Kulturë
Ramiz Lushaj: Bajram Curri gjithmonë më pret
E hene, 30.03.2015, 06:03 PM
Ramiz LUSHAJ
BAJRAM CURRI GJITHMONË MË PRET NË QYTETIN TIM
Sivjet të kam lanë vetëm, o Bajram Curri ynë tribunal.
Çdo 29 mars të vija me lule bjeshke tek lapidari i bardhë.
T’i prekja alltinë e nxehtë e ballin me gjakun e ftohtë
Kam 90
vjet tue të dvet:
Më kanë akuzue Elegjia e Nolit, Shpella e Dragobisë...!
E kam ndie atë krismë tek Haxhi Zeka i Pavarësisë
Në shtatrritjen e Azem Hajdarit në vitet e Demokracisë...
Kur gjaku i djemve të Tropojës skuqte n'Flamur t'Shqipnisë
Në pashaportën time, në çdo kërkesë e CV-i
Ti - mbiemër i qytetit tim të lindjes, aty më rri...
Në vendlindje mungojnë shumë nga njerëzit e mi
I pari, Bajram Curri në Shtatore, gjithmonë më pret aty.
Valbona t’i lan plagët e krismave. Kollata të rri kurorë
Ti na pret e përcjell - me penë e me pushkë në dorë.
Ti je për Ne, qytetarët e Tu – një fuqi e gravitetit.
Një simbol kombëtar - në kryeqendër të rrethit.
O, Bajram Curr, Hero i Popullit, Piedestal i Kohës.
Me emnin tand në pashaportë i bie rreth e qark botës....