E premte, 21.03.2025, 01:28 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Hajduk Aga

E merkure, 01.04.2015, 06:11 PM


HAJDUK AGA

 

Hajde, hajde , o Hajduk Aga ,

Marritë tua s’ i  peshon vaga !

Nuk ka vagë që t’ peshon n’ trup ,

S’ ke fytyrë , as nuk ke turp !

 

Hajduk Aga , ku e hanë bukën –

T’ Zotit t’ shpisë , ia përmbysë kupën !

Përmbysë kupën e  kalanicën –

Ia kthen sofrës prapanicën !...

 

Hajduk Aga , n’ besë  ka  vra ,

Sy , as faqe n’ vete s’ ka !

S’ di ç’ është nderi, s’ di ç’ është buka ,

Ai e di veç çka është tuta !

 

Hajduk Agë , me njerëz mos luaj ,

Ti , jeton me  djersë të huaj !

Del diçka që ta pret nafakën –

Atëherë , Zoti do ta thyen qafën !

 

Ta thyen qafën , ta mbyllë derën ,

Ti, shumëkujt ia ke plasë zemrën !

Mos prit se Zoti do t’ fali –

Krejt mëkatet i lanë për së gjalli !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 10.03.2015.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx