E premte, 26.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Ëndërr e një nate dimri

E premte, 18.07.2014, 07:24 PM


Ëndër e një nate  dimri

Nga Ksenofon M. DILO

Më kishte zënë gjumi në kanape duke dëgjuar këngë labe

Ishte muzg dhe vera e nxehtë ishte bëre e padurueshme sepse të dukejsikur nuk mund të merrje as ajër

Ai ishte bërë i rëndë e i nxehtë të rrethonte sikur të donte të futej

me zor në mushkëri i sigurt se do të merrte prej aty atë të paktë

freski që trupi njerëzor e kishte të domosdoshme e që ishte konstante

sepse ndante kufirin e jetës me vdekjen

Që fjeta duke menduar këto gjëra të çuditshme, mbase nuk e kishte

fajin vetëm ajo e nxehtë e padurueshme por edhe qetsia që u ndeh kur

kaseta me këngët labe mbaroi dhe truri tashmë ra në një plogështi të

bardhë , në plogështinë e gjumit

Paritur gjithçka rreth meje u bë e bardhë si dëbora... Po borë e

madhe kish rënë dhe isha në shtëpinë time në Sheper

Ishte agim i purpurtë e ndërsa po gdhihej bardhësia e borës të vriste sytë

Isha në shtrat

Zjarri në ozhak ishte shuar dhe ndryshimi i temperaturës kishte

veshur xhamet e dritareve me avullin e frymës njerëzore i cili ngadalë

ngadalë para syve të mij i shndrua në një akull të hollë sa një fletë

cigare

Fryma njerëzore ngriu e u ravijëzua mbi xham e unë u ngrita ngadalë e

ju afrova dritares me hapa të lehta .

Sa çudi akulli në dritare kishte formuar figurëza të cilat dukej se donin të më thoshin diçka

U afrova akoma më tepër dhe fryma ime që ra mbi xham e ngrohu atë dhe një pjesë

e figurës që donte të më fliste u shkri

U largova menjëherë

Aq sa fryma ime të mos binte në xham dhe përballë tij, përqëndrova

vështrimin si të doja të kuptoja ato që akulli kishte pikturuar aty

Një erë e lehtë që fryu përjashta e veshi xhamin me një shtresë bore

sikur e retushou tablonë dhe para meje një shtëpi madhështore që i

ngjante shtëpise në Sheper më rëmbeu vështrimin e ndërsa po e

vështroja duke mënjanuar pak kokën, u hap porta e madhe dhe papritur u

gjenda në oborrin e shtëpisë, ashtu si ishte ai kur gjyshja ime

mbillte e mbillte më të bukurat lule e nëna i vadiste e e mbante

oborrin një parajsë , që ta qetsonte edhe vështrimin edhe shpirin.

O Zot ! Isha në Sheper në shtëpinë tonë të madhe e të bukur. Zhurmat e

jetës buçisnin e unë isha përjashta e dëgjoja ...E qeshura e gjyshit .

Ashtu qeshte kur mblidheshin të gjithë në shtëpi dhe nuk mund ta

mbahte e të mos e linte të shpërthente lumturia nga çdo por i trupit.

O ! Ishte madhështor ! Ishte dhe aq krenar ! Po a mund të mos ishte? Kishte

ndërtuar një familje që ngjante se ishte një vatër e lumturisë me ata

djem kollosa e me vajza te dashura, tè mençura e trime si Viktoria .

Kur flisnin çdo fjalë rëndonte e ishte e përgjegjësme, si orakull. Kush ishte si Ai?

Kush mund të krahasohej me ‘të Punoi në Shqipëri për shqiptarizëm e kishte

bij të denjë që i qëndronin rreth e kishin ëndrrat më të bukura për

Shqipërinë... Njëri gazetar , tjetri mathematikan , Mihali i dashuruar

me tokën Jani , o Jani ishte shëmbëlltyre e virtutit të gjallë.. Sa i

lumtur kur i shikoja , ishin të gjithë të gjallë .

Shtëpia ishte aq e bukur. Shtëpia ngjante me një pallat.

Papritur e ulën pak zërin dhe diçka bisedonin me zë të ulët e u pre ajo gjallëria që ndjeva pak më parë.

Desha të kapërcej prakun të shkoj pranë gjyshit e të dëgjoj

çfarë thonë. Hapa të lehtë në  pllakat e oborit… dhe dëgjoheshin

fjalë të shkëputura për rrugë për lumturi që duhej të derdhej për

shqipëri e shqiptarë.

Kurrë nuk e kisha parë aq të lumtur.

Dy hapa akoma , fryma ime e ngrotë ra në xham dhe akulli u shkri e dritarja e

dërsirë si të lotonte me keqardhje që nuk mundi ta mbante ëndrrën të

gjallë më dha një rënkim që duke u rritur u zëvendësua në pshetëtimë

dhe hapa sytë . Sikur vështrimi të kishte forcë do ta kishte qëlluar

për vdekje gruan që po më lutej të shkoja të shtrihesha në krevat. I

mbylla sytë përsëri. Nuk isha më në ëndërr Çdo gjë ishte pjellë e

imagjinatës sime të nxehtë çdo gjë ishte shuar…

Kisha veç ndjenjën se kisha jetuar çaste të mrekullueshme , se, ç’nuk do të jepja që ato të riktheheshin sepse ishin të dlira, sepse vetë pafajësia kishte

lulëzuar në zemrën time e më kishte çuar aty, në vatrën e ngrohtë, ku

me sa duket do të qëndronin përjetë ulur përballë njëri tjetrit Besa e

Shqiptarit, Burrëria Atdhedashuria e Krenaria të gjitha si një buqetë

e ndritur njerëzish të mbrujtur me dëshirat e bukura për një SHQIPERI TE LIRE…

Ndjeva mall.

Ndjeva që zemra më ishte ngrirë ashtu se ishte i ngrirë dhe xhami në ëndër,

Nuk kishte më zjarr e nxehtë rreth e rrotull!

Kisha një akullnajë në shpirt , të rëndë si aizberg. Ishte malli për

ty  Sheperi im i dashur. Ishte ajo që më thërriste drejt teje e që

ishte ngrirë duke më pritur. Dua të shkoj aty , dua t’i ngjitem

Dhembelit e të mbush mushkëritë me ajrin e tij të pastër!

Vetëm aty do të ngrohet zemra ime, vetëm aty nuk do të kem më në shpirt këtë

akullnajë .

Jam i sigurt që aty do ti gjej të gjithë....

Sepse nuk vdesin orakujt që kanë punuar e luftuar për Atdhe dhe Kombin tone aq te helmuar.

Ata mbeten të gjallë.

Ata do të më presin dhe do të ndriçojnë gjithmonë rrugën drej lavdisë, si

pishtarë....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora