E shtune, 27.04.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Zef Ahmeti: Fishta dhe Kanuni

E enjte, 09.04.2015, 08:00 PM


Recension:

Fishta dhe Kanuni

Nga Zef Ahmeti

Në fillim shtrojmë pyetjen: Cili ishte qëllimi i „lindjes“ së të drejtës zakonore shqiptare në tërësi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit në veçanti?

Diku në Zvicër. Mediat njoftojnë për një vrasje në emër të Kanunit! A po rrezikohet rendi juridik në Zvicër me gjyqësinë paralele që po rishfaqet here pas here në këtë vend? Mediat „skandalizojnë“ të drejtën primitive arkaike shqiptare që e quhet kanun!

Prokurori fillon hetimet për një vjedhje. Tre të përfshirëtheshtin. Ata nuk donë të bashkëpunojnë me hetuesinë për ta zbardhur rastin. Të dyshuarit kanë frikën e hakmarrjes pas daljes nga burgu nga vetë vepër kryesit –secili nga secili! Junuk e njihni kulturën tonë thonë të dyshuarit shqiptarë. E njëjta gjë ndodh në rastin tjetër. Policia kapë shpërndarës të drogës. Edhe kësaj radhe rasti i njëjtë: ata nuk donë të flasin! Kam frikë se më sulmojnë familjen! Nuk guxoj të flasë. Ne kemi një traditë që na kapë edhe pas burgut, shprehet njëri prej të dyshuarve!

Policia e qytetit x, po ashtu në Zvicër, intervenon në një konflikt familjar. Gruaja akuzon bashkëshortin për dhunë. Ajo vendos të ndahet nga burri. Në seancën gjyqësore gruaja akuzon burrin se ai ndërkohë ka kërcënuar edhe familjen e saj „me rregullat e traditës“ – kanunore - shqiptare.

Në librin e tij „Gjergj Fishta dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit“, njohësi i shkëlqyeshëm i Kanunit, Tonin Çobani na ndërmjetëson atë që e mendonte Gjergj Fishta për Kanunin. Fishta, thotë Çobani, nuk e ngatërron Kanunin me kriminalitetin e shekullit të vet dhe aq më pak me krimet e pritshme të shekullit tonë që sapo ka nisur…

Kjo thënie më konfirmoi atë që unë i thashë këto ditë një gjimnazisti shqiptar këtu në Zvicër në kuadër të përcjelljeve të herëpashershme që bëjmë në kuadër të Albanisches Institut në Sankt Gallen- e që kishte marrë për temë trajtimi të temës së maturës punën e kulturës shqiptare- të drejtën zakonore shqiptare. Unë jam simpatizant i madh i Kanunit, i thash – duke e „tronditur“ paraprakisht gjimnazistin shqiptar të cilit vetëm shqipja e thyer i kishte mbetur nga kultura shqiptare!

Autori i librit në hyrje na orienton se sot kemi dy qasje ndaj Kanunit: ata që e pranojnë si vlerë kulturore të traditës dhe ata që i qasen kanunit pët ta zhvleftësuar e që janë më të shumtë –shqiptarë e të huaj, në media shqiptare e të huaja, që është e ndjeshme sidomos ndaj „të ashtuquajturit fenomen shqiptar të gjakmarrjes.“ Në diskursin e diskutimit në veprën e vet Çobani trajton qëndrimin e Gjergj Fishtës shtjellimeve të ndryshme të tija për dhe rreth temës kanun. Mbase edhe për faktin se: „Gjergj Fishta është ndër ata shkrimtarë që „punën e gjakut“ e ka përjetuar edhe personalisht: ia vranë vëllain…“

Edhe pse i prekur vetë nga „puna e gjakut“ Fishta i kundërvihet „agresorëve –etno-kulturorë“ të huaj që vinin në adresën e „primitivizmit shqiptarë“. Kurse në vitet e `60-`70 të shekullit të kaluar edhe vetë në Shqipëri dhe nga shqiptarët fillojnë vlerësime të pasakta e me fraza vicioze për kanunin deri në ditët tona si bije fjala në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, thotë autori i librit.

Sipas Çobanit, Gjergj Fishta kur fletë, interpreton punën e gjakut – la vendetta, thotë se: familjet në hasmëri, nuk mund të vazhdojnë më tej hasmërinë e tyre pasi të jetë vrarë gjakësi.Dhe ky është thelbi i kanunit, thotë autori i librit dhe po u cenua ky parim, atëherë kemi të bëjmë me shtrembërim interpretimi.

Përpos kësaj, gjykojë unë, instituti i „gjak-marrjes“ në kuadër të së drejtës zakonore shqiptare është i menduar si ultima ratio – si mjet i fundit, por si formë e ndëshkimit me qëllim të frikësimit për t`iu përmbajtur ligjit – në këtë rast kanunit. Kështu i thash unë gjimnazistit.

Sipas Fishtës që na sjell Çobani, ashtu si njeriu që përbëhet nga trupi e shpirti që kanë për qëllim të përbashkët pronimin e së mirës (posscssio boni), ashtu është edhe shteti, ku si shpirt ka popullin e si territor trupin që duhet ta ketë qëllim të përbashkët pronimin e së mirës. Porse, sipas këtij interpretimi, edhe kanuni ishte „nxjerrë“ si rezultat i kësaj logjike, pra si pronim i së mirës. Nëse shprehemi me fjalët e Fishtës: „Mbas kanunit, që asht të shprehurit e shpirtit të kombit shqiptar, vrasja është e ndëshkueshme me vdekje.“

Nisur nga interpretimi i Fishtës për Kanunin na del se aikishte për qëllimin rregullimin e marrëdhënieve shoqërore, për ta ndaluar të keqën në shoqëri, jo atë për ta avancuar, pra edhe gjakderdhjen për ta ndaluar me punën e institutit të „gjak-marrjes“ (shprehje e imja).

Dhe vetë Tonin Çobani ka kapur me sukses shpërputhjet mes asaj çka është menduar me rregullat Kanunit të lekë Dukagjinit dhe interpretuesve të saj çoftë si studiues çoftë edhe si vepër kryes që thirren në traditë, kulturën apo kanunin shqiptar. Ai shkruan: “Pyetja që shtrohet sot, d.m.th., pas viteve `50, `60 dhe `90 deri në ditët tona: çfarë ka ndryshuar? (1) Shqiptarët? (2) Kanuni? Apo (3) kundërshtarët tanë, si i quan Fishta?

?Dhe përgjigja do të ishte: sigurisht shqiptarët kanë ndryshuar e jo Kanuni i tyre, i cili tashmë ka dalë nga loja. Nuk kanë ndryshuar, gjithashtu, as kanë dalë nga loja kundërshtarët. Veçse tani „kundërshtarët tanë“ i kemi brenda vetës: e kemi hedhur Kanunin me gjithë institucionin e tij më të rëndësishëm që ishte „të falurit fisnikërisht“; na riaktivizohet gjakmarrja si shkak-pasojë e korrupsionit të shoqërisë moderne e pasmoderne; liria e individit vjen e identifikuar me pamoralitet vetjak e kolektiv, dhe gjitha këto së bashku na servirën si demonstrim i modelit demokratiko-liberal të sistemit.“



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora