Kulturë
Tefik Selimi: Vepër poetike me refleksione artistike
E merkure, 08.04.2015, 08:02 PM
Një vepër poetike me refleksione
të reja artistike...
Nga Tefik Selimi
Poetët
janë shpirti i popullit. Janë zemra. Por, janë edhe dhimbja dhe krenaria e tij.
S’ka art të bukur pa frymëzime të mëdha. Vetëm arti me vlera të mëdha është i
krijuar nga poetët me talentë. Poetika e bukur artikulohet nga thellësia e
shpirtit. Ajo është pjesë e dhimbjes së çdo njeriu. Ky art është një “lloj”
këngë. Me këngë (poezi), poetët e duan popullin e atdheun. Të këtilla vlera të
larta arti mbesin të pavdekshme. Jetojnë gjatë. Ato shënojnë ngjarje, kohë,
momente, por shënojnë edhe pjesë të dhimbjes së njerëzve. Edhe Zeqir Fazliu,
poet gjilanas, para do dite botoi veprën e radhës me titull “Fymëzime” (2015).
Është kjo një vepër me refleksione të reja e të bukura artistike. Siç dihet,
Zeqir Fazliu, poet, ka bërë emër në jetën letrare. Ai gjer më tani ka botuar
mbi 16 vepra poetike, të cilat, nga e para e gjer tek e fundit, shënojnë
ngritje poetike. Pse jo? Vepra e tij e fundit “Frymëzime” është njëra nga
krijimet e rralla poetike, e cila kulmon për artin e bukur. Veprën poetike e ka
botuar Shtëpia Botuese “Meshari” në Prishtinë (2015). Me këtë vepër poetike,
Zeqir Fazliut shënon një ngjarje të rëndësishme jo vetëm për autorin, por edhe
për artin letrar tek ne. Është njëra nga veprat më të “pjekura” poetikisht, e
cila artikulon zërin e hollë artikulues të autorit në fjalë. Veprat e Zeqir
Fazliut janë: “Këngë për liri (1992), “Zëri i bilbilit” (1993), “Lirika e
Trojës” (1994), “Rilindja e dashurisë” (1996, “Krisma e lirisë” (1999),
“Labirinti sibilik i Dijës” (2001), “Këngë të ndezura pas shiut” (2002),
“Dielli lindi, por nuk zbardhi” (2003, “Diçka nuk po më lë të ec” (2005),
“Bardh e blu” (2008), “Lot dhe lule” (2009), “Mbolla lule në fushë” (2010),
“Pastaj gjithçka hyjnore mbaroi (2011), “Kur e këndoj këngën e diellit” (2012),
“Bukurçilet e shiut” (2013), “Vargje hyjnore” (2014) dhe vepra e tij e fundit,
e cila doli ditë më parë nga botimi, “Frymëzime” (2015). Karakteristikë e parë
tek ky poet është vargu i shkurtër. Autori i veprës sikur po e respekton
“ligjin” lasgushian, më mirë të shkruhet një varg, se një studim”! që e karakterizon poetin
gjilanas është edhe fakti tjetër dhe tejet i rëndësishëm është zgjedhja e
fjalorit të pasur e të rrallë leksikor. Ja si është ky fjalor shprehës e plot
kolorit: bukurçilet, bulëzime, purpurimtë, kuqelore, pupëlverdhat, lulethana,
lulemargarita, trëndafilja etj., të cilat janë fjalë e pasurojnë formën
dhe përmbajtjen e poezisë së autorit.
Nga poezia e kësaj vepre sikur na shfaqet poeti më tepër shpirtdhimbsur, por
edhe “personazh” që kërkon ndryshime në art. Ai në poezinë “Kam mundësi”, sikur
i jep fuqi vetës për të ardhur gjer tek një dritë e bardhë, që shpreh gjendje
të lumtur. Ai shprehet: “...do të këndoj për një dritë të bardhë/ për një
serenadë/ dhe për një ditirambë” (f.27). Por, në këtë krijim artistik, autori
kërkon ndryshime të reja në poetizim. Prandaj, poeti është për ndryshime të
reja dhe, shton: “Kam mundësi/ t’i jap vargut biond/ një frymë te re
këndimi”(f.27). Këtu tingëllon vargu migjenian, tek i cili autori kërkon
ndryshime të jetës, madje edhe të artit. Në poezinë e autorit “Pemët”, vërehet
një gëzim. Erdhi vera dhe ndjehet një vapullimë tek krijuesi e tek akcili
njeri. Por, vargu depërton edhe më tutje dhe hijezohet nga vargjet e poetot
dëshmor, A. Ramadanit tek poezia e tij “Për një pikë ujë Kosove”. E, Zeqir
Fazliu, poet, ia thotë këngës: “Sa rëndë u bë malli/ për një pikë uji”
(Kosove). Në anën tjetër, po në këtë krijim të bukur artistik, autori ka nga
pak “fërkime” nga thesari popullor, pra siç është kënga “Lulja prej lules...”,
ndërsa poeti shton: “Pema/ sheh pemën e bukur në fryta e piqet/ (f. 61. Edhe
kjo është një bukuri arti. Arti është imitim i natyrës, i asaj që na rrethon e
na shqetëson, por edhe na gëzon. Vetë titulli i veprës poetike të Z. Fazliut
“Frymëzime” vjen nga e njëjta poezi, e cila reflekton mbrendësnë e vetë poetit,
i cili e gjen frymëzimin tek petalet e verdha, aty ku e ndjen aromën e
rozmarinës që zgjohet prej shiut. Autori ka optimizëm tek e ardhmja e kohës,
sepse, nëpërmjet luleve që gjenden në verandë, ai ka besim te dallëndyshet që
do të kthehen në vendin e tyre të ngrohtë. Kjo ka simbolikë. Kjo poetikë ta
përkujton poezinë e Migjenit “... dhe pranvera erdhi...”, ku poeti Z. Fazliu
shton: “Pranvera erdhi në imagjinatën/ pupëlkuqja u shfaq/ në një lis të
mbushur me gjethe/(f.17). Prandaj, s’ka me botën poetike! Poetët janë ata që i
shohin gjërat përtjej universit. Ata frymëzimin e marrin nga natyra, nga ajo
natyrë e verdhë, e cila krijon botën e frymëzimeve të thella poetike. Kjo është
një poezi kulmore. Aty është poetika e qiltërt dhe qëndron fakti se, pa fuqi
poetike, s’ka art madhor. Ja disa nga poezitë e kësaj vepre poetike:
“Adhurimi”, “Kasolla”, “Lulemagarita”,”Bubullimë”, “Këngë”,
“Përmallimi”,”Portreti i saj”, “Udha e këndimit”,”Drini poetik”,”Ana”,
“Arra”.”Pa titull”, Ritëm”, “Frymësime”, ”Ato hije”,” Zana”, Loti elegjik” etj.
Në poezinë “Gurbeti” të Zeqir Fazliut derdhet i tërë imazhi poetik i tij. Këtu
kulmon frymëzimi dhe është motoja e poezisë që emërtohet edhe vepra e tij. Këtu
poeti ndjen dhembje dhe ka dhimbshmëri. Kjo plagë e rëndë shoqërore e ekzodit
të shqiptarëve, shfaqi skena të tmerrshme, sa poeti duket i lënduar dhe nga dhembjet, derdh lot për faqe.
Kjo poezi është një kryevepër poetike e autorit. Pse jo? Ku ka më bukur se
fuqia e poetit, e cila i drejtohet masës për t’ mos marrë rrugën e gurbetit, e
cila rrugë la pasoja ndër njerëz. Poeti këndon: “Sonte derdha një lumë loti në
faqe/ se ju ikni/ atje/ ku ishim pritur të përbuzur/ dikur/(f.18). Poeti nuk ka
forcë ta durojë dhimbjen me lot. U drejtohet të ikurve se ata po e marrin
pranverën e tij të ngrohtë - luleborën. Ja vargjet: “Dielli në gurbet nuk ka
ngrohtësi/ Rri varur vajtimi në ninullën e djepit/ Mos nxitoni në gurbetin e
zi/ Mos shkoni në mërgim/ Atje vremçat nuk kanë dashuri/ Mbylle/ Mbylle portën
për zogjtë e bardhë/ Rent or Marathonomak” (f.18). Kjo është poezi sa aktuale,
aq artistike dhe e shpehur bukur me të gjitha
vlerat letrare. Poeti ndryen dhembjen. Ai nga brenda ka dhimbje dhe qan,
rrënkonë, revoltohet, por edhe ngre zërin e protestës për ta ndalë këtë egzod
masiv të popullatës shqiptare, e cila mori botën e mërgimit.Tek vepra e Zeqir
Fazliu dominon edhe motivi i dashurisë. Poezia “Ana” është një tufë e
artikulimit të brendshëm të poetit. Poeti këtë dashuri e shprehe tek Ana, e
cila ka bel të holluar dhe është përherë e bukur. “E ëmbël/ si kokrra e kuqluar
e qershisë/(f.43). Këto vargje të përkujtojnë vargjet e Serembes kushtuar “Më
të bukurës në Strigar”. Pse jo? Poeti, Z. Fazliu nuk mund ta largojë mallin
ndaj të bukurës, Anabelës dhe shton: “Vjeshta e lulevjollca/ e vizatuam/
portretin e Anës në portë” (f.43). Andaj, poeti qahet dhe “vajton” se e do