Kulturë
Demir Krasniqi: Agim Ramadani – Katana
E enjte, 09.04.2015, 07:33 PM
Në 16 – vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë :
1. Agim Ramadani – Katana
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
I.
Ndjeu Evropa , u dridh Ballkani
Nga dragoit e shqiptarisë !
Është tërmet , a është vullkani
Që çanë bjeshkët për mjedis ?!
S’ është tërmeti , as vullkani –
Është Ushtria Çlirimtare !
I prinë Agim Ramadani –
Thyejnë kufijtë n’ trojet shqiptare !
Agim Ramadani –
Gjoksin titanik !
Me fuqi luani –
Doli ai kreshnik !
Agim Ramadani –
Lufton si rrufe !
Strateg ndër beteja –
Diell për Atdhe !
II.
Vijnë djemuria gjithëkombëtare ,
Ngjiten kreshtave të Pashtrikut ,
Kundër forcave barbare –
Dhëmbë për dhëmbë kundër armikut !
Epopeja legjendare –
Thua se u ngjall ai Skënderbeu !...
Më 9 Prill n’ fshatin Koshare
Përgjithmonë kufijtë i theu !
Krenohu moj Zhegër ,
Le t’ këndojë Gjilani ,
Kolosin me emër –
Agim Ramadani !
Simbol i trimërisë ,
Piktor e poet ,
Ra n’ altar t’ lirisë –
Legjendë e gjallë mbet !
Agim Ramadani ,
O, Agim Katana –
Lum që t’ pat vatani ,
Lum që t’ rriti NANA !
***** Demir Krasniqi : “SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT” – Prishtinë , 2005 – faqe 359.
2. Çka ka thanë Agim Katana ?
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
I.
Oj, Kosovë, sa shumë luftove –
Shumë e trimat na i dhurove !
Shumë e trimat e lavdisë ,
Që iu banë kurorë LIRISË !
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva dhambët , t’ theva turrin ,
T’ dogja tanket dhe flamurin !...
II.
Epopeja legjendare
E Ushtrisë sonë Çlirimtare ,
U gjakos atje n’ Koshare –
Ku armiku doli fare !...
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva kokën dhe turirin ,
T’ theva murin dhe kufirin !...
III.
Ku pikoi gjaku i Agimit –
Mbiu lulja e BASHKIMIT !
Mbiu lulja dreniçare –
Rritet lirë n’ tokat shqiptare !
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin ,
Përgjithmonë ta shkula trurin !...
***** Demir Krasniqi : “KUSHTRIM LIRIE” – Gjilan, 2005 – faqe 110.