Kulturë
Sevdail Hyseni: Rama në qiell!
E marte, 23.07.2019, 08:00 PM
Parodi
RAMA NË QIELL.!
Ngjitet
ngadalë qiellit përpjetë
Rama
i njohur sikur “Profet”,
Të
bisedojë me Perëndinë
Për
Luginë...
Me
të arritur në majën e lartë,
I
dridhen këmbët, ndjehet pa fat,
Dhe
Perëndia i flet prej një reje
Me
zë rrufeje:
"Ti
dhe të tjerët, shkofshi n’ mallkim,
Me
Kosovën nuk keni bashkim!
Skllevër,
bijë-skllevërish, s'e meritoni
Se
liri s'doni!"
Ramë
“Profetit” dita i ngryset
Dhe
shpirt-këputur përdhe përmbyset,
Me
lot në sy, me zemër të ngrirë
I
lyp mëshirë!
Pse
kaq gjatë, Zot, m' arratise,
Pse
më përplase, më katandise,
Pse
shpresën kaq vjet ma ushqeve,
Dhe
sot ma preve?!
"Ma
jep Kosovën me gjithë Luginë?"
"Shiko,
i tha, si në syprinë",
Së
largu Zoti ia pasqyron,
Dhe
e shikon...
Ja
Prizreni, ja Mitrovica,
Bjeshkët
e Nemuna e Çiçavica,
Lum’
i Moravës, Malisheva,
Dhe
Presheva.
Shoh
perspektivën, kujtoj djalërinë
E
lum Kosova për Shqipërinë,
Atje
sa bukur, këtu sa zi,
O
Perëndi!
Këndej
ke dimër, andej pranverë,
Kërkoj
parajsën, vdes në skëterrë;
Ajme,
sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
Sevdail Hyseni
(Parodi
sipas poezisë së Fan Nolit “Moisiu në Mal”)