E merkure, 19.03.2025, 06:34 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kënga jonë nëpër kohë

E marte, 07.04.2015, 04:50 PM


KËNGA JONË NËPËR KOHË

 

Rri n’ kujtime deri vonë –

Në rrugëtim me këngën tonë !...

Gjatë tanë  jetës kemi rrugëtua –

Shumë ndryshime kem përjetua !

 

Qysh si fëmijë dhe si i ri –

Këndonin këngë shumë bari !

Shumë bari edhe baresha ,

Që janë rritë  atje kah bjeshka ...

 

N’ dasma e n’ gëzime për shtatë qejfe –

Këndonin  vajzat këngë  me defe !

N’ dasma e  ndeja në mes nesh –

Këndonin burrat  me gisht n’ vesh !

 

Kujtoj fshatrat kah Malësia –

Për herë t’ parë kur  erdh  radia !...

Transistorin   me bateri –

E dëgjonin pleq e t’ ri !

 

Këndonin  çika ,  këndonin bija –

Hajde motra dalim te hija !

Hajde  t’ shkojmë te  Miradija –

Ta dëgjojmë si këndon radija !

 

Leni kosat , leni t’ prashitmet –

Hajde dalim  dëgjojmë  “Urimet”!...

Dëgjojmë  “Urimet dhe përshëndetjet” –

Shtohen gëzimet dhe buzëqeshjet !

 

Leni draprit , leni t’ korrnit –

Hajde dalim n’ hije t’ oborrit ,

T’ ia lëshojmë zërin transistorit ,

T’ i  dëgjojmë  këngët e folklorit !...

 

Prej Gollakut nga Kamenica –

T’i  dëgjojmë qysh këndojnë Drenica !

Hajde t’ shkojmë n’ odën burrnore –

Ta dëgjojmë “Mbrëmjen gazmore”!

 

N’ çdo gazmend nëpër Malësi ,

Mblidheshin burrat shpi për shpi –

Thirreni n’ dasmë bacën Hamdi ,

Se na vjen bashkë me radi !

 

Kujtoj kohërat n’ shtëpitë tona ,

Kur na dolën gramafonat –

Ditë e natë dëgjonim  pllaka ,

Fëmijë  e  t’ ri  me pleq e plaka !...

 

S’ bëhej dasmë në  rrethin tonë –

Pa e thirrë bacën Namon ,

Se ai  vjen me  gramafon ,

Lloj- lloj këngësh n’ dasmë na lëshon !

 

N’ shtëpi t’ mallrave  dita e nata –

Pritshin njerëzit n’ radhë të gjata ,

Gramafonit me i ble pllaka ,

N’ këngë e valle me i dalë flaka !...

 

Dolën n’ treg magnetofona –

Këngë e gëzim në shtëpitë tona  !

N’ celuloid  ishte  shiriti –

T’ incizojmë çka na do shpirti !

 

N’ krejt Malësinë zunë po kërkojnë –

Thirreni n’ dasmë bacën  Rrahmon ,

Se ai ka magnetofon ,

Krejt Malësinë n’ këngë peshë na e qon !

 

Pritnin njerëzit radhë e radhë ,

Në shitore e n’ treg të madh –

T’ blejnë kaseta me këngëtarë ,

Gjithë kah ka rapsodë shqiptarë !

 

Kur na dolën televizorët –

Gëzim të madh kishin malësorët !

Hajde  shkojmë t’ rrimë  te Hajdarët –

T’i  shikojmë si këndojnë këngëtarët !

 

Ndërruan  kohërat  si  pranverat –

Nëpër treg dolën kamerat !

Dasma , gëzime , ahengje  t’ veta –

I xhirojnë  n’ video kaseta !

 

Por meraku prapë nuk hiqet –

Në treg dolën kompakt disqet !

N’ daç  valltarë  e  n’ daç këngëtarë –

Anë e mbanë truallit shqiptarë !

 

Këndonin djemtë ,  këndonin çikat ,

Për vetura dolën çipat !

N’ daç n’ veturë, n’ daç n’ internet –

Mijëra këngë i shtinë në xhep !

 

N’ celularë “Viber” , “Ajfon” –

Me krejt botën komunikon !

Del shëtitësh cep me cep –

Sot muzikën e ke në xhep !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 28.03.2015.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx