E hene, 10.02.2025, 11:02 PM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Ndrojtja

E marte, 07.04.2015, 04:57 PM


Ndrojtja.

Nga Shahin Ibrahimi

Ajo kohë e brishtë që erdhi së bashku me vitet mbas fillimit të demokracisë në vëndin tone, do ngelet në kujtesën e çdo njeru të ndershëm, e pa harruar herë në trajtë shprese, herë në trajtë zhgënjimesh. Në fillim rrumujat dhe më pas lëvizja për demokratizimin e vëndit. Uria e pasurimit në të ashtuquajturën demokraci, u pasua mbas pak kohësh me eksodin dhe hapjen e kufijve. Ishte një shpërfytyrim i plotë për çka ne kishim mësuar në jetë, dhe habiteshim për rënien e komunizmit në vend, dhe shfryrjen e atij tullumbaci aq të madh, që Partia e trumbetonte si idhull dhe fanar ndriçues në botë. Largimi i rinisë dhe i shumë familjeve nga vëndi, stabilizimi i tyre në shtetet perëndimore, me strehim dhe punë, tregoi sa fallse ishte politika e zbatuar komuniste për një shtet si yni. Megjithëse eksodet e parë lanë  shumë për të dëshiruar, se ikën pjesa dërrmuese e ordinierëve, dhe atyre që nuk kishin strehim. Këta njerëz krijuan një imazh të keq për Shqipërinë dhe shqiptërët kudo që shkuan dhe ndodheshin nëpër  botë. Ishte e qartë se ata dhe shumë njerëz të thjeshtë u larguan për të ndrequr disi ekonominë, sepse këtu gjithçka ishte e rrënuar dhe pa shpresë. Sidoqoftë e ardhmja nuk ishte e sigurtë. Megjithëse edhe në mes pasigurisë, tmerrit dhe ankthit shumë shqiptarë emigruan në shtete të ndryshme të Europës për një  mirëqënie më të mirë. Atje mbas qëndrimit me muaj të tërë nëpër kampe i shpërndanë nëpër qytete dhe i sistemuan në punë, duke ju  dhënë dhe strehim. Por kudo që shkuan meraku dhe malli për njerëzit e afërt, vëndlindjen dhe shokët që lanë mbrapa nuk ju nda asnjëherë. Në ato vite dashuria për njëri tjetrin ishte më e madhe. Kjo pasqyrohej edhe në jetën e përditshme sidomos në plotësimin e mangësive të të afërmëve të tyre. Mbaj mënd në fillim  kur vinte ndonjë nga emigrimi shkonte për vizitë tek të gjithë të afërmit, dhe çonte diçka për dhuratë, lekë, ndonjë këmishë apo pulovër. Traditat e mira të popullit tonë, nuk i kanë harrur as sot që gjëndja e tyre është përkeqësur pak. Në vitet 1997 falimentimi i firmave piramidale, dhe degradimi i shtetit, sidomos i ushtrisë, hapja e depove të armatimit e çorientoi shumë popullin. Lëvizja natën sidomos në vëndet e pa banuara vetëm, ishte e frikshme. Krijimi i bandave grabitëse dhe i njerëzve të këqinj mbollën në popullsi frikë, tmerr dhe pakënaqësi. Megjithëatë njerëzit lëviznin dhe plotësonin nevojat dhe detyrimet familjare të armatosur me kallashnikovë apo me karabinë në dorë. Një shokut tim i kishte sjellë i biri makinë. Ai donte të shkonte në një qytezë të Elabasanit, por ishte në mëdyshje nga situata e keqe që zotëronte në vënd. Dëgjonte çdo ditë për grabitje dhe ndodhira të ndryshme nëpër rrugët e vëndit, prandaj nuk vendoste. Atë kohë shteti nuk funksiononte. Nuk bëhej fjalë as për policinë rrugore se ajo nuk bëhej e gjallë, por dhe policia e shtetit qëndronte e fshehur e nuk bënte detyrën e saj. Të dy kishim njerëz në Cerrik dhe duhej të shkonim pa tjetër. Të dielën rreth orës dhjetë të mëngjesit u nisëm nga Plepat. Ishim disa makina njëra mbas tjetrës deri në Rogozhinë, më tej mbetëm vetëm katër.  Ecnim me ndadalë mbasi një vesë shiu ishte duke rënë. Pranë zonave të banuara dhe në rrugë kishte tek tuk ndonjë kalimtar me armë në dorë. Rrallë ndëgjoheshin të shtëna sporadike kot në ajër. Në dalje të Peqinin kishte ndodhur një aksident, por pa të lënduar. Pati grindje mes shoferëve, dhe ne ndaluam pak. Në ajrin e ngopur prej shiut, herë herë ndëgjonim ndonjë bubullimë të shurdhër. Kur morëm kthesën për Cerik tek vëndi i quajtur ura e zezë seç kisha një para ndjenjë të keqe. Ai ishte një vënd i shkretë pa njerës dhe kisha dëgjuar se këtu kishin ndodhur edhe grabitje të dhunshme në jë autobus. Në hyrje të Cerrikut sa kaluam Uzinën e përpunimit të naftës, na ndalon një qytetar. Ai pa makinën me targa të qytetit të Durrsit dhe na tha, më mirë kthehuni se mos ju marrin makinën, se ka  njerës të armatosur në kryqëzim dhe janë të këqinj. U pamë sy më sy me njëri tjetrin. Çtë bënim? Fikëm makinën dhe ishim në dilemë . Të vazhdonim rrugën për ku ishim nisur, apo të ktheheshim mbrapsh. Në atë lagje kishim disa të njohur si unë dhe ai, por a do qëllonte ndonjëri nga ata atje në atë çast? Vështirë. Megjithatë më tha shoku ne do vazhdojmë, dhe në rast se do na ndalojnë sdo të na e marrin makinën se njohim njerës, dhe do të na tolerojnë. Të vazhdojmë tha shoku dhe kështu bëmë. Qytetari u largua shpejt me frikë se mos e shikonin atë që bisedoi me ne. Ecnim ngadalë. Kishte pak lëvizje në kryqëzimin e rrugës së Belshit. Me të parë makinën tone, nga klubi aty pranë dolën me të shpejtë rreth gjashte djem, disa me kallashnikovë në dorë, tre prej tyre me maska. Katër nga ata ishin me ngjyrë. Na urdhëruan të ndalnim makinën dhe të zbrisnim nga makina, por asnjëri prej nesh s`doli nga makina. Ai hapi xhamin e parë dhe i pyeti përse duhet të dilnim nga makina. Kjo gjë i egërsoi banditët. Dilni jashtë gërthiti njëri prej tyre. Ai kishte pirë dhe qelbej era raki. Pse i thashë unë, që isha në krahun tjetër të folësit. Hodha sytë nga kalimtarët e tjerë, dhe njoha dy prej tyre si fytyra. Dola unë me që isha më i moshuar, dhe i thashë shoferit ti mos dil një herë. I u drejtova njërit prej tyre që ishte si më i pari. E pyeta në se kishin ndonjë urgjencë ti ndihmonim. Ai qeshi dhe më pyeti nga isha?

- Jam nga Durrsi dhe shkojm këtu në lagje tek Avniu i thashë unë.

Por ai më pa me inat dhe tha duke shkrofëtirë

- Dukeni që jeni nga Durrsi se keni makina të mira. Vini këtu dhe shisni mënd. I tha shoferit të zbriste dhe ai. Shoferi u bind. Na larguan pak nga makina duke na shtyrë me forcë. Njëri ndër ta kërkoi çelsat e makinës. E pashë që e kishin me tërë mënd, por dhe një dammar inati u ndez edhe tek unë

- Çelsat e makinës ske për çfarë ti marrësh ti, i thashë prerë.

Do ta shohim atë punë më vonë tha njëri, se këtu je në Cerrik dhe jo në Durrës ti garip, mbas shpine ndjeva një grykë kallashnikovi. Një djalë i lagjes u largua pa ndjerë dhe vrapoi, për tek familja e të njohurve të mi. Unë e kuptova veprimin e atij djali të ri, që kur na ndaluan, mbasi sa na pa, ai levies ngadalë pa rënë në sy,  siç duket më njohu dhe vajti të lajmëronte kushërijtë. Mbas disa minutave vinë katër vetë ndër ta dhe një i pa njohur për mua. Kur më panë mua me shokun që po debatonim me ta, ata u futën në mes të njerëzve që ishin mbledhur por qëndronin kureshtar në distance,  dhe erdhën më takuan mua dhe shokun tim. Më i riu i tha njërit prej tyre se pse i ndaluan, dhe ç`doni nga këta. Atyre sju erdhi mirë për tonin që përdori banori i lagjes, se kishte në të më tepër kërcënim se sa mirkuptim. Ndërsa njëri prej tyre u justifikua dhe i tha, që nuk e dinim që do të vinin tek ty. Siç dukej ai i njihte dhe ja dinin huqet njëri tjetrin. Lëreni të shkojë tha i pari i tyre.

- Tani që erdhe ti, le të vinë me ty, por thuaju të përgjigjen mirë. E sqarojmë bashkë i tha kushëriri im se këtu jemi. Pastaj ai na ftoi të pinim një kafe e të qetësoheshim njëherë, pastaj të shkojmë nga shtëpia na tha.

Toni i tij i përzëmërt miqësor dhe mungesa e frikës para këtyre banditëve injorantë, na ngrohën dhe na larguan ankthin si me magji. S`dija si ti shprehja mirënjohjen këtij njeriu të mirë.

-Faleminderit i thashë unë, por në fillim më duhet të shkoj me këtë shokun në Cerrik tek Avniu, se kam kohë që nuk kam shkuar, ndërsa ky shoku do shkoj tek njerzit e tij, dhe mbas tre orësh do kthehemi dhe do të vi në shtëpinë tuaj. Ai heshti dhe më pas na porositi që po tju ndalojnë rrugës përmëndni emrin e tij apo djalit të Avniut, dhe sdo ju prekë kush. Vazhduam rrugën dhe makina ndaloi pranë kushëririt tim. U takova me shokun  mbas dy orëve në një kafene në qëndër të qytetit të vogël, që atë vit ishte bërë shumë i dëgjuar për bëmat e tij të pa para. S`ishim ulur ende mirë, kur në lokal hyri një burrë rreth të pesëdhjetë e pesave. Që në derë pa me vërejtje të pranishmit brënda dhe me një të folur të shpifur në vetvete, porositi për vete kafe raki. U ul vetëm në një nga tavolinat e lokalit. S`kaloi shumë dhe në tavolinin tonë erdhën tre birra Tirana. Avniu na pa të dyve qeshi dhe tha:

- Jeni mësuar në Durrës ju, por këtu stë pyet njeri në të pihet, por do pish se ti sjell tjetri pa të pyetur. Më zuri në befasi porosia e tij ndaj pyeta kamarjerin nga kush i kemi. Ai drejtoi dorën nga zotëria që hyri. E pashë me kureshtje atë njeri në e njihja apo jo. Por shoku s`më la kohë të mendohesha më tha, është patriot i imi dhe jam takuar diku me të. Avniu e njihte më mirë se e kishte në lagje. Ishte një nga familjet me një ekonomi të dobët. Kishte shtatë fëmijë dhe i kishte rritur me dy rroga ferme. Demokracia e gjeti me dy fëmijët e mëdhenj të martuar, të tjerët të rritur. Kishte në shkollë vetëm dy. Tre fëmijë i kishte në emigrim dy në Itali dhe njëri në Greqi. Të gjithë lekët që sillnin fëmijët ai i shpërdoronte në shtëpi dhe klubeve me një egoizëm dhe vetkënaqësi të tepruar. Smë erdhi mirë dhe smë shijoi fare ajo birrë e tij kur dëgjova nga goja e Avniut, se ku e kishte shtëpinë që, dhe tani që e mendoj vlen për ta dëshiruar. Në ato pak minuta që qëndruam ne atje ai porositi dhe katër birra të tjera për shokët e tij. Kishte një eufori dhe krenari prej idioti provincial që ta shpifte. Njerzit që ndodheshin në lokal mundoheshin ti shmangnin vështrimet me të. Këtë punë bën çdo ditë tha Avniu, dhe sa herë që të hysh në këtë lokal këtu do ta gjëjsh. Djemtë e tij punonin në ndërtim diku nga Milano, dhe ai bëhet karagjoz me lekët e tyre. Dukej që ishte një alkolist i mbaruar dhe një njeri që nuk ja dinte vlerën lekut. Mbas disa vjetësh iu dha mundësia të shkonte tek fëmijët në Itali. Njëri nga fëmijët për njëzet ditë që qëndroi ai atje e takoi të atin vetëm pesë ditë, se punonte larg dhe flinte në kantjerin ku punonte. Kjo e bëri atë të ndryshonte në të ardhmen. Kur erdhi nga fëmijët nuk qiraste më dhe ju qante hallin, dhe për vete pinte më shumë në shtëpi. Fëmijët nuk i dërgonin më lekë si më parë, se e morën vesh si i shpërdoronte i jati lekët që dërgonin. Ata donin të ndërtonin të ardhmen dhe mendonin për shtëpi dhe të martoheshin. Qëndruam pak me Avniun dhe duke u përshëndetur me të ai na tha.

- Të fortë jeni or miq, të udhëtoni me makinë të vogël dhe të mirë, jashtë rrethit, dhe në veçanti të vini këtu në Cerik, me këto që po dëgjjmë dhe na shohin sytë këtu, po habitem. Ne qeshëm si në faj. Cerriku ato ditë ishte bërë problem nga kjo bandë kishte pasur bile dhe përplasje me armë me forcat e rendit dhe kishte dhe të vrarë. Kështu që pasiguria ishte e madhe. Atë kohë në mbarë vëndin të vrisnin për debate të kota, apo dhe për një gërvishje të lehtë makine. Nuk kishte shtet dhe të gjithë kishin armë me vete apo nëpër shtëpitë e tyre. Por ne nuk i  dinim ndodhitë që kishin ngjarë në qytetin e tyre. Pjesëtarët e asaj bande ishin djem të këqij të qytetit të Cerrikut, të fshatrave përrreth dhe nga qyteti i Elbasanit. U desh kohë e gjatë, që të vendosej rregulli dhe qetësia në atë qytet, dhe kjo u pagua me shumë jetë njerëzish të thjeshtë dhe policësh. Djemtë e asaj bande i kanë lënë një emër të keq atij qytetit.

