Kulturë
Nazim Alimi: Gjyshi dhe nipi i qajnë hallin Skënderbeut
E marte, 07.04.2015, 05:20 PM
EDHE GJYSHI DHE NIPI I ANKOHEN SKËNDERBEUT PËR BUDALLAKITË SHQIPTARE QË NDODHIN EDHE SOT, NË 610 VJETORIN E LINDJES SE HEROIT TË SHQIPTARËVE
Nga Nazim Alimi
Gjyshi Ilmi Veliu dhe nipi i tij Veton Veliu, në dhomën e punës ku punojnë shkruajnë dhe recitojnë poezi për Skënderbeun, në murin e dhomës së tyre (në ballë të oxhakut) e kanë pikturuar portretin e trimit shqiptarë dhe për çdo ditë ia çajnë hallin për të gjitha budallakitë që bejnë politikanët shqiptarë; në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal te Zi.
Këtu, në momentin kur i fotografuam, gjyshi e nipi i qanin hallin Skënderbeut për ,,Bombat e Zaevit,, dhe nenshtrimin e servilosjen e,,shiptarellave,, kundrejtë shefit të policisë maqedonase që u mundësoi të behen milionerë. Pastaj budallakitë e Hashimit, Ramës, Berishës, Metës. Por budallakia më e madhe shqiptare eshtë ajo që Isa Mustafës, kuadrit jugosllav të kohës Tito-Fadil iu mundësua përsëri ta shkërdhei Kosovën.
Për ndryshe Dr.sc.Ilmi Veliu, që e fotografuam në dhomën e tij të punës, para portretit të Skënderbeut, është doktor i shkencave të Historisë dhe ekspert e studjues i vetëm shqiptar në Maqedoni i periudhës së Gjergj Kastriotit, por nuk i lejohet të ligjëroi në Universitetin e Tetovës sepse atje si kusht kryesorë kërkohet që diploma të jetë e blerë, kurse Ilmi Veliu ka kryer studime për Histori ne Prishtinë, Chicago e Shkup. Ka magjistruar e doktoruar në Universitetin ,,Shën Qirili e Metodi,, në Shkup dhe ka marrë pjesë në të gjitha akademitë shkencore e simpoziumet që janë mbajtur për Skënderbeun në të gjitha trojet shqiptare, po edhe jashta, edhe gjat vitit 2005 me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Kastriotit po edhe më vonë.
Viti 2015 eshtë vit jubilearë sepse përkon me 610 vjetorin e lindjes së heroit shqiptarë dhe drejtori i Muzeut të Kërçovës Ilmi Veliu është duke përgatitur organizimin dhe mbajtjen e një simpoziumi shkencorë kushtuar Skënderbeut që do të mbahet me kit rast nën organizimin e Muzeut të Kërçovës që udhëhiqet nga Ilmi Veliu.
Dr.sc.Ilmi Veliu deri tash ka të botuara disa libra për Kastriotin dhe vazhdon të botojë materijale e dokumente të shumta kushtuar Kastriotit të zbuluara në Arhivin e Stambollit të cilin arhiv ai e viziton shpesh. Me 24 dokumente të reja, origjinale që flasin për origjinën shqiptare të Kastriotit, të zbuluara në Arkivin e Stambollit, ka arritur të gjunjëzoi historianët maqedonas dhe në mënyrë shkencore ka hudhur poshtë teorinë e tyre se ai ka qenë me origjië sllave.
Eksperti i periudhës së Kastriotit në dhomën e tij, vetë e ka pikturuar portretin e Gjergjit dhe thotë se ,,Shqiptari që në shtëpinë e tij nuk ka bile një fotografi të Skënderbeut, nuk është shqiptar i vërtetë...
Foto djathtas, nipi Veton Veliu, edhepse eshtë 7 vjeçarë dhe shkon ne klasen e II-fillore, eshte shumë i interesuar te dijë se kush ishte Kastrioti dhe luftërat që ai beri.
Foto majtas, mësueset e ardhura nga Shqipëria më 1941 të fotografuara para bustit të Kalaja e Kërçovës.
Dr.sc. Ilmi Veliu, ,, Skënderbeu në 600 vjetorin e lindjes,, . Libër i botuar në vitin 2005. Gjindet edhe në Bibliotekën e Wienës dhe Hamburgut.
Në kët liber vërtetohet edhe njëherë me fakte dhe argumente se Kastrioti eshtë hero kombëtar i shqiptarëve dhe se nëna e tij ishte shqiptare dhe bijë e princit shqiptarë të Pollogut i quajtur Gërgur Tribaldi me qendër në fshatin Gërgurnicë të Tetovës, fshat i cili edhe sot eksiston. Ai nuk eshtë i lindur në Krujë, Dibër e Mat por në Has të Prizrenit dmth në Kosovë. Ashtu thotë Gjon Muzaka në shkrimet e tia se Skënderbeu ishte i lindur në Has të Prizrenit, e Prizreni po edhe Hasi gjinden në Kosovë dhe se mbiemri Kastrioti përdoret edhe sot në Kosovë me nje ndryshim të vogël, nga Kastrioti në Kastrati.
Ky eshtë botim në gjuhën shqipe që i kushtohet origjinës së Skënderbeut, bazuar në burime osmane e bizantine ku thuhet se ai ishte shqiptar dhe i biri i një mbreti të shqiptarëve.
Personat qu permenden emrat ne kopertinë, shkruajten ne vitin 2005 se ai kishte origjinë slave. Përse duhet ti pyesim ata që nuk e ndiejnë vehten shqiptarë, si Olsi Jazegjiu etj. se a e pranojnë Kastriotin per hero kombëtarë të shqiptarëve. Ata që nuk janë shqiptarë dihet se nuk e pranojnë dhe nuk ka nevojë ta pranojnë sepse shqiptarët e dinë dhe janë më se të bindur se ai është i tyre, qofshin ata myslimanë, katolikë, ortodoksë, ebrejë, komunistë, ateistë, budistë, paganë…
Në bazë të gjurmimeve që kamë bërë në terren kam zbuluar dhe vërtetuar se kështjella e Skënderbeut që përmendet te Barleti me emrin ,,Svetigradi,, eshtë në Demirhisar afër Manastirit (Bitol) në Maqedoni. Këtë teori e ka pranuar Instituri i Historisë Tiranë dhe Instituri i Historisë Vienë dhe tash unë si specialist i Historisë së Kastriotit nuk kamë kohë të numroj budallenjëtë që nuk e pranojnë atë për hero kombëtar sepse atë nuk e pranojnë të gjithë ata që nuk e ndiejnë vehten se janë shqiptarë dhe lejojnë që pastaj herojtë kombëtarë shqiptarë ti përvetësojnë të tjerit si Konstandinin, Lekën e Madh, Skënderbeun, etj. si që bejnë serbet, grekët sllavomaqedonët etj…..thotë në fjalën e tij autori i librave.
Dr.sc Ilmi Veliu, SKËNDERBEU, Shkup, 2011 Botim në maqedonisht si kundërpërgjigje serbëve, grekëve e sllavomaqedonasve, ku me dokumente origjinale nga arhivi i Stambollit dhe në mënyrë shkencore para komisionit maqedonas dhe në universitetin maqedonas, në disertacioni që mbrijta, kam vërtetuar se Skënderbeu ishte shqiptar dhe bir shqiptari, dhe se shkrimet e falsifikuara qe i kanë shkruar dhe i shkruajnë serbët e sllavomaqedonasit bien poshtë. Jamë i sigurtë se te gjithë shqiptarët që me gjak e shpirtë janë shqiptarë, duhet ta dine dhe të jenë të bindur se Kastrioti eshte hero i tyre pa marrë parasyshë fenë e tyre.
Dhe eshte e kote qe unë tash te merrem me njerëzit që nuk e pranojnë atë si hero sepse ata nuk janë shqiptarë dhe Skënderbeu eshtë hero kombëtar vetëm i shqiptarëve dhe i askujtë tjetër, u përgjigj nëpytjen tonë të fundit Ilmi Veliu.