Kulturë
Besnik Musaj: Libër ne vlera për vendlindjen
E merkure, 01.04.2015, 06:23 PM
NJE LIBER ME VLERA
“ Njerëz të vendlindjes...”nga Haki Zllami
Esse nga Besnik Musaj
Ecim së bashku me akrepat e sahatit për t’u takuar në orën dymbëdhjetë.
Me kënaqësi presim të fillojë promovimi i librit me publicistikë. Veprimtarinë e organizon klubi i shkrimtarëve dhe artistëve Tropojë, në një lokal të ri, shumë i bukur, në të dalë të qytetit Bajram Curri në drejtim të fshatit Markaj të rrethuar me gështenja.
Posa hapa
faqet e para lexon 1957, pesëdhjetë e
tetë vjet më parë , kur autori
ishte shtatëmbdhjetë vje?,
Në motin e rënduar të asaj vjeshte,djaloshi flokëzi shtriu krahët sipër valëve të Drinit në rrugën e gjatë gjer në brigjet e Adriatikut,në shkollën pedagogjike në Durrës e më vonë në Tiranë dhe në UT. Atje, ai nuk lypi krevat për të fjetur, nuk lypi bukë , por në trastën që mbante në duar lypi dije, lypi kulturë, lypi abc-në.Pasi e mbushi trastën me germa dhe me një formim të plotë nga mësimet që mori nga mësuesit dhe profesorët e tij të nderuar , sidomos në fushën e letërsisë,si Petro Marko, Jakov Xoxe, Nasho Jorgaqi etj,
2
i kthehet vendlindjes,jo më vetëm Zllames, por hapësirave më të mëdha në qytetin Bajram Curri,në Markaj, Shoshan, Salcë , Tropojë e Tiranë,e ku ishin shkollat e nxënësit.
Ai ec përmes errësirës, analfabetizmit, prapambetjes së madhe ekonomike. Kudo që shkoi mbolli fidanishten e dijes.Ai kuvendon me nxënësit.Ai shkruan për malet e ndara me gurë, për krismat e një pushke që lajmëronte se dikush u vra.Migjeni shkroi “ lëgjendën e mjerimit”, kurse publicisti Haki Zllami shruan për varfërinë përzier me mosdijen, shkruan për dialogjet e odave të burrave, e ”edhe sa bukë ke ?” Dhe në kushte jo të favorshme , poeti nuk jepej.
Koha rritet në dimensionet e saj, rritet poeti,rritten....dhe letrat. Ai shkruan për ngjarje e personazhe duke qenë vetë dëshmitari i asaj periudhe. Ai e menjanon togëfjalëshin e unit, unë thashë, unë bëra, unë isha. Vijnë pastaj shkrimet e tij “Bajrm Curri përr arsimin kombëtar”, përshkruan artikuj me karakter socialpedagogjik, për mën?urnë tropojane,etj.Për t’i ve?uar për nivelin për e tyre, janë shkrimet për rrugën e kombit, Bujani i Krasniqes.Këto e të tjera janë materiale me vlera ideoartistike e historike.
Pena e autorit ka shmangur mjeshtërisht edhe ideoligjizmat e kohës. Nuk mund të ndash lehtë nga libri “Njerëz të vendlindjes...” rreshtat për dhimbjen njerëzore dhe njësitë shpirtërore të tyre. Me mjeshtëri shkruan se dhimbja duhet mposhtur,e kjo vihet re te shkrimi “Ajo iku me këngën e lamtumirës”, ose tek “Njeriu gur”,ku atori është i vetëdijshëm se vdekja është e keqja e pashmangshme. E megjithatë nuk e gjuejti me gurë, ajo vjen ,na grabit ,na kafshon, e shpesh qan nga pashpirtësia e vdekjes.
3
Prozatori ecën duke hedhur sytë nga deti, dëgjon një këngë, shikon lulet se si petalet bien nga trupi i tyre nga piklat e shiut të kriposura ia njomin faqet. Jo njeriu gur,por njeriu i ndjenjës së një dhimbje do të më pëlqente.
Pasi hedh vështrimin mbi librin “Njerëz të vendlindjes...”,e futesh thellë në vite, në rininë e atyre, ku nisin vizionet e tij, autori i librit, Haki Zllami, hedh themelet e shtyllave në të cilat ngrihet e tërë ideoshmëria e tij.
Pasi e mbaron së lexuari, për një kohë të gjatë ngelesh nën pushtetin e fuqishëm të krijimtarisë së këtij autori,tashmë të njohur.
Besnik Musaj, poet, autori i librit me pozi “ Çelsi i shpirtit”.