- Janë ca punë që duhen bërë, u justifikova unë se vetëm respekti dhe dashuria na lidh me njerzit tanë. Por ai tundi kokën në shënjë pohimi dhe shtoi, se nuk duhet të rrezikojmë kokën dhe mallin me këta horra të ndyrë. U ndamë nga ai dhe u nisëm drejt kantjerit,  lagjes tjetër, atje tek ndodhia e frikshme ku donin të na mirrnin makinën. Por tani ne ishim të njohur për ta. Na panë makinën e vogël ngjyrë jeshile nga larg, njëri përsëri bëri shënjë të ndalonim. Ne ndaluam pak larg tij. Ai erdhi me të shpejtë drejt makinës që ndaloi, duke shfryrë dhe duke folur me një zë kërcënues. Ne zbritëm nga makina dhe iu drejtuam një grupi njerzish që ishin anësh rrugës. Në të ishin dy nga të njohurit e mi. Ai na u drejtua neve, pse nuk ndaluam. Ne nuk i dhamë përgjigje, por ndërhyri një nga burrat e grupit dhe ai u largua. Ata njiheshin midis tyre se në atë qytet banonin. I takuam të gjithë dhe im kushëri na ftoi të shkonim në shtëpi. Shoku im qëndroi me vëllanë e vogël të tij në rrugë dhe më vonë në lokal, ndërsa unë mora makinën e tij dhe me djalin e madh shkuam nga shtëpia. Nuk qëndrova shumë në shtëpi të tyre. Kur dola për të ikur takova dhe xhaxhallarët e tij që u habitën me ardhjen time në atë kohë të vështirë. Së bashku dhe me dy djem të xhaxhallarëve shkuam sërish në qëndër të lagjes. Zbritëm nga makina nën shikimin kërcënues dhe urrejtës të tyre dhe u futëm në klub të pinim kafe dhe të takoja të tjerët që ishin brënda në të. Ishin të gjithë të lagjes, shumë prej tyre unë i njihja mbasi shkoja shpesh atje. Nuk kishim  shumë që kishim hyrë në lokal kur në të hynë një burrë trup madh me ngjyrë, i krrusur pak. Në fytyrën e tij nxinte një mjekërr e ashpër. Ishte veshur jo mirë, dhe kishte një pamje të egër. Ai u afrua në një nga tavolinat ku rrinin në këmbë disa të tjerë njerëz të tij. E dija përafërsisht ku banonin, sepse në Durrës kisha parë njërin prej tyre që lypte. Ai vishte rroba disi të mira gjatë rrugës me tren, dhe mbi to diku në stacion vishte të tjera, që të ngjallte mëshirë dhe lypte. Tani ai kishte ndryshuar tërësisht, dhe kish marrë pamjen e një kaubojsi. Këta njerëz në momente të veçanta bëhen shumë të rrezikshëm për shoqërinë. Por pamja e tij nuk tregonte të vërtetën. Sa porositi raki, ngriti kokën dhe ndeshi fytyrën e shokut tim, duke e kqyrur me vëmëndje. Duket se diçka dyshoi për të, sepse doli jashtë me ngut. E pashë me vëmëndje nga  mënyra si doli, dhe si u drejtua për tek makina, dhe pa targën. I qeshi fytyra dhe i gëzuar hyri përsëri në lokal dhe shkoi tek tavolina e tij. Futi dorën në xhepin e pantallonave dhe nxori që andej lekë hekuri dhe po i numëronte. Tundi kokën si i pa kënaqur dhe përsëri nxori lekë të tjerë nga xhepi tjetër. I ndau ata dhe i futi përsëri në xhep. I thirri bufetjerit dhe dha porosi për gjithë tavolinën tonë nga një shishe birre. U habita shumë për këtë porosi. Kur erdhi birra ai ju tha të gjithëve, pijeni ju bëftë mire. I keni nga mua në rrespekt të atyre që janë nga Durrsi. E kishte sigurisht për mua dhe shokun tim. Ai nuk na  njihte në fakt. Njëri e pyeti se ku e njeh ata. Shumë vetë qeshën me Llazin, bile qeshi dhe ai me ta.

- Ju na tha Llazi unë e di që nuk më njihni, se dhe unë nuk ju  njoh, por ju keni atë makinën jashtë, dhe bëri me dorë në drejtim të veturës. Një djalë me këtë makinë në Durrës, i cili më njeh mua që jam nga Cerriku, si komshiu i Fariut, tek po lypja atje, u ngrit mori dy byrekë dha mi tha. Unë nuk iu drejtova atij se isha mjaft larg prej tij, por ai erdhi dhe mi dha në dorë, duke më thënë të bëfshin mirë dhe hypi në atë veturën që është jashtë. S`kam ku ta gjëjë atë djalë të ri, që ti them të faleminderit të paktën. Megjithëse si vishemi ne gjithkush shpreh keqardhje dhe mundohet të na ndihmoj. Sepe lypsarët lodhen por edhe duan të hanë shumë, si unë për shembull. Llazi s`ngopej së foluri dhe së falenderuari. Më shijoi shumë atë ditë se, sa kisha zbritur nga treni dhe kisha uri, ndaj e urova me gjithë fuqinë e shpirtit tim dhe e ndjeva veten të kënaqur. Kur pashë makinën tani pranë lokalit mendova, se do të ishte ai, por jeni ju të dy. Mendova se njëri nga ju është i ati dhe në shënjë respektit dhe të zemërgjërësisë së tij, ju afrova diçka për të pirë. Më emocionoi shumë ky tregim i vogël i thënë nga goja e një lypsi, por më tepër e ndjeva veten të kënaqur me thjeshtësinë si e shprehte ai respektin e tij. Sigurisht e dinin të gjithë të pranishmit aty pranë, që ai dhe familja e tij kishte vite që me të lypur jetonin. Ai kishte nënën e sëmurë dhe katër fëmijë të vegjël, nga tre deri në katërmbëdhjetë vjeç. Ja mendova unë i emocionuar edhe një lypës i rëndomtë ka ndjenja kaq të forta dhe i manifeston ato me mënyrën e tij. Ai fliste aq lirshëm dhe aq pa droje, sa ju dha të kuptonin të gjithëve, se dhe ai po të ishte në gjëndje të mirë ekonomike, dinte të bënte ndere dhe respekte si të tjerët. Ah Llazi i gjrë bisedonte i kënaqur në tavolinën e tij dhe fliste aq ëmbël me shokët e tij sa më bëri përshtypje. Më pas biseda mori kah tjetër dhe ne e harruan atë. Por në vetvete unë krahasoja dy qerasjet nga dy njerëz të ndryshëm në atë qytet të vogël. I pari foli në emër të lekut, të mundit dhe të djersës së fëmijëve të tij, i dyti në emër të fukarallëkut, por të shpirtit dhe djersës të tij të ndershme. I pari shpërdoronte me fodullëk, arrogancë dhe mëndjemadhësi, atë që fëmijët i dërgonin për të jetuar, dhe të mendonte për të ardhmen e tyre, se s`kishin as shtëpi ku të fusnin kokën. Ndërsa ky me ngjyrë dinte të ruante respektin e vetes dhe të tjetrit. Lypte i përunjur dhe e dinte se çishte nderi. Një qytet i vogël por me kontraste të mëdha. Ja këto mendoj për atë vit të largët të 1997, vit kur shumë Shqiptarë u çekuilibruan fare, dhe dolën nga vetvetja.

Qëndruam pak gjatë në atë lokal dhe nuk na bëhej të ndaheshim nga njerëzit tanë. Ndoshta nga vetë situatat që përjetonim dhe lajmet e ndryshme që dëgjonim në radio, television apo nga shtypi i përditshëm. Më në fund u ngritëm se mendonim rrugën e kthimit dhe pasigurinë e saj. Na përcollën deri sa kaluam Urën e zezë, duke na siguruar me kokë në torbë nga keqbërësit. Po binte mbrëmja dhe në qiell zunë të ndrisnin me drojë yjet e parë. Ecnim ngadalë në një grup makinash për siguri, dhe mbëritëm në shtëpi pa ndonjë problem tjetër. Makthet dhe mendimet e asaj dite më kujtohen shpesh. Dhe nuk më ndahen akoma nga mëndja. Ishte kohë çmëndurie, kohë që vetëm një popull i dëshpëruar mund ta rikujtojë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora