E premte, 26.04.2024, 06:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Fehmi Kelmendi: Përshëndetje qesharake

E premte, 10.04.2015, 06:37 PM


PËRSHËNDETJE QESHARAKE

Nga Fehmi Kelmendi

Gjethet ngjyrëverdhë që kishin nisur të vyshken, binin vërdallë nga degët e shtrembëta të lisave nëpër payjet e dëndur. Togje meshkujsh e femrash, burra e gra venin e vinin  për të  mbledhur frutat e pemëve që kishin rënë në tokë. Stinë vjeshte.  Ditët ishin të shkurtuara ndërsa netët të zgjatura. Koha sinjalizonte se dimri i ardhshëm do të jetë më i ashpër se sa dimri i shkuar. Një plak rreth njëqintave, i kërrusur, që mbahej në shkop, mezi ecte duke u zhagitur me kujdes, ngase po të ngutej me siguri do të rrëxohej. Si të ishte magjistar, jepte prognoza të sakta lidhur me kushtet klimatike dhe në shumicën e rasteve nuk gabonte.  Idhtarët e adhuronin si të ishte profet. Të tjerët, skeptikët, talleshin me të.  Ateistët fjalëve të tij nuk ua vënin veshin fare,  sepse i  konsideronin bestytëni të përcjellura me fantazmë. Thonin se rastësisht i qëllonte,  prandaj   ia plasnin gazit.

I gjori  nuk ishte për përbuzje dhe nënçmim  po ishte  për respekt e nderim.  Vështirë u mbushej mendja atyre që kishin paragjykime agnosticiste.  Me keqardhje e themi se primitivët me botëkuptime pagane  nuk kanë shije bashkëkohore. As që dinë gjë për jetën normale. Eshtë tejet vështirë të bindish njeriun e periudhës parahistorike, edhe pse ia shpjegon holl e qartë  fenomenet natyrore. Të paditurve u flet më ditë, javë, muaj e vite, por më kot. Madje edhe të marrin në talllje, të përqeshim e të urrejnë  tejmase.

Idetë e imponuara prore janë të rrezikshme. Njeriu duke bredhur kahmos mëson gjëra pozitive dhe negative. Takimi me njerëz të ndryshëm,  përshëndetjet reciproke dhe bisedat  e  dobishme me ta,  pritjet e përcjelljet të musafirëve të nderuar  dhe  këshillat e tyre të respektuara edukuese janë të mirëseardhura.  Fjalët e sinqerta shërojnë plagë,  gënjeshtrat  hapin  të reja.  Shakaja e këndshme largon mërzinë. Përkundrazi,  garat e politikanëve pa nevojë dëmtojnë imazhin e vendit përkatës. Këqbërsin po ta hedhish sheshaz në udhëkryq askush nuk dëshiron ta vërejë. I urti në çdo vend është i matur.

Një burrë i moshës mesatare me mustaqe sa një bisht kitre, njëra anë e kthyer thikë te poshtë, tjetra thikë përpjetë. Fytyrë rrumbullakët,  shpesh kullitej.  Diku atypari dëgjohej një shamatë. Potera larg murmuronte. Siç tregohej, ishin zënë dy vetë për pak punë.  Njëri kundërshtarit ia kafshoi me dhëmbë hundën,  kurse i lënduara ia gërvishi me thonjë  lëkurën e fytyrës dhe ia shkuli flokët e rralla. Asnjëri prej tyre nuk ngadhnjeu. Fitorja ishte si ajo e Pirros. Filloi të bënte ftohtë.  Acar i madh. Era që frynte të shponte trupin tejpërtej. Secili ndjehej i rrezikuar. Të gjithë nxitonin drejt shtëpisë së tyre.  Panorama  dimrit  zbukurohet me fjolla dëbore. Sa është e mërzitshme jeta askush nuk mund ta përshkruaj si duhet.

Jeta në liri, demokraci dhe në pavarësi, ndoshta sjell me vete lumturi,  ndërsa ajo nën robëri është e padurueshme. Sot vështirë gjendet, rrallë e përmallë,  drejtësia.  Mund të mos ketë qenë ajo kurrë. Kushedi… Ka persona të cilët kur flenë natën shohin ëndrra trishtuese,  ka edhe të tillë që kërrhasin. Ka raste edhe kur dikush vdes në gjumë. Punë e madhe,  pastë  dheun e lehtë!  Pak janë ata që  u pushon shpirti duke fjetur. Ata që vuajnë gjatë jetës  bëhen fli i  fatit. Disa vuajnë më tepër, disa më pak,  krejt varet prej situatës. Në mungesë të profilaksisë, fëmijët vuajnë nga sëmundjet kronike. Shumica prej tyre vdesin nga ethet. Nënat e shkreta nuk kanë  ç`tu bëjnë. Bijat dhe bijtë e tyre shkojnë për shkak të mos dërgimit tek mjeku. Secila periudhë kohore i ka të metat e saj.  Veprimet  e duhura nevojiten pa ndërprerje. Bash kur nuk e mendon paraqiten momentet më të vështira.  Ata që duke ecur çalojnë, i frikësohen shiut dhe erës. Kur shiu gurron dhe era fryen furishëm, ata qëndrojnë kokëulur, ashtu sikur e ndjejnë veten fajtorë për veprimtarinë e tyre të paverifikuar.

Jehona e poshtërsive të njerëzve me ndërgjegje të ndryshkur dëgjohet aq larg,  sa që nuk besohet dot.  Zërat e dinakërisë, porsi ulurima e ujqërve të shastisnin.  Autoriteti i politikanëve herë ngrihet  përpjetë,  herë zbret tatëpjetë.  Servilët,  vazalët dhe spiunët  duke u përkulur derisa preknin tokën urojnë  mirëseardhjen pushtuesve. Parazitët,  përtacët e grindavecët tok me puthadorët  nuk durohen  dot. Fshatarët dhe punëtorët prore janë të zënë pisk. Ata nga lodhja  i    gjumi duke ecur. Andrrallat nuk u hiqen qafe. Gajlet e dertet i përcjellin deri në vdekje. Ata që punojnë,  me të gjdhirë shkojnë në punë dhe me të ngrysur kthehen në shtëpi. Njerëzit e pashpresë pyesin: Vallë  a do të dilte e drejta ndonjëherë në pah?  Armiku vret e pret, djeg e plaçkit.

Zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare nuk ekziston fare. Luftën e bëjnë, heronjtë, e qeverisin maskarenjtë, dhe përfitojnë horrat! (Viktor Hygo). Udhëheqësit as që çajnë kokën për popullin.  Trajtimi ndaj të shtypurve bëhet jashtë çdo norme njerëzore. Andaj pasojnë revoltat. Të shtypurit nuk  nënshtrohen. Nëse rrugës kryesore nuk lejon pluhuri të shkohet deri në cak, atëherë tentohet monopatit. I afti gjen gjithmonë shtegdalje,  qoftë edhe  mbyllur me ferra. Ngecja nuk i konvenon askujt. Mllefi i akumulluar dikurë, çare nuk ka pa shpërthyer derisa të derdhet i tëri. Nxitimi nuk preferohet, por as  hezitimi jo, sepse ngjarjet rrjedhin sipas ligjeve shoqërore. Nganjëherë nuk shkohet drejt,  por anash, djathtas, ose majtas. Dihet mirëfilltë se pranvera është stina më e bukur e vitit. Natyra veshet me rroba ngjyrë ari. Kjo ndikon mjaftë në disponimin e secilit. Por moti me diell shpesh të mashtron.  Aty duket i kthjelltë,  aty mërrolet. Edhe verës diku hahet buka e grurit, diku e misrit dhe diku e elbit.  Ka raste kur barku mbushet me helm e me vrer.

Ditëlindja e kryedjallit paralajmëron vdekjen e tij

Në atë vend ku njerëzit nuk ndjehen të sigurtë, lypset të ngrihen deri në përmirësimin e gjendjes prezente. Torturat nuk durohen. Kuazipatriotëve ndjenja e dashurisë ndaj atdheut u është zbehur aq,  sa  ajo duket si e atrofizuar.  As demagogëve nuk duhet besuar. Patriotët e vërtetë  nuk largohen as për një milimetër prej opsionit: zgjidhja e dretë  dhe  e plotë  e çështjes kombëtare... Si duhet qasur çështjes kombëtare le të marrim shembullin e Rilindësve tanë.  Mungesa e kujdesit ndaj përmirësimit të gjendjes ekzistuese u bë shkaktare e  shpërnguljes së popullatës së dëshpruar.  Këta hallexhinjë  rrufeja i fërfëlliti atje diku përtej tokës së nemur. Errësira  i  fshiu emrat e tyre. Fajtorët kryesorë janë organizatorët e pazbuluar  të cilët nxitën rininë  me premtime se do të hasin në vend Eldorado. Polemi bie  në letargji.

Braktisja e atdheut  është dukuri e kobshme. Të vendosurit askush nuk mund  t`i detyrojë të ikin, as vullkani,  as tërmeti,  as të ftohtit,  as vapa,  as dreqi  e as i biri.  Premtimet e udhëheqësisë    paskrupulltë u treguan përrallë mizash. Prognozat e magjistarëve fytyrë ndotur dështuan. Propaganda e politikanëve aguridhë pësoi fiasko. Prej tyre nuk pritet aftësi diplomatike, as patriotizëm i vërtetë. Ndonëse predikohet sa për sy e faqe karshi botës se kinse  do të realizohen planet e paraparë paraprakisht,  pozita e skamnorëve nuk përmirsohet aspak.  Premtimet ishin të kota. Shije pa kripë nuk ka. Cfarë vlerësimi u jepet vargjeve të poezisë pa rimë e pa ritëm?  Kurrfarësh. Ndarja e atdheut  në disa pjesë veç po e jep amanetin. Koha e okupimit dhe e kolonizimit  po perëndon.  Megjithatë,  duhet ruajtur prej gjarpërit helmues që mos  kafshojë rishtas.  Aty ku ndahen fatet bëhen edhe mëkatet. Shpresa të mos tretet si vesë. I ringjalli të mos pranojë ripagëzimin nga xhindi. Me anën e konvertimit tentohet të ndryshohet identiteti  i mëparshëm. Dhelpra e kuqe me arushën  e murmë prapa  duke u sjellur vërdllë orvatet të futë zogjtë e pulës në grackë. Rrëmujë e shtërngjatë të ngërthyer vërshojnë fushave e maleve duke shkatërruar çdo gjë që gjejnë përpara.

Durimi është harxhuar. Frika ka vdekur. Vuajtjet nuk durohen. Trimëria po ngadhnjen. Të pashpirtit me mërgimtarët tallen. Armiku qeshet, zgërdhihet  dhe çirret. Kënga e re  këndohet sipas avazit të vjetër. Portretet e Kalit të Trojes  shpërndahen kahmos. Por, sido që të jetë, pas shiut pritet dielli. Barikadat paraqesin sfida. Ditët e zeza po shpalosen.  Pasojnë thashë e themet  e personave me maska. Skandal i rëndomtë. Demokracia nuk lexohet me ëndje. Mjetet e informimit akuzojnë pa  baza,  ofendojnë,  fyejnë,  shajnë dhe shpifin, të gjitha këto poshtërsira  i  konsiderojnë  shprehje e lirë, bazuar në demokraci dhe për të gjitha të mos përgjigjen para drejtësise¨. Në gërmadhat e piramidës së rrënuar festohet ditëlindja e kryedjallit.  Sikur të ngrihet nga  varri  Omer Kajami,  i cili që në shekullin 12 konstruktoi kalendarin solar, që është më i sakt se ai Gregorian,  për kalendarin lunar musliman as  të mos flasim,  do të trishtohet.  Kur dikush vdes nuk thuhet ndërroi jetë,  po thuhet  u nda nga jeta.  Krijesat e çuditshme faktet i hedhin,  gënjeshtrat i  pranojnë.  Bastardi stoliset me lavdrata,  patrioti  shkrihet si qiriri.

Pemët pa fruta nuk kanë vlerë. Ciklopi anonim është çuar peshë. Kërkohet Odisea që verboi katallanin Polifem. Mbreti i Itakës  i orientuar  me perin e Ariadnes,  doli nga labirinti. Satani që përqafoi urrejtjen lëpin atë që pështyu.  Agimi i shndërruar në muzg shpiku himnin e ri. Sa herë që  i marri i thotë të mençurit: Puna e mbarë, atij  i shkon krejt mbrapsht. Shtrigat shpirt kalbur  caktojnë fatin e popujve. Qeni dhe ujku s`mund të bëhen as tigër, as luan.  Karkalecat nga uria nisin  të ngordhin. Dikush ecën nëpër ferra,  dikush nëpër lule. Demonit nuk i ngritet lapidar. Mjalti dhe pelini nuk hahen bashkë. Mjerë ai që është zhytur këmbë e krye në tradhti.  Për supozime konfuze lotët derdhen rrëke. Me këngën e tyre magjepse ua kalojnë edhe  sirenave. Madje i joshin. Kuçedrën duhet hedhur në humnerë. E  ëma e dreqit përpin pa përtypur simbolet kombëtare. Bisha e tërbuar pi gjak njeriu si ushujzë.  Por, zullumqari vetes i vënë lakun në qafë. Pesimistët ndjellin kob, optimistët u thonë: Mbylleni  gojën! Të mos harrohet fakti se shpata e Demokliut ende qëndron mbi kokat e  dikujt.

Uzurpatorët e pushtetit as që brengosen  për ekzodin masiv të qytetarëve të shtetit të tyre. Inercioni patriotik  i dikurshëm gradualisht po zhduket  si fluskat e sapunit. Dikur tucat fsheheshin pas dere, më të dobëtit mbylleshin në kotec të pulave për të mos shkuar në luftë, sot edhe kuazitrimat që u treguan heronjë po veprojnë sipas modelit të lartëpërmendurve. Gjërat më rë rënda në këtë jetë janë: robëria,  sëmundja, varfëria, pleqëria, kurse më e poshtra  është tradhtia. Deshifrimi i hieroglifeve ballkanikë mbetet anonim përgjithmonë. Forcat e errëta që prore prishin paqen hapin kutinë e Pandorës. Vallë,  ndryshku apo myshku, nëma apo mallkimi ndikojnë më shumë në formimin e karakterit të të  pashpirtëve?  Një lajm ogur i bardhë qarkullon gjithandej: Akili ringjallet si feniksi. Lulet sapo të çelura janë ujitur me djersë, me lot e me gjak të  sakrificave.

Për marketingun politik dhe propagandën perfide të të sëmurëve pushtetarë shumë kush di,  por nuk ndërmerren masa    domosdoshme. Padrejtësitë që po ndodhin ekziston droja se do të mbeten enigmë. Thënë me ironi ,dëshprimi dhe zhgënjimi pa reagim adekuat nuk sjellin kurfarë dibie . Atdheu  i masakruar shkakton indinjatë  tek ata të cilët me popull  luajnë guxhë. E drejta e vetëvendosjes anatemohet. Me supozime e me premtime të kota asgjë nuk ndryshohet. Vendimet që pësojnë metamorfozë  zhduken si shkuma  e  detit. Kohët e thinjura sjellin me vete orteqe dëbore  që rrokullisen  thikë teposhtë. Mjegullat e qëndisura  ngjyrë ylberi duke u davaritur shkëputen njëra nga tjetra. Pesha e mëkateve shëmton pamjen e panoramës politike. Nosatalgjia derdhet mbi mëshirën e ngushllimit. Nga qielli  nuk pritet tjetër pos iluzione.  Era  furishëm duke  u valëvitur  oqeanit  të shkretë vërshon shekullin e mallkuar. Shfajsohen përjetimet,  faniten  fantazmat.

Kujtimet  degdisen, gjurmat zhduken. Lava që buçet nga vullkani  vërshon  imagjinatës së shkapërderdhur. Shpresën belbëzuese e kafshoi cerberi. Zërat e guximshëm hudhen në greminë. Atje diku përtej horizonteve djajtë  me engjëjt paraprakisht të konsulltuar zhvillojnë debat maratonik me kujdes duke u respektuar reciprikisht. Gjatë pauzës ata me gjuhën e mykur lëpin eshtrat, me dhëmbët e kalbur kafshojnë mishin. E lypsarët e uritur zgjatin dorën për lëmoshë. Shpresa e prangosur qëndron  kokëlartë. Ata që kanë vuajtur dhe hequr të zitë e ullirit shekuj me radhë kërkojnë të jetojnë në liri dhe në paqë. Një zanë e bekuar solli  sihariqin: Priten  ditët e lumtura.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora