë e jetojmë lirinë me aleatët e vjetër,

Me të gjithë ata që s`u hamendën të na shpëtojë,

E me çdo gjë të ndezur për lirinë dhe çdo gjë tjetër,

Të dëgjojmë prapë zemrën e të qeshurat në lojë…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora