Kulturë
Kadri Tarelli: Murat Gecaj, na prit për 100 vjetor
E merkure, 01.04.2015, 06:57 PM
MURAT GECAJ! NA PRIT EDHE NË
100-VJETORIN TËND.
Nga Kadri Tarelli
Në këto ditë të bukura fillimpranvere, duke u bashkuar në varganin pambarim të “marsianëve”, Profesor-doktor Murat Gecaj festoi përvjetorin e lindjes. Miq e shokë, dashamirë e kolegë të letrave, gazetarë e shkrimtarë, të vjetër e të rinj, u mblodhën së bashku për të festuar e uruar:
Bardhyl Xhama, “Mësues i Merituar”, shkrimtar e publicist.
Arif Hasko. Vëllai i Skënder Haskos.
Avokat Gjin Nikaj, kryetar i shoqatës atdhetare-kulturore: Nikaj–Mertur”
Lumturi Vladi, ish drejtore shkolle në Tiranë.
Isa Halilaj, “Mësues i Merituar”, studjues e autor i disa librave.
Vjollca Spaho, redaktore e revistës “Mësuesi”, autore librash.
Xhavit Mëzezi, shok shkolle, mësues e autor librash.
Gjelosh Gecaj, kushri nga Tropoja, banues në Tiranë
Kadri Tarelli, ish drejtor shkolle në Durrës, publicist e autor libri.
Viron Kona, studjues, shkrimtar e publicist i njohur.
Sejdo Harka, ish kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, publicist.
Shpëtim Agolli, mik i familjes.
Gëzim Steaj, fotograf, kameraman, bashkëkrahinar, sot banon nëTiranë
Nik Neçaj, ekonomist.
Katrina Gecaj, bashkëshorte dhe kundërshare e përhershme e qëndrimeve të gjata në kompjuter, lexuese e parë dhe kritike e korrektore e librave të pofesor Muratit.
Dhe vetë Murat Gecaj, nikoqiri i festës.
Ishin të ftuar, por munguan në këtë festë kaq të bukur:
Alketa, vajza e Skënder Haskos.
Gafurr Brahimi
Yllka Beçi, kryetare Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipqrisë.
Andon Andoni, ish kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”. Shkrimtar.
Kozeta Hoxha, gazetare dhe moderatore në “Radio Tirana”.
Fran Gjoka, mësues e publicist.
Dava Marku, ish drejtore shkolle, sot mësuese
Përparim Hysi, ose Papi, ish mësues, poet e autor librash.
Porsa u
rehatuam të gjithë, profesori i nderuar z. Bardhyl Xhama, u ngrit plot
fisnikëri dhe si më i vjetri në këtë takim festiv i dhuroi z. Murat një tufë me
lule, duke uruar: - Ta gëzosh “57-vjetorin” nga unë 28-vjeçari. Të gjithë
qeshëm me këtë këmbim të numrave, një lojë matematike që i pëlqen shumë vetë
“heroit” të festës dhe që na shkon përshtat edhe ne “të rinjëve” mbi 60 vjeç. E
qeshura nuk pushoi se dikush shtoi: Më i humburi në këtë mesele mbetet Sejdo, i
cili para pak kohësh ishte me dy 66. Kështu ai
- Fjalën mund ta mërrë kush të dëshirojë, por koha është e kufizuar, se po filloi Murati të ligjërojë, do të në zerë darka. - Të gjithë qeshëm, por edhe e zbatuam “Urdhërin” e tij
Murat
Gecaj lindi në fshatin Bujan të Tropojës, më 23 të marsit 1940. U shkollua në
Tiranë, e pjesërisht në universitetin “
Thonë se mosha të venit, të mpakt trupin e zbeh dëshirën për punë, por me “Heroin” tonë, duket se vitet kanë ngecur në vend, sepse profesori ynë vazhdon të jetë i pranishëm në shumë veprimtari, aq sa siç thotë vetë. “Jam në pension, kohë kam me bollëk, por s`më mjafton. S`më zenë këmbët dhe, sa në Kosovë, Maqedoni, Mal të ZI, Itali e Suedi dhe nëpër qytetet e Shqipërisë. Aq shumë i ngarkuar jam, sa edhe vetë çuditem, ku e gjej energjinë për t`i përballuar të gjitha. Ndoshta, shton duke qeshur, është dëshira që të mbetem përherë i ri”.
Ai
vazhdon të shkruajë e të botojë. Mjafton të përmend, se këto dit nxorri nga
shtypi librin “Me shpirt atdhedashurie”, i mundësuar nga dy kolegë e miq të
tij, me banim në
Bëmë shumë fotografi dhe uruam: “Mbaje fjalën, se kështu do të jemi edhe në 100-vjetorin tënd”. Mbasi u largunan pjesa më e madhe e pjesëmarrësve, Murati, Sejdo Vironi dhe unë, u ulëm të pimë një kafe sa për t`u çlodhur. E shikoja Muratin vërtet të qeshur. Nuk e fshihte lumturinë:
- “Vërtet ishte diçka, që mu kushtua mua, - e shtyn fjalën, - por sot u ndjeva mjaft i gëzuar e i lumtur, sepse u rrethova nga qindra kolegë e miq, familjarë e dashamirë të mi. Përmes udhëve të ndryshme, pra gojarisht, me telefona e celularë, me anën e faqeve të shumta të internetit etj, ata më uruan me sinqeritet dhe me fjalë mjaft dashamirëse e vlerësuese. Ndjehem tepër i emocionuar dhe i privilegjuar, që mora mesazhe të tilla urimi nga bashkatdhetarë, që jetojnë në shtete të ndryshme të Europës e botës. Po e filloj nga më afër: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva; Greqia, Italia, Franca, Anglia, Belgjika e Spanja, por dhe nga Nju Jorku, Bostoni, Kalifornia, Virxhina e Filadelfia të SHBA-ve, nga Kanadaja e deri nga Australia e largët.
Nuk dua
të zgjatem këtu, por dëshiroj të veçoj katër miq të mi, të cilët publikuan
artikuj të veçantë për mua: Fatmir Terziu (Londër), Përparim Hysi (Tiranë, Bahtir Latifi (Suedi).
Posaçërisht, me mirënjohje ju falënderoj nga zemra, ju kolegët e mi të afërm: Bardhyl Xhama, Viron Kona e Sejdo Harka, sepse m`u ndodhët pranë e me përkushtim e organizuat këtë ceremoni mbresëlënëse, që s`do ta karroj kurrë”.
Nga qindra urime po veçoj disa:
“O babush, babush Murati
Nga larg të uron Fuati:
Të festosh dhe shumë pranvera,
Buzëqeshur si përhera”. Fuat Memeli. Boston-Amerikë
Ndërsa Xheladin Mjeku nga prishtina uron:
“Me dashuri të përzemërta, për shëndet, harmoni e suksese në ët gjitha veprimtaritë…..”
“Murat Gecaj nga Tropoja
Burim pena e mjaltë goja”
U ndamë duke i kujtuar Muratit, mikut tonë të lumtur:
“Mos harro të na ftosh në 100-vjetor”